Connect with Us

Nga Ilirjan Blloshmi/ Kur Çimi dhe Çimrat e gazetarisë xhelozojnë “Kaz(h)anin”!

Opinione

Nga Ilirjan Blloshmi/ Kur Çimi dhe Çimrat e gazetarisë xhelozojnë “Kaz(h)anin”!

Publikuar

-

Ka plasur një sulm frontal ndaj Mira Kazhanit. Para se të jap mendimin tim personal rreth asaj që kam lexuar, apo fenomenit, dua të theksoj se, Kazhanin nuk e njoh personalisht.

Kazhani është e pozicionuar majtas, gjë të cilën nuk e ka mohuar kurrë. Për këtë ajo duhet respektuar. Të gjithë ata që po e sulmojnë rastin Kazhani nuk e justifikojnë dot jetën e tyre të shfrenuar. Për shembull, syri me Cim Pekën në krye, nuk justifikon dot as qiranë e zyrave, jo më rrogat e gazetarëve që punojnë për të. Pra, një njeri që nuk justifikon dot të ardhurat e veta, bën kredinë pse një gazetare punon në një institucion shtetëror. Me të drejtë ju do thoni se, ato janë taksat tona. Absolutisht po, janë taksat tona. Po biletat që Peka merr kur del jashtë shtetit me Ilir Metën kush i paguan?! A nuk janë taksat tona? Çfarë pozicioni ka Peka që është pjesë e delegacionit në çdo dalje të Ilir Metës jashtë shtetit? Taksat e kujt janë ato që sponsorizojnë udhëtimet me klasin e parë? Absolutisht janë të shqiptarëve. Por për këtë nuk flet njeri. Për këtë nuk thotë asnjë fjalë as Peka. Pra, Peka thotë; “bëj si them unë, e mos bëj si bëj unë”.

Më lejoni t’ju kujtoj se, Cim Peka heshti kur “Ital Druri-Elbasan” mori me koncesioni 9-vjeçar, për shfrytëzim, 132 ha pyje në Elbasan, vlera totale e së cilës ishte 2.6 milionë lekë të reja. Kjo PPP është miratuar me VKM Nr. 711, datë 06.11.2019. Cim Peka nuk u ndje as kur, me kërkesë të Anila Denaj, rezultojë se “Ital Druri-Elbasan” ka marrë falas 241 mijë e 818 m2 sipërfaqe truall shtetëror, dhe 54 mijë e 022 m2 sipërfaqe ndërtimore objekte. Peka heshti dhe kur VKM nr. 238, datë 20.03.2020; përcaktoj se PPP-ja për “Zhvillim Ekonomik-Rajonal të Elbasanit”, është falas dhe me afat 35 vite në fazën e parë; por me të drejtë vazhdimi deri në 99 vite, ose më saktë deri në vitin 2119. A nuk janë këto taksat tona? A nuk kjo është vjedhje ? Sigurisht që po. Tani shtrohet pyetja; pse kjo heshtje nga ana e Pekës? Përgjigja është e thjeshtë, Cimi merr rrogë nga pronari i “Ital Drurit-Elbasan”, që për ironi të fatit është në pronësi të Nuri Hasës. Ky i fundit është babai i Endri Hasës, ish deputeti i listës Basha. Ose më saktë, ish-Drejtori i AKSHI në qeverinë “Berisha-Meta”, që zhduku nga kryeministria serverat me pamjet e vrasjeve të 21 janarit 2011. Pra, Peka dhe Pekrat e tjerë, nuk trumbetojnë për këtë vjedhje. E dini pse? Sepse Hasa ka shpëtuar babain e Shkëlzenit, ka shpëtuar kriminelin Ilir Meta. Si Shkëlzeni , ashtu edhe krimineli Meta, ushqejnë më paratë e vjedhura Cim Pekën. E këto para janë të thata, të pa dokumentuara.

LEXO EDHE:  Sulmet e Metës ndaj ambasadës së SHBA/ Reagon DASH

Ka shumë e shumë raste si Cimi, si djathtas dhe majtas, që ushqehen me para të zeza nga politika apo oligarkët. Por nuk është kjo arsyeja pse Kazhani linçohet kaq shumë, është gjetkë. Miqësia e saj me Erion Veliajn ka bërë shumë gazetarë buzë Lanës xhelozë. Për gazetarët” made in Peka”, që nuk e kanë problem të “hidhen” sa majtas, sa djathtas, Veliaj shikohet si “ar”. Kjo ndodh për arsye që të gjithë i dimë. Pra, Peka nuk ka hallin e 800 mijë lekëshit, ai e ka hallin gjetkë. E ka hallin tek miqësia e Kazhanit me Veliajn, se për parime Cimi nuk e rruan fare, po fare aman.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Tina

    3 Maj, 2020 at 8:09 pm

    Keshtu mendon ti, jo ne. Nese ke prova qe Çimi paguhet apo ja paguajne qerate, etj, etj, nxirri te te besojme. Ndryshe nuk kemi pse te te besojme.
    A ka shtet ta kontrolloje? Deri sa shteti sflet per Çimin, kot e perflet edhe ti.
    Ate punen e Hases nuk na e shpjegove pse ja dha Rama?

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Denis Dyrnjaja/ Një Imam Babaxhan që po bën hatanë!

Publikuar

-

Nga

Loja publike me fatkeqësinë dhe pamundësinë e të varfërve, është loja më spekulative në mos më e ndyrë shpirtërore dhe njerëzore. Një imam po bën një fushatë që në dukje mbart bamirësinë.

Herë pas here bëhen publike donacione për blerje shtëpish apo akordime pensionesh për familje të varfëra që janë asgjë në raport me miliona euro donacione që shqiptarët zemërbardhë dhurojnë për bashkëatdhetarët e pamundur.

Këto raste bëhen publike që përmes tyre njerëzit që dhurojnë kontribute të vazhdojnë të kontribuojnë pa ditur se çfarë bëhet me paratë e bamirësisë së tyre. Dhe ajo që kërcet dhe tregon realitetin e maskuar është se imami bamirës një ditë të bukur na u bë edhe pronar i madh, se bleu një spital privat.

Në rutinën e informacioneve të ditës më ra në sy edhe një lajm ku imami bamirës ndërsa bën qokën e radhës publike të bamirësisë e fton një grua, që ishte në kushte varfërie, të shkonte në spitalin privat dhe sqaronte se atje vizitat janë me pagesë, por ka dhe raste që mund të bëhen falas. Ajo që më bëri më shumë përshtypje në këtë histori, është fakti sesi një imam shndërrohet në pronar spitali, pa patur vetë lekë por përmes donacioneve të shqiptarëve.

Pra pyetja që lind natyrshëm është: A do dhuronin paratë e tyre njerëzit që të bënin pronar dikë? Praktikisht ka diçka që nuk shkon. Ose aksionerë të këtij spitali duhet të jenë donatorët të cilët kanë dhuruar me zemër paratë e tyre për bamirësi, ose spitali që është blerë me paratë e tyre nga një fondacion bamirës duhet të ofrojë shërbime falas.

LEXO EDHE:  Italia humb 33 mjekë nga koronavirusi/ Meta: Ka potencial të kemi të infektuar edhe këtu

LEXO EDHE:  Sulmet e Metës ndaj ambasadës së SHBA/ Reagon DASH

Ndryshe i bie që ky imami po na del super tregtar dhe menaxher me paratë e të tjerëve, pra një xhongler tipik si ata që kemi parë shpesh me mashtrime firmash piramidale, apo skema fajdesh, thjeshtë ky ka fatin të ketë si maskkm besimin në zot, prej besimit ndershmërinë e prezumuar e prej saj bamirësinë e paramenduar.

Pra ky “Imam Babaxhan” me paratë e të tjerëve, po bën edhe famë edhe pasuri. Jam i sigurt që familjet në nevojë që kanë përfituar janë kundër kësaj që them, madje mund të marr edhe mallkimin e tyre, por jam i bindur se në këtë aferë me sfond bamirësie janë më shumë ata që janë mashtruar. Koha do ta tregojë nëse prokuroria do të hetojë, ndryshe zoti të më ndjejë nëse i kam hyrë në hak kujdo.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Shqipëria nuk duhet të punojë vetëm në dhënie

Publikuar

-

Nga

Lajm shumë i mirë që Greqia do të marrë punëtorë sezonalë nga Shqipëria. E para, se do të ketë zgjidhje për ato mijëra familje, të cilat e kanë lidhur jetën prej vitesh me atë punë. Por më e rëndësishmja, sepse është nje shenjë e qartë që bota dhe rajoni po i kthehen ngadalë normalitetit të ekonomisë dhe biznesit.

Por kjo nuk ka aq shumë lidhje me ne, se sa me nevojat dhe politikat e hapjes së shtetit helen.

Problemi është se ne nuk duhet të punojmë vetëm në dhënie në këto ditë te vështira, por edhe në marrje. Ajo që shqiptarët duan te degjojne eshte se kur do te jemi gati te presim pushues, te pakten nga vendet fqinje, por kete askush nuk e thote.

Qeveria eshte e zënë me bilancet dhe po kerkon deshpërimisht nje vend nderi ne tabelen e emulacionit boteror, kur te mbaroje pandemia. Por kjo nuk do te kishte asnje vlerë, nëse nuk do te dimë se kur dhe si të hapemi për verën, që është në prag.

LEXO EDHE:  Italia humb 33 mjekë nga koronavirusi/ Meta: Ka potencial të kemi të infektuar edhe këtu

LEXO EDHE:  Ish presidenti i tërheq vëmendjen Metës/ Nuk mund ta përfaqësosh nëse bëhesh palë me...

Deti nuk mund te konsiderohet në asnjë rast luks, por si një aset i çmuar që mund ta lehtesojë sadopak dhimbjen e shkaktuar nga izolimi i gjate.

Së pari, për industrinë e turizmit, më e goditura nga të gjitha prej pandemisë. Por edhe një si nje çlirim psikologjik për gjithë shoqerine, që prej disa muajsh është në përgjim të lajmeve të mira, të cilat, ose vijnë me pikatore, ose nuk mbërrijnë fare, ngaqë e mbyll rubinetin udhëheqësi i vetëm i partisë dhe i popullit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Doktoreshë Najada Çomo më fal!

Publikuar

-

Nga

1.Sa vjet ke që e njeh vdekjen?

Je takuar me të qindra herë në pavijon. Ke debatuar me të në dhomën e pacientit, e ke sulmuar dhe e ke sprapsur nga trupi i të sëmurit. E ke mundur mortjen në çdo kohë, të ka ardhur përsëri dhe përsëri ti i je përveshur me vullnetin e mjekes për ta goditur.
Por në fillim të marsit, atëhere kur pranvera kishte frikë të trokiste, e mban mend çfarë të kemi bërë ne, ne pacientët kronikë të absurdit dhe të ligësisë?

Ti shfaqeshe tek-tuk në mediat publike me këshillat e tua kundër një virusi që po çapitej anëve tona, dhe batareja e sulmeve tu lëshua aq kobshëm dhe aq fyeshëm sa vuri në mëdyshje profesionin tënd. Me kuç e me maç tu vërsulën me fyerje, të tallën formën e vetullave, ngjyrën e flokëve, të poshtëruan kontributet mjekësore, të akuzuan si shërbërore regjimesh, të injektuan kolerën e mosmirënjohjes dhe qëlluan drejt teje me mallkime të ftohta dhe fyerje të nxehta.

Ti u bëre objekt humori, të karikaturuan me meme në rrjetet sociale, të prishnin turnin e natës pranë pacientit dhe ta lëndonin mëngjesin e lodhshëm. Ti u pikturove si djalli i mjekësisë shqiptare dhe të goditën feminitetin, mëmësinë, humanizmin tënd.
Durove e fyer pa iu kundërvënë as politikës, as injirancës kolektive, as mediave, as interesave meskine dhe kur Coronavirusi ulëriste rrugëve të boshatisura të qytetit, ti e vetme cje konfidente drejt spitalit infektiv. Virusi nxitonte para teje drejt mushkërive të miletit por ti nuk e ndalje vrapin dhe ashtu e drobitur edhe nga fyerjet edhe nga ngarkesa vazhdoje betejën e rradhës mbi nganjëdhimin e jetës.

2. Ditën dhe javët u rrokullisën mes ngjarjeve të kobshme e mes shërimit të pacientëve por ti ende vazhdon të jesh më e shpejtë se sirena e autambulancës. Përballë teje qëndron i shtrirë pacienti me tubat e oksigjenit në mushkëri. Të ka kapur dorën dhe nuk ta lëshon. Të shikon i mekur sytë e tua, vetullat, flokët, buzët, fjalët, kujdesin tënd dhe ti i dukesh aq e bukur dhe aq e fisshme por pacienti ka turp të të flasë. Dy muaj më parë të fyen, të poshtëruan, të penguan, të plagosën por ti nuk po hakmerresh. Thërret kolegët e tu mjekë, infermierë, sanitarë dhe e tërheqni pacientin nga dora, ia heqni tubat e oksigjenit dhe i flisni qetë dhe ëmbël
-Çohu se u shërove. Dil jashtë dhe vazhdo të ecësh bashkë me jetën!

LEXO TE PLOTE