LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tregtonte produkte pa kondraetiketë në gjuhën shqipe/ Gjobitet biznesi në Durrës

2 Maj 2020, 14:39, Kronika CNA
Tregtonte produkte pa kondraetiketë në gjuhën shqipe/ Gjobitet

AKU ka kryer 343 kontrolle në të gjithë vendin dhe në Durrës ka marrë masë administrative me ?gjobë? për një bizes, pasi u gjetën produkte ushqimore pa kondraetiketë në gjuhën shqipe.

Mësohet se subjekti është gjobitur me 50,000 lekë. Gjithashtu u bë bllokimi i 27.8 L produkteve ushqimore deri në momentin e pajisjes së tyre me kondraetiketë në gjuhën shqipe.

Gjatë monitorimeve në Berat dhe Fier, janë bërë këshillime dhe janë lënë detyra ndaj subjekteve që nuk kanë plotësuar protokollet e sigurisë, si mungesën e xhamit mbrojtës, mungesën e sinjalistikës për distancimin fizik, si dhe afishimin e posterave,

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se në zbatim edhe të legjislacionit në fuqi , do të vijojë kontrollet në gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga