LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OKB thirrje qeverive të botës/ "Garantoni sigurinë dhe lirinë e gazetarëve"

3 Maj 2020, 18:18, Kosova & Bota CNA
OKB thirrje qeverive të botës/ "Garantoni sigurinë dhe

Të dielën, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bëri thirrje qeverive në gjithë botën që të garantojnë sigurinë e gazetarëve gjatë pandemisë COVID-19.

?Ndërsa pandemia përhapet, ajo ka shkaktuar një pandemi të dytë, atë të keqinformimit, nga këshillat e dëmshme shëndetësore tek teoritë e dëmshme të konspiracionit. Media ofron antidotën ndaj kësaj vale: lajme dhe analiza të verifikuara, shkencore, mbështetur në fakte?, tha zoti Guterres në një videomesazh të dielën.

?Por që kur filloi pandemia, shumë gazetarë po bëhen objekt i shtimit të kufizimeve dhe ndëshkimeve, për arsyen e vetme se po bëjnë punën e tyre?, tha ai.

Kombet e Bashkuara e pranojnë se është e nevojshme që të kufizohet udhëtimi për të luftuar virusin, por tha se masat shtrënguese ?nuk duhet të keqpërdoren? që të pegojnë gazetarët të bëjnë punën e tyre.

Të paktën 55 punonjës të medias në 23 vende kanë vdekur që nga 1 marsi, për shkak të pandemisë, sipas Fushatës për Mbrojtjen e Shtpypit në Gjenevë.

Zëri i Amerikës po ndjek censurën dhe shkeljan e lirive të shtypit të lidhura me COVID-19.

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit shënohet nën kujdesin e UNESCO-s. Motoja e këtij viti është ?Gazetari pa Frikë dhe pa Favore?./ VOA

Lajmet e fundit nga