LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lirimi i masave në Spanjë/ Vendosja e maskave për transportin publik, e detyrueshme

3 Maj 2020, 06:50, Kosova & Bota CNA
Lirimi i masave në Spanjë/ Vendosja e maskave për transportin

Vendosja e maskave do të bëhet e detyrueshme në transportin publik nga dita e hënë në Spanjë, teksa autoritetet e këtij shteti lehtësojnë gradualisht izolimin e ashpër.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka thënë se qeveria do të shpërndajë 6 milionë maska, kryesisht në lokacionet ku funksionon transporti publik, si dhe do t?i japë 7 milionë maska për autoritetet locale.

Të rriturit në Spanjë kanë pasur mundësi të dalin në ambiente të hapura të shtunën pas shtatë javësh.

Izolimi është lehtësuar edhe për fëmijët nën 14-vjeç një javë më parë.
Numri total i të vdekurve nga koronavirusi në territorin spanjoll ka arritur në 24,824, ndonëse shkalla e fatalitetit ka rënë./CNA.al

Lajmet e fundit nga