LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U shërua nga koronavirusi/ Nënë Engjëllushja rrëfen tmerrin: Isha shumë rëndë

2 Maj 2020, 15:21, Lifestyle CNA
U shërua nga koronavirusi/ Nënë Engjëllushja rrëfen

Nënë Engjëllushja është një tjetër paciente që ka lënë ambjentet e spitalit Infektiv ku u kurua nga koronavirusi.

E moshuara ka trreguar tmerrrin që ka përjetuar së bashku me bashkëshortin, i cili vuante nga disa sëmundje të tjera shoqëruese.

“Kam qenë në gjendje shumë të rëndë siç thoshin edhe mjekët, me temperaturë të lartë, me frymëmarrje mezi merrja frymë, kisha shumë kollë, por falenderoj shumë shumë personelin e këtij institucioni që kanë bërë të pamundurën si mjekët dhe infermierët. Ishte shumë e rëndë kjo. Nuk e di, më tmerrojnë kur mendoj, por pastaj u përkeqësova, u detyrova pastaj edhe me burrin, se isha edhe me burrin por ai ka dy ditë që ka dalë. Ai vuante me diabet, me tension, me dializë se ka bërë edhe dializën këtu. Dhe thashë edhe njëherë, unë nuk di nuk kam fjalë për të falenderuar mjekët dhe infermierët që bënë të pamundurën që ai kaloi me lehtësi. Jam shumë e lumtur më presin dy çuna, më pret burri”, deklaroi ajo.

Videon e nënë Engjëllushes e ka publikuar në rrjetet sociale ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo bën apel që të respektohen masat dhe të dëgjojnë këshillat e mjekëve.

“Nënë Engjëllushja, mund të ishte nëna e secilit prej nesh, e cila u kthye në jetë pasi pa vdekjen me sy në gjendjen e rëndë ku e futi Armiku i Padukshëm! Prandaj ju lutem ta shohin e ta dëgjojnë, në radhë të parë ata këtu, që thonë virusi nuk ekziston dhe kërkojnë liri për t’u infektuar e për të infektuar, largqoftë, nënat e baballarët e tyre! Në radhë të dytë, ta dëgjojnë ata që akoma nuk mësuan të respektojnë mjekët, infermierët dhe sistemin shëndetësor të transformuar rrënjësisht, e që nuk duan ta kuptojnë se mosozot po të kishte ardhur kjo flamë para ca vjetësh, këtu do ishte bërë kasaphanë. Pastaj ta shohin e ta dëgjojnë këtë nënë edhe gjithë të tjerët dhe ta mbledhim mendjen top të dashur miq, se kjo nuk është lojë dhe për ta fituar deri në fund këtë luftë, duhet të bëhemi secili prej nesh roje e shëndetit tonë e të atyre që kemi përreth”, nënvizon Manastirliu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga