Connect with Us

Vrasja e dy vëllezërve/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit

Kronika

Vrasja e dy vëllezërve/ Gjykata jep vendimin për të arrestuarit

Publikuar

-

Vrau shokun pasi u dehen/ Gjykata jep vendimin për dhëndrrin e Qazim Sejdinit

Gjyakata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për dy autorët e dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve Haxhia, disa ditë më parë në Durrës.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, për të lënë në burg Altin Ndocin dhe 22-vjeçarin me inicialet K.A. nga Durrësi, që ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë. Ata akuzohen për vrasje në bashkëpunim të Besmir e Viktor Haxhisë dhe Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdisë.

Tabulatet telefonike, por edhe bashkëpunimi i 22-vjeçarit me policinë zbardhën dy ngjarjet e rënda kriminale që tronditën Durrësin në harkun e 2 muajve, nga e njëjta dorë, në të njëjtin vend, për të njëjtin motiv, droga.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tragjike në Berat/ I moshuari vret veten me çifte pasi dyshonte se kishte Covid

Publikuar

-

Nga

Tragjike në Berat/ I moshuari vret veten me çifte pasi dyshonte se kishte Covid

Një lajm tronditës raportohet të ketë ndodhur në Berat, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me çifte pasi dyshonte se ishte infektuar me Covid.

Viktima është 82-vjeçari Ramadan Doko nga fshati Moravë i cili në kushte të rënduara psikologjike, është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar një herë drejt vetes.

Pas zhurmës, familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme, pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuarin drejt aktit të vetëflijimit.

LEXO EDHE:  Krimi në familje/ 41 vjeçari ndërron jetë në spital

LEXO EDHE:  Krimi në familje/ 41 vjeçari ndërron jetë në spital

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orën 17:00 të mbrëmjes së sotme dhe trupi i pajetë i Ramadan Dokos është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është kryer edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Familjarët e Dokos mësohet se kanë deklaruar përpara punonjësve të policisë se familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditën shenja të Covid-19, por ende nuk kishte kryer tampon./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fotoja e qytetarit që tërheq zvarrë qenin me makinë/ Policia shoqëron 67-vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Dy sirianë tentojnë të arratisen/ Bien nga tarraca e Drejtorisë së policisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sërish ditën e sotme në Durrës, ku një person ka tërhequr zvarrë me makinë një qen, të cilin e kishte lidhur mbrapa makinës.

Duke marrë shkas nga një fotoja e publikuar në rrjetet sociale, ka ardhur edhe reagimi i policisë.

Blutë bëjnë me dije se menjëherë kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Benz”, shtetasin H. H., 67 vjeç, banues në Durrës, i cili deklaroi se e kishte konstatuar kafshën (qenin), të ngordhur, në rrugë, në afërsi të banesës ku jeton, (bazuar kjo dhe nga dëshmitë e personave të tjerë, banues në atë lagje), dhe e kishte marrë për ta spostuar pranë koshit të mbeturinave.

Në vijim të veprimeve seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, procedoi penalisht shtetasin H. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Maminas/ Makina përplas për vdekje kalimtarin

LEXO EDHE:  Krimi në familje/ 41 vjeçari ndërron jetë në spital

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kamionçina i pret rrugën Toyotës/ Plagosen rëndë pesë persona, mes tyre edhe një fëmijë

Publikuar

-

Nga

Tragjike në Pogradec/ Një grua gjendet e pajetë në banesë, brenda ishte dhe një fëmijë

Një aksident i rëndë  ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër.

Mësohet se një kamionçinë i ka prerë rrugën një automjeti tip ‘Toyota’ me targa greke dhe si pasojë janë plagosur pesë persona.

Mësohet se në automjet ka qenë një çift nga Fieri që po kthehej nga Greqia, së bashku me fëmijën e tyre rreth 9 vjeç, gjyshin dhe tezen e fëmijës.

Raportohet se të gjithë këta persona janë dërguar me urgjencë në spital dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 500 kg kanabis/ 5 në pranga e 1 në kërkim

LEXO EDHE:  DURRËS/ Sherr mes të rinjve, dy prej tyre përfundojnë në spital

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e potë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE