LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet me heroinë gati për shitje/ Pranga 30 vjeçarit në Tiranë

3 Maj 2020, 12:09, Kronika CNA
Kapet me heroinë gati për shitje/ Pranga 30 vjeçarit në

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 11.4 gr lëndë narkotike e llojit heroinë, e ndarë në doza gati për shitje..

Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga