Connect with Us

11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Shërohen 18 të infektuar

Kosova & Rajoni

11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Shërohen 18 të infektuar

Publikuar

-

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije 11 raste të reja janë konfirmuar me Covid-19.

Ndërkohë bëhet e ditur se 18 persona janë shëruar nga koronavirusi dhe tani numri total i të shëruave është 381.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë) nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Leposaviq 3 raste (sipas vendbanimit: Leposaviq 2 raste, Leshak 1)./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Hidhet nga kati i 5-të i konviktit një 26-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Një 26-vjeçar është hedhur pasditen e sotme nga kati i pestë i njërit prej konvikteve të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17. I riu është dërguar në spital por ka ndërruar jetë gjatë rrugës .

Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të QKUK-së, Gëzim Mustafa, deklaron se 26-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete dhe me fraktura të rënda në bazën e kokës.

“Rreth orës 17:30 në Qendrën Emergjente është sjellë me urgjencë një pacient i ri i moshës 26-vjeçare, pa shenja jete. Faktikisht sipas asaj që ne kemi vlerësuar pacienti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e lëndimeve që ka pasur, të rënda vdekjeprurëse. Në pranim pacienti ka qenë pa shenja jete me gjakderdhje nga veshët, hunda dhe goja. Prej lëndimeve të dukshme që ne i kemi parë kanë qenë këto mirëpo, shkaktarin definitiv të vdekjes fjalën e ka ekspertiza mjeko-ligjore prej të cilëve ne edhe kemi kërkuar ekspertizën e tyre. Sipas të gjitha gjasave pacienti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe ka ardhur këtu pa shenja jete dhe vdekja e tij është konfirmuar rreth orës 17:45”, ka thënë Mustafa.

LEXO EDHE:  Video-Donin të vidhnin arkën e supermarketit/ Shihni se çfarë u ndodhi

LEXO EDHE:  LAJMI I MIRË nga Universiteti Amerikan/ Ja sa njerëz e kanë fituar betejën me COVID-19 në botë

Ndërkohë, raportohet se 26-vjeçari ishte kthyer dje nga Gjermania dhe kishte kërkuar që të mos vendosej në karantinë te Qendra e Studentëve. Ai kishte deklaruar se vuante nga probleme shëndetësore, madje kishte prezantuar edhe dokumentacionet, por autoritetet e akomoduan aty./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

5 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut/ Humbin jetën dy të infektuar

Publikuar

-

Nga

10 raste më pak me koronavirus janë konfirmuar sot nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë që dje u raportuan 15 raste të reja, sot media e shtetit fqinj “Iliria News Agency” shkruan se sot janë regjistruar vetëm 5 raste, 2 nga të cilat janë në Shkup, si dhe nga një rast në Kumanovë, Tetovë dhe Prilep.

Por fatkeqësisht bilanci negativ ka pësuar sërish rritje, pasi kanë humbur jetën dy pacientë, duke e dërguar numrin e viktimave në 84.

LEXO EDHE:  Shkon në 362 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë/ Brenda 24 orëve konfirohen 79 raste të reja

LEXO EDHE:  LAJMI I MIRË nga Universiteti Amerikan/ Ja sa njerëz e kanë fituar betejën me COVID-19 në botë

Ndërkohë janë shëruar nga dje 95 pacientë dhe në total 947./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

10 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Shërohen 38 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Nga 231 mostra të marra nga Klinika Infektive në Kosovë, 10 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se rastet pozitive janë 5 raste kontakti nga komuna e Mitrovicës, 3 nga komuna e Prizrenit dhe 2 nga Rahoveci.

Gjithashtu mësohet se janë shëruar edhe 38 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 336 raste.

LEXO EDHE:  Kërcënohej për detyrën/ Jep dorëheqjen prokurori special i Kosovës

LEXO EDHE:  Shkon në 362 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë/ Brenda 24 orëve konfirohen 79 raste të reja

Në total numri i të infektuarve në Kosovë është 823, nga të cilët 22 persona kanë mbetur viktimë/ CNA.al

LEXO TE PLOTE