LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet me kallashnikov në banesë/ Arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

3 Maj 2020, 08:07, Kronika CNA
Kapet me kallashnikov në banesë/ Arrestohet 36-vjeçari në

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara kundër armëmbajtjes pa leje, kanë marrë informacione në rrugë operative se një i ri në Bathore mbante armë zjarri në banesë.

Bazuar në këto informacione u organizua puna dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, si dhe të kapej e arrestohej në flagrancë poseduesi i armës, shtetasi shtetasi L. M., 36 vjeç, banues në Bathore.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale ?Armëmbajtja pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet./CNA.al

Lajmet e fundit nga