LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ka zgjedhje pa studentët!/ Të rinjtë protestë nga shtëpia

3 Maj 2020, 16:01, Sociale CNA
Nuk ka zgjedhje pa studentët!/ Të rinjtë protestë nga

Megjithëse nëpër auditorët e fakulteteve në Tiranë dhe jo vetëm, mësimi është pezulluar dhe po zhvillohet online, në Universitetin e Tiranës është hapur gara për rektor.

Madje sipas një shkrese që mban datë 4 prill, kanë nisur edhe aplikimet për rektorin dhe anëtarët e senatit, pavarësisht se Universiteti është i mbyllur dhe aktualisht nuk ka asnjë studentë.

Studentët kanë dalë hapur kundër këtij vendimi, dhe në mungesë të prezencës fizike në auditoret e universiteteve, kanë gjetur një mënyrë kreative për të protestuar kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të zhvilluar zgjedhjet në 12 qershor duke vendosur të njëjtin slogan në profilet e tyre në rrjetet sociale.

?Ministrisë së Arsimit e cila nuk pranoi t?ju risë peshën e votës studentëve gjatë protestës së Dhjetorit 2018, duke i lënë me 10%, tashmë ka vendosur t?ua bëjë të pamundur studentëve të ushtrojnë edhe këtë të drejtë ligjore, duke mbajtur zgjedhjet në universitet pa praninë e tyre fizike në 12 Qershor.

Në mungesë të prezencës fizike në auditoret e universiteteve, studentët kanë gjetur një mënyrë kreative për të protestuar kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të zhvilluar zgjedhjet në 12 qershor duke vendosur të njëjtin slogan në profilet e tyre në rrjetet sociale. #Jo Zgjedhje Pa Studentët.

Në këtë kohë pandemie ku e gjithë vëmendja është tek situata e Covid 19, drejtuesit e universiteteve bejne llogaritë të mbyllin zgjedhjet me mangësi ligjore, pa zgjedhës, pa bilanc pa fushatë, Ministrja e Arsimit legjitimon me heshtje garën e tyre për pushtet duke larguar studentët nga procesi me Urdhërin e kthimit të studentëve në auditor në muajin korrik. Përmëndim se zgjedhjet e fundit nëpër universitet kanë mbartur aq shum problematika sa edhe grupet më të rezikshme kriminale janë përfshirë në to?- thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Kujtojmë se rektor i Universitetit të Tiranës është Mynyr Koni, ku mandati i të cilit skadon në maj./CNA.al

Lajmet e fundit nga