LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Lehtësimi i masave është i nevojshëm"/ Pipero tregon kur mund të rikthehen aktivitetet sportive

3 Maj 2020, 17:31, Lifestyle CNA
"Lehtësimi i masave është i nevojshëm"/ Pipero

Mjeku Pëllumb Pipero deklaroi se lehtësimi i masave është i nevojshëm. Ai tha se zgjatjen e fashave orare duhet ta shfrytëzojmë për të dalë sa më shumë në diell dhe për të ecur, por jo për tu grumbulluar.

Pipero tha se sa më shpejt të lirohen masat aq më mirë do të jetë për shëndetin e qytetarëve dhe për relaksimin e tyre.

“Strategjia e OBSH-së konsiston në hapjen rajonale, është gjëja më e mirë që mund dhe duhet të bëhet. Duhet paraprirë me informacion për publikun, dhe me rekomandimet ndaj tyre për kujdes. Duhet t’ju shpërndahen dhe informacione qytetarëve dhe me broshura, për të treguar si duhet të jetë sjellja e tyre. Me këtë virus me kaq shumë të panjohura, asnjëherë nuk mund të ketë prefeksion, është e nevojshme që të bashkëveprojmë me njëri tjetrin në mënyrë që ta kalojmë me sa më pak dëme?, u shpreh Pipero për Fax News.

Ndërkohë, i pyetur për aktivitetet sportive, mjeku theksoi se futbolli mund të hapet për 2 ose 3 javë.

?Sportistëve duhet t’ju matet temperatura, dhe nëse kanë persona të moshuar në shtëpitë e tyre t’ju qëndrojnë larg. Për mua për 2 ose 3 javë mund të hapet futbolli. Unë do të isha shumë i lumtur nëse specialistët do e dëgjonin fjalën time në këtë rast?, nënvizoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga