Connect with Us

Rikthehen ditët me diell/ Njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Sociale

Rikthehen ditët me diell/ Njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Publikuar

-

Pas disa ditësh me reshje shiu dhe kthjellime të pakta lajme të mira priten për javën në vijim ndërsa vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e Hënë pritet që moti të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore shoqëruar me reshje shiu të dobta në zonën e juglinjdes. Edhe për ditën e Martë moti vijon i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mësoni sa do arrijnë sot temperaturat

Gjatë pjesës së parë të ditës së Mërkurë kemi përsëri një paqëndrueshmëri të lehtë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash dhe stuhi por kryesisht në zonën e veriut dhe atë të qendrës. Pas orëve të mesditës mot përsëri i kthjellët.

Më pas si dita e Enjte dhe ajo e Premte do të kenë mot të kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Kjo e diel e bukur do pasohet nga lehtësime të tjera”/ Rama tregon merakun e madh

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama thotë se kjo e dielë do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim.

Rama thekson se mbetet merak i madh sjellja individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!

Kryeministri thotë se në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga vetëdija njerëzore e qytetare e secilit prej nesh.
“KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!
🟡 Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh.
👉 KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit🚫
Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Me flokë të gjata kaçurrela/ Foto kur Xhelal Mziu festonte me birra e meze

Publikuar

-

Nga

Së fundmi në rrjet po qarkullon një foto e vjetër e kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu. Në foton e shkrepur vite më parë, Mziu shfaqet me një pamje krejt ndryshe nga ç’ jemi mësuar ta shohim.

Kryebashkiaku i Kamzës shfaqet me flokë të gjata kaçurrela para një tavoline me birra e meze. Ndërkohë sot, Mziun jemi mësuar ta shohim me një pamje ndryshe nga “look-u” i tij i rinisë.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mësoni sa do arrijnë sot temperaturat

LEXO EDHE:  Rikthehen reshjet dhe acari/ Mësoni si do jetë moti për ditët në vijim, ja sa arrijnë temperaturat

Koha ka bërë që kaçurrela të mos jenë më duke i lënë vendin “tullacllëkut”./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sistemi i ri i riatdhesimit/ Balluku prezanton rregullat e reja, hyjnë në fuqi nga nesër

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka prezantuar sistemin e ri të riatdhesimit duke filluar nga data 4 maj.

Balluku bën me dije se ata që jetojnë në zonët e gjelbra duhet të vetëkarantinohen në hotel, ndërsa ata që jetojnë në zonat e kuqe në shtëpi të monitoruara nga policia.

“Sot kam një lajm të mirë për qytetarët që ndodhen në pritje për t’u kthyet. Nga 4 maji do të ndikojë edhe për riatdhesimin. Të gjithë shqiptarë duhet të aksesojnë faqen Air Albania për të kryer rezervimin e biletës, duhet të deklaroni adresën e banimit. Ato që jetojnë në zonët e gjelbra duhet të vetëkarantinohen në hotel, ndërsa ata që jetojnë në zonat e kuqe në shtëpi të monitoruara nga policia. Nuk është më i nevojshme prentotimi i hotelit. Gjatë udhëtimit tuaj në bordin e Air Albania, do të keni një formular të deklarimit ku do shkruan edhe një herë adresën e banesës, ky formular ju ngarkon me përgjegjësi ligjore nëse rast se gënjeni do ketë penalizmi. Udhëtarët e riatdhesuar do ndahen në dy grupe, në zonat e gjelbra do dërgohen me autobus në hotel. Do të duhet të mbulojnë vetëm shpenzimet ushqimore, 7 euro ndërsa 14 euro nga shteti. Banorët e zonat e kuqe do vetëkarantnohen në shtëpi, së bashku me familjet. nëse nga këto të fundit duan të karantinohen në hotel, ta deklarojnë në avion”, tha Balluku./CNA.al

LEXO TE PLOTE