LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Brryli Brodway ia qëndis gazetarit Dyrnjaja/ "Pse nuk flet për vjedhjet e Benin tat more Denis"

3 Maj 2020, 20:36, Politikë CNA
Brryli Brodway ia qëndis gazetarit Dyrnjaja/ "Pse nuk flet për

Gazetari Denis Dyrnjaja kishte bërë sot një shkrim ku sulmonte imamin Elvis Naçi. Dyrnjaja thonte se Naçi po bën një fushatë që në dukje mbart bamirësinë dhe pretendon se ka blerë një spital privat.

Lidhur me këtë opinion të tij ka reaguar edhe faqja e memeve në rrjetet sociale “Brryli Brodway”, e cila pyet gazetarin e Top Channel se përse nuk bën një shkrim të tillë për drejtorin e televizionit ku punon Ben Blushin.

Brryli Brodway deklaron se shefat e tij po na vjedhin para përditë dhe thotë se pikërisht për këtë duhet të flasë Dyrnjaja, duke cilësuar këtu vjedhjet nga UKT apo PPP-të e Blushit.

“Paska bo Denis Drrynjaja një shkrim për Elvis Naçin. Bravo më pëlqeu, si dihet edhe mund të jetë ashtu si thotë Dyrrnjaja, gjithsesi kur thot populli ku ka zë nuk është pa gjë. Po mirë more Dpenis, kur të vjen kaq keq për lekët e bamirësisë që japin shqiptarët zemërbardhë, pse nuk të vjen pak keq për lekët që shefat e tu na vjedhin përditë neve? Pse nuk na bën një shkrim për Benin tat, (për Blushin e kam fjalën) po mirë more Dpenis, si nuk fole njëherë për vjedhjet që i bëhen përditë shqiptarëve nga UKT, nga PPP-të e shefit tuaj, nga e gjithë Shqipëria që është dhënë me qira oligarkëve, po mirë more Dpenis kaq në terezi e paskemi ne sa do meremi me hoxhën? Edhe ne kemi dyshimet tona, por ato ngelën dyshime, të paktën mendojmë që më shumë jep se sa vjedh, e tregojnë faktet. Që kështu o Dpenis mendoj që herë tjetër kur të mprefësh atë lapsin për shkrime, shif një herë nga mbrapa ç’a ke rreth e rrotull. Të puthim shumë Denis Dyrnjaja”, shkruan Brryli Brodway./ CNA.al

Nga Denis Dyrnjaja/ Një Imam Babaxhan që po bën hatanë!

Lajmet e fundit nga