LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Numër i ulët i rasteve të reja/ 6 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

3 Maj 2020, 09:15, Lifestyle CNA
Numër i ulët i rasteve të reja/ 6 të infektuar gjatë 24

Konfirmohen 6 raste të reja të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Në përditësimin e kësaj të diele, ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë 795 persona të infektuar  ne total.

Nga 197 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 6 raste pozitive, që i përkasin Krujës dhe Kurbinit dhe vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531. Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19. Pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ky është një tregues i rëndësishëm që evidenton faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon: Krujë 91 Tiranë 90 Kurbin 20 Shkodër 17 Kukës 5 Elbasan 2 Mirditë 2 Berat 2 Korçë 1 Lezhë 1 Lushnje 1 Mat 1 Sot janë në fuqi masat lehtësuese si lëvizja për të moshuarit deri në orën 10:00, për prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç deri në orën 17:30, ndërsa të gjitha bizneset gjatë ditës së sotme do të jenë të mbyllura.

Duke filluar nga nesër datë 4 Maj do të shtohen ?zonat e gjelbërta? edhe në bashkitë ku ka risk të ulët të transmetimit të infeksionit. Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje. Të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë. Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, ndërkohë që bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shtuar një shërbim të ri në linjën e gjelbër 0800-40-40, duke ofruar këshillim psikologjik për qytetarët që kanë ankth apo shqetësime të tjera si pasojë e COVID19.

Në numrin e gjelbër mund mund të telefononi për pyetje për sëmundjet kronike apo informacion mbi COVID19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127./CNA.al

Lajmet e fundit nga