Connect with Us

Manastirliu publikon videon/ Mjekët rrëfejnë betejën me koronavirusin

Shëndeti

Manastirliu publikon videon/ Mjekët rrëfejnë betejën me koronavirusin

Publikuar

-

Stafi mjekësor ka qenë në front të parë të betejës me koronavirusin muajt e fundit dhe i është dashur të përballojë shumë raste.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku vetë mjekët rrëfejnë të gjithë rrugëtimin e deritanishëm.

Kryeinfermierja Adelina Dragoti tregon se kanë punuar me urgjenca të konfirmuara dhe të pakonfirmuara dhe për këtë arsye frika ka qenë e madhe.

Ndërkohë kryeinfermierja Lediana Hida thotë se po shkon në shtëpi gjithë stres, pasi 2 vajzat e saj kanë nevojë për të.

LEXO EDHE:  Dhimbje dhe emocion/ Njihuni me historinë e Miss-it shqiptar dhe përpjekjet e saj për t’u bërë nënë

“Stafi mjekësor i spitaleve COVID e ka përballuar me sukses fazën e parë të epidemisë. Pavarësisht pasigurisë nga e panjohura, rrezikut e frikës për vete dhe familjarët, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i spitaleve që trajtojnë pacientët me COVID kanë bërë një punë heroike në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm. Dëgjoni eksperiencën dhe përjetimet e mjekëve dhe infermierëve të spitalit COVID 2, spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale krahas videos./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

5 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut/ Humbin jetën dy të infektuar

Publikuar

-

Nga

10 raste më pak me koronavirus janë konfirmuar sot nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë që dje u raportuan 15 raste të reja, sot media e shtetit fqinj “Iliria News Agency” shkruan se sot janë regjistruar vetëm 5 raste, 2 nga të cilat janë në Shkup, si dhe nga një rast në Kumanovë, Tetovë dhe Prilep.

Por fatkeqësisht bilanci negativ ka pësuar sërish rritje, pasi kanë humbur jetën dy pacientë, duke e dërguar numrin e viktimave në 84.

LEXO EDHE:  Manastirliu dhuron gjak për fëmijët talasemikë  

LEXO EDHE:  Deputetja bukuroshe e PD rrëfen sekretet e familjes/Kush e mban portofolin dhe ...!

Ndërkohë janë shëruar nga dje 95 pacientë dhe në total 947./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Epidemia ka një ritëm gradual”/ Pipero nga Vlora: Kjo qetësi nuk duhet të na ulë vigjilencën

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero ka qenë sot në Vlorë nga ku është shprehur se epidemia ka një ritëm gradual por ulës në vijimësi.

“Ka 3-4 javë pa asnjë rast të ri, kështu që në qoftë se ju e konsideroni një mesazh të tillë, le të jetë ky i afrimit të turizmit për Vlorën. Pse jo?!” shprehet mjeku Pëllumb Pipero.
Ai ka qenë Vlorë për arsye profesionale por edhe personale.

Pipero ka sqaruar në një intervistë për News 24 se megjithëse situata është e qetë, nuk duhet të ketë rënie të vigjilencës dhe kujdesit, duke treguar masat që duhet të respektojë çdo qytetar.

“Situata është shumë e qetë. Epidemia ka një ritëm rënës, ulje të qëndrueshme. Edhe sa i takon numrit të rasteve të shtruara, që po shtrohen në spital që janë 2-3 në ditë, herë pa asnjë rast fare, edhe sa i takon numrit të rasteve të reja pozitivë që dita e fundit e ka qenë 9, 7, 6 sot. Lajmi i mirë është që numri i rasteve të shëruara shtohet nga dita në ditë, tashmë kemi më shumë se gjysmën e personave të prekur të shëruar.

LEXO EDHE:  U shërua nga koronavirusi/ Nënë Engjëllushja rrëfen tmerrin: Isha shumë rëndë

LEXO EDHE:  Dhimbje dhe emocion/ Njihuni me historinë e Miss-it shqiptar dhe përpjekjet e saj për t’u bërë nënë

Situata është mjaft e qetë por kjo qetësi nuk duhet të na ulë as vigjilencën, nuk duhet të na vërë as në gjumë, nuk duhet të na ulë as kujdesin. Ende virusi qarkullon, pavarësisht se me ritëm të ulët dhe ndofta edhe me virulencë të ulët por ende qarkullon. Sa kohë virusi qarkullon neve duhet që medoemos të respektojmë ato masa të rëndësishme shumë për këtë fazë të dytë që është faza e hapjes graduale por e qëndrueshme. Do të thotë që ende duhet të kemi kujdes, sidomos në vende publike.  Qytetarët të ruajnë distancën fizike, të vendosin një maskë, ata që shërbejnë të kenë maska e doreza, higjiena e duarve, larja sa më shpesh, janë disa masa që duhet t’i respektojmë në vijimësi”, tha Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Numër i ulët i rasteve të reja/ 6 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Konfirmohen 6 raste të reja të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Në përditësimin e kësaj të diele, ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë 795 persona të infektuar  ne total.

Nga 197 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 6 raste pozitive, që i përkasin Krujës dhe Kurbinit dhe vetëm 1 rast pozitiv në Tiranë.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531. Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19. Pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ky është një tregues i rëndësishëm që evidenton faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon: Krujë 91 Tiranë 90 Kurbin 20 Shkodër 17 Kukës 5 Elbasan 2 Mirditë 2 Berat 2 Korçë 1 Lezhë 1 Lushnje 1 Mat 1 Sot janë në fuqi masat lehtësuese si lëvizja për të moshuarit deri në orën 10:00, për prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç deri në orën 17:30, ndërsa të gjitha bizneset gjatë ditës së sotme do të jenë të mbyllura.

LEXO EDHE:  Italia humb 33 mjekë nga koronavirusi/ Meta: Ka potencial të kemi të infektuar edhe këtu

LEXO EDHE:  Dhimbje dhe emocion/ Njihuni me historinë e Miss-it shqiptar dhe përpjekjet e saj për t’u bërë nënë

Duke filluar nga nesër datë 4 Maj do të shtohen “zonat e gjelbërta” edhe në bashkitë ku ka risk të ulët të transmetimit të infeksionit. Në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi taksi për udhëtimet ndërqytetase me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje. Të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesë. Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, ndërkohë që bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shtuar një shërbim të ri në linjën e gjelbër 0800-40-40, duke ofruar këshillim psikologjik për qytetarët që kanë ankth apo shqetësime të tjera si pasojë e COVID19.

Në numrin e gjelbër mund mund të telefononi për pyetje për sëmundjet kronike apo informacion mbi COVID19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127./CNA.al

LEXO TE PLOTE