Connect with Us

Tritan Shehu publikon fotot/ “Miopia e qeverisë po rrezikon jetën e qytetarëve”

Politikë

Tritan Shehu publikon fotot/ “Miopia e qeverisë po rrezikon jetën e qytetarëve”

Publikuar

-

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku tregon se si qytetarët e Tiranës kanë mbushur sot digën e liqenit artificial dhe parqet.

Shehu ngren akuza se qeveria po rrezikon jetën e tyre, duke i detyruar të shëtisin në një rrugë të ngushtë, mbi digën e liqenit, sepse të gjitha ambjentet e tjera janë të mbylluara.

“Miopia qeverisese po i nxjerr qytetaret ne grupe duke rrezikuar rende!
Pamjet e sotme te Tranes jane jo vetem shqetesuese, por te rrezikeshme, mijra qytetare qe detyrohen nga pa aftesia e atyre qe qeverisin te shetisin ne nje rruge te ngushte mbi digen e liqenit articial, sepse te gjitha ambjentet e tjera, parqet, levizja drejt hapesirave qofte atyre te Dajtit, bregdetit, etj jane te mbyllura!!!
Kthehuni reth nje vit me pare ne nje te diele si kjo e sotmja pa virusin, Tirana ishte pothuajse bosh se banoret ishin larguar, shperndare ne hapesira te ndyshme, pa dendesi midis tyre, ndersa sot me virusin ishin ngjitur-ngjitur!!!
Disa jave me pare, ne menyren me absurde, banoret i detyruan te “shypeshin” me njeri tjeterin ne dyqanet, se cdo mundesi u ngushtua ne intervalin e vetem 60-90 minutash.
Tashti, ne vend qe te shfrytezohen per te ulur dendesine hapesirat e Shqiperise per popullesine e vogel te saj, kushtet tona klimaterike te favoreshme per te luftuar virusin e rritur imunitetin, pa dyshim nen rregulla adeguate kjo, po i detyrojne banoret ose te arrijne dendesi te frikeshme ne menyre kaotike, ose te rrezikohen ne ambjetet e mbyllura familjare, qe sot po akuzohen shume.
Dhe e gjithe kjo kuturru, pa asnje mbrojtje, pa asnje mundesi edhe per maskat e domosdoshme; pa asnje politike testimesh e rritje te tyre per te njohur realitetin, duke i rrezikuar keshtu njerezit seriozisht.
Pa pergjegjeshmeri e amatorizem tejet i rrezikshem ky nga Qeveria e institucionet e saj, qe u duhet thene mjaft!!”/CNA.al

LEXO EDHE:  Video- Aksioni i policisë në Tiranë/ Arrestohen katër persona, një në kërkim

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet për rektor/ Vokshi: Rama po shfrytëzon pandeminë për të vënë njerëzit besnikë në krye të universiteteve

Publikuar

-

Nga

Shkrirja e Akademisë/ Ish-deputetja demokrate shpërthen në akuza

Ish- deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi pasditen e sotme se mësimi online ka dështuar.

Sipas saj më shumë se 40% e nxënësve nuk kanë mundur të ndjekin mësim online se janë familje ende në çadra, familje që nuk kanë mundur të përballojnë internetin, për mos thënë që nuk kanë celularë, tableta, televizorë.

Demokratja foli edhe për zgjedhjet për rektor dhe për senatin universitar, teksa tha se qeveria po mundohet t’u mohojë studentëve dhe pedagogëve të drejtën për zgjedhje të lira.

“Ky kryeministër i papërgjegjshëm por shfrytëzon izolimin e qytetarëve për vjedhjen me afera apo për të uzurpuar institucione që deri më sot nuk ka mundur. Ministrja e Arsimit ka nxjerrë për organizimin e zgjedhjeve në qershor për rektor dhe për senatin universitar më 12 qershor. Si mundet ministria e arsimit apo qeveria pa plan, pa plan konkret edhe vendimeve të parlamentit që të organizojë zgjedhje kur jemi ende në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

LEXO EDHE:  Kundërshtojnë policinë në Tiranë/ Arrestohet i riu, zhduken dy tjerët

LEXO EDHE:  Kundërshtojnë policinë në Tiranë/ Arrestohet i riu, zhduken dy tjerët

Ku duhet të respektohen rrregullat e higjienës, jo tubime, nuk lejohen akseset në institucione. Qeveria po mundohet t’u mohojë studentëve dhe pedagogëve të drejtën për zgjedhje të lira. Tani do të vjedhjë zgjedhjet, të bëjë zgjedhje falco në universitete. Një nga institucionet që ende nuk ka uzurpuar.
Të gjitha vendimet e ministres së arsimit janë në kundërshtim të ligjit për arsimin e lartë. Rama po shfrytëzon këtë pandemi për të vënë njerëzit besnikë në krye të universiteteve. Si do organizohet mësimi, si do organizohet zgjedhje në universitete, si mund të hapësh pjesërisht universitetet për të siguruar shëndetin e studentëve. Që vijnë nga skaji i Shqipërisë, për të bërë atë pjesë të mësimit dhe për provimet apo riprovimet në afate kohore, por për t’i vënë në rrezik për shëndetin. Kjo është qeveri e dështuar që për hir të interesave të saj vë në rrezik jetën e studentëve”, nënvizoi Vokshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vokshi ngre alarmin/ “Gjendja e lirisë së shtypit është përkeqësuar, mediat po censurohen”

Publikuar

-

Nga

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ish- deputetja e PD Albana Vokshi, ka ngritur alarmin se gjendja e lirisë është përkeqësuar.

Vokshi tha se gjendja e mediave në Shqipëri dhe kushtet e punëve të gazetarëve janë alarmante. Sipas saj, problemi kryesor është censura por edhe vetëcensura prej sulmeve brutale nga kryeministri Edi Rama dhe pushtetarët qëndrorë dhe vendorë apo krimi.

“Më vjen keq që 2020 e gjen gjendjen e lirisë së shtypit të përkeqësur. Humbëm dy pikë këtë vit. Nëse i referohemi indeksit të Reporterëve pa Kufinj janë disa probleme, si paketa antishpifje, dhuna ndaj gazetarëve, dhuna institucionale. Duhet parë me kujdes edhe raporti i KiE të 2019, dhe ky i 2020. Për Shqipërinë ka pasur 11 alerts për dhunë ndaj gazetarëve, mbyllje të emisioneve apo dhe për dhunën e kryeministrit në kohën e pandemisë, apo tërmetit. Dhuhën e paprecedentë duke i kthyer gazetarët në target për dhunë dhe dhunë fizike nga institucionet apo qytetarët. Mos harrojmë edhe rrezikon që i vjen nga krimi i organizuar nga denoncimi i aferave apo lidhjeve të aferave

Gjendja në Shqipëri e mediave, kushtet e punëve të gazetarëve janë alarmante. Problemi kryesor është censura por edhe vetëcensura prej sulmeve brutale nga kryeministri dhe pushtetarët qëndrorë dhe vendorë apo krimi. Unë s’di të ketë bërë gjë qeveria për median gjatë kësaj krize. Vlen të theksohet se të gjitha vendet e rajonit Greqinë, Kosovën, Maqedoninë dhe nuk po flas për vende të BE ka pasur paketa të veçanta për gazetarët dhe median”, u shpreh ish-deputetja në një lidhje me News 24.

LEXO EDHE:  Do ta shohësh tymin bashkë me çakejtë e tu!/Qytetari “shpërthen” ndaj Ramës, por …!

LEXO EDHE:  Video- Aksioni i policisë në Tiranë/ Arrestohen katër persona, një në kërkim

Demokratja theksoi se liria e shtypit është prioritet, ndërsa falenderoi gazetarët për përkushtimin gjatë pandemisë.

“Për vendet që aderojnë për në BE, liria e shtypit është prioritet. Ndaj dhe fokusi i vendeve të BE dhe disa të Ballkanit ka qenë në paketa mbështetëse që qytetarëve mos u mohoej e drejta për informim.
Shpreh falenderimet e mia personale dhe mirënjohjen time për gjithë ju gazetarët që nuk keni qëndruar një ditë për të informuar në mënyrë profesionale. Në mungesë totale transparence dhe informimi nga institucionet kanë mundur të bëjnë një pasqyrë reale në terren, spitale, fasoneri. Shpreh mirënjohjen që në mungesë të mbështetjes nga qeveria ka informuar”, tha Vokshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Pandemia ekonomike po bën kërdinë”/ Tabaku: Shqipëria me borxhin më të lartë publik në rajon

Publikuar

-

Nga

deputetja e pd jorida tabaku

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka publikuar një foto të disa dyqaneve që kanë nxjerrë lajmërimet për ambjentet që jepen me qira dhe ka reaguar lidhur me situatën ekonomike në vend si shkak i pandemisë.

Tabaku thotë se kjo pandemi shëndetësore nxori përfundimisht para çdo shqiptari fytyrën e vërtetë të qeverisë që sipas saj është fshehur pas maskës së propagandës.

Demokratja pretendon se në 7 vjet taksat e rritura të shqiptarëve shkuan në xhepat e oligarkëve, ndërsa korrupsioni dhe vjedhja u kthyen në veprimtarinë kryesore.

Ish-deputetja deklaron se ekonomia jonë është e fundit në rajon, me borxhin më të lartë publik në rajon, me papunësi dhe varfëri të shtuar sepse financat janë në shërbim oligarkëve dhe jo të qytetarëve.

“Miliona euro për një grusht oligarkësh dhe gjysmë paketa me pikatore për njerëzit dhe ekonominë. Pa prekur milionat për PPP dhe koncesione e tendera. Ky fond nuk preket por mbrohet njësoj si hajduti plaçkën e vjedhur. Përballë tyre janë shqiptarët. Familjet shqiptare kanë mbetur pa të ardhura për tre muaj me radhë. Lëmoshat me pikatore të qeverisë nuk i shërbejnë atyre.

Në ditën kur shqiptarët kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë, kur të ardhurat e buxhetit duhet tu vendosen në dispozicion, ata që përfitojnë janë po 10 personat e përhershëm. Klubi i Oligarkëve, ortakë me qeverinë, që privatizojnë kufij, bregdet, porte, rrugë, aeroporte, miniera, naftë e çdo pasuri kombëtare dhe që në 7 vjet kanë privatizuar buxhetin.

LEXO EDHE:  Panik në Tiranë/ Gjendet një çantë e dyshimtë

LEXO EDHE:  Do ta shohësh tymin bashkë me çakejtë e tu!/Qytetari “shpërthen” ndaj Ramës, por ...!

Kambanat e alarmit kanë rënë: Raporti i Bankës Botërore (BB) thekson se 61% e të punësuarve punojnë në të zezë. Këta kryefamiljarë nuk përfitojnë e nuk kanë më ç’të çojnë në shtëpi pasi qeveria nuk mendoi për ta. Jo! Nuk mendoi as për shumicën e të vetëpuësuarve, që sipas të njëjtit raport janë 35% e të punësuarve. Nga 173 mijë të vetëpunësuar qeveria ka vendosur të kryejë pagesa për 30 mijë të tillë.

Sondazhet e bëra publike edhe në media, raportojnë se 83% e bizneseve kanë mungesë likuiditeti. Pra, nuk kanë më parà as për të paguar punëtorët dhe furnitorët. Kriza ekonomike thellohet ndërsa qeveria vazhdon të këndojë të njëjtën si gjinkallë e ngopur këngën propagandës së vjetër.

Qeveria nuk ka vizion për të dalë nga kjo situatë edhe as për të ardhmen. Ajo njeh vetëm gjuhën e dhunës pa ofruar asnjë alternativë. Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje me fonde dhe lehtësira, jo gjoba, vjedhje me tendera dhe propagandë. Pandemia Ekonomike po bën kërdinë edhe më keq se COVID-19. Shqipërisë nuk i duhet një kryeministër pazarxhi që për hir të pushtet shet Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE