LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goxhaj thirrje për protestë/ "Në 7 maj shqiptarët duhet të dalin kundër diktaturës"

3 Maj 2020, 15:35, Politikë CNA
Goxhaj thirrje për protestë/ "Në 7 maj shqiptarët duhet

Avokati Altin Goxhaj ka bërë pasditen e sotme një thirrje për protesë më 7 maj.

Goxhaj thotë se të gjithë njerëzit e lirë duhet të protestojnë kundër diktaturës, që sipas tij është krijuar nga kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta.

Ai deklaroi në Fax News se njerëzit duhet të rrëzojnë diktaturën, e cila mund të fusë në burg këdo që del nga shtëpia.

?Unë kam marrë rolin e avokatit por edhe të bashkëorganizatorit, është një protestë e njerëzve të lirë, që i bashkon Shqipëria dhe është kundër diktaturës. Është një diktaturë që u krijua në Facebook nga Edi Rama me mbështetjen e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. Një ditë pas protestës që ne kemi thirrur, në 8 Maj, qytetarët mund të futen në burg në rast se dalin nga shtëpia për të blerë bukë, e theksoj që mund të dënohen nga 1 muaj deri në 8 vite burg, vetëm se dalin nga shtëpia dhe më parë mund të kenë marrë një gjobë tjetër. Dua që t’ju shpjegoj shqiptarëve që duhet të reagojnë pa ardhur të shtëpia e tyre”, u shpreh Goxhaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga