Connect with Us

Si u forcua nga futbolli dinastia e drogës së Pablo Escobar

Blog

Si u forcua nga futbolli dinastia e drogës së Pablo Escobar

Publikuar

-

Të gjithë e njohin historinë e narko-trafikantit më të madh në vitet 80-90, ai që gjunjëzoi për një farë kohe shtetin kolumbian dhe që e pa futbollin si një mundësi argëtimi. Bëhet fjalë për Pablo Escobar, baroni më i njohur i cili u përfshi në lojën më të bukur, edhe sot e kësaj dite ai ka lënë një trashëgimi në futbollin kolumbian.Është një përrallë e pastrimit të parave, suksese ndërkombëtare… dhe një gjyqtar i vrarë.

Një dokumentar i vjetër i ESPN, “The Two Escobars”, tregoi historinë e kriminelit më të pasur në histori dhe se si bota e errët e drogës përfundimisht mori përsipër dashurinë e tij për futbollin.

“Pablo gjithmonë e donte futbollin. Këpucët e tij të para ishin këpucë me taka. Ai vdiq po me këpucë futbolli, “tha motra e Escobar, Luz Maria.

Regjimi i Escobar po siguronte 80 përqind të kokainës në SHBA dhe ai grumbulloi një pasuri të raportuar 50 biliardë dollarë. Këtu filloi përfshirja e tij me botën e futbollit: thjesht duke i kthyer komunitetit, ku ai ndërtoi terrene në lagjet e varfra.Mbi të gjitha, ata që ishin më afër tij thanë se ai kishte një ndërgjegje të duhur shoqërore.

Futbollistët  e ardhshëm të përfaqësueses kolumbiane do të merrnin formën e duhur  në fushat që ndërtoi Escobar. Pretendohet se një ndër to është portieri legjendar i përfaqësueses kolumbiane Rene Higuita. I njohur edhe për atë pritje në stilin e “akrepit”.

Rene Higuita

Por së shpejti, Escobar e kuptoi se mund të përdorë futbollin si një mjet për të pastruar shuma të mëdha parash. Mbi të gjitha, një klub futbolli mund të deklarojë shuma shumë herë më të mëdha sesa ata në të vërtetë marrin. Pasi Escobar po ndërtonte perandorinë e tij në vitet 1970, ai vendosi të blinte klubin e Atletico Nacional, ekipin e tij të lindjes Medellin. Ai donte të hidhte aq shumë para sa të shndërronte klubin e tij në një nga perandoritë më të mëdha të Amerikës së Jugut.

Nacional, Deportivo Independiente Medellin

LEXO EDHE:  Kepi i Rodonit pikëmbështetje trasportesh multimodale për mafien transnacionale

Escobar nuk u emërua kurrë si president ose drejtor, por u bë shumë i njohur se ai ishte truri – ose të paktën paratë.E tillë ishte vlera e të pasurit një klub futbolli, Escobar mori kontrollin e rivalëve të qytetit të Nacional, Deportivo Independiente Medellin (DIM).Investimi i pamasë i Escobar çoi në fitimin e e klubit të tij në Copa Libertadores në vitin1989. Ata ishin skuadra e parë nga Kolumbia që e fituan atë.

Escobar ishte duke jetuar një ëndërr futbolli. Ai do të priste ndeshje futbolli në fermën e tij me futbollistët e Kombëtares me një bast që shkonte deri në 1 milion dollarë. Më vonë, ai do ta ftonte Diego Maradona në burgun e tij të ndërtuar privatisht për të luajtur një ndeshje dhe më pas të bashkohej në party-t që zhvillonte shoqëruar me femrat më të bukura të atyre viteve. Në një ndeshje që skuadra e tij po zhvillonte për kampionat, pretendohej se drejtuesi i një karteli rival I kishte dhënë ryshfet një gjyqtari, Escobar urdhëroi që arbitri të vritej.

Arbitri i vrarë Alvaro Ortega

“Arbitri e dënoi skuadrën. Pablo na tha ta gjejmë atë dhe ta vrisnim, “tha një prej vrasësve të Escobar, i njohur si Popeye.

Arbitri, Alvaro Ortega, u qëllua për vdekje pas ndeshjes.Escobar u vra përfundimisht vetë në 1993, një vit para se të shpresonte të shikonte Kolumbinë në Kupën e Botës. Dominimi i klubit të tij Nacional mbaroi (u desh 11 vjet që ish-klubi i tij të merrte një tjetër titull kampioni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Nuk vendosin virologët në krizën e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Vendimet e politikës rrallë kanë pasur pasoja kaq të drejtpërdrejta për qytetarët. Në këtë krizë politikanët kërkojnë me të drejtë këshilla tek virologët, por përgjegjësia mbetet tek ata.

Lufta kundër virusit Corona, një bashkëjetesë me pandeminë dhe mbijetesa ndaj këtij kërcënimi është një maratonë e gjatë. Kjo krizë po sfidon shoqëritë, edhe politikën në vend e në botë. E në raste të tilla politika kërkon këshillën e ekspertëve. Por si bëhet kjo? Kanë kaluar “duatrokitjet” në ballkone për mjekët e infermierë për punën e tyre aq të rrezikshme. Vetëm në Itali ndërruan jetë 150 mjekë. Sigurisht që duhej duartrokitur dhe brohoritur për heronjtë. Por vetëm heronjtë nuk i mjaftojnë një shoqërie, të paktën një shoqërie mediatike. Ajo kërkon yje që i ngre lart, por edhe i rrëzon. Tek yjet e kësaj krize të Coronës janë renditur tani virologët.

Virologët yje mediatikë

Gjermania mund të jetë e kënaqur me studiuesit e saj dhe gazetarët shkencorë. Ata ofruan dije shkencore në gjuhë të thjeshtë për publikun, këshilla që i kuptonte kushdo, si larja e duarve, mënjanimi i turmave, ruajtja e distancës edhe në ambientin privat. Kështu ne u bëmë dëshmitarë të hulumtimeve në zhvillim e sipër, teza e hipoteza, deklarata konnkurruese, përftim i dijes në kohë reale. Si përgjigja ndaj pyetjes, nëse duhet të mbahet maska apo jo, e cila kaloi në të kundërtën, fillimisht u tha jo, tani maskat janë me detyrim në publik. Virologët janë kthyer në yje të matur me rezonancën shkencore dhe prezencën mediatike. E kush do të zbulojë një vaksinë kundër virusit, qoftë në Bonn, Oxford, Paris apo Vuhan do të ngrihet nga yll në Mesian.

Që studiuesit kanë hyrë në këtë rol është përgjegjësi edhe e politikës. Qartësisht: Për ta zbatuar të pamendueshmen deri tek kufizimi i të drejtave bazë në shumë drejtime, politika, qeveria gjermane kërkoi edhe mbështetjen e këshillën e virologëve e ekspertëve të fushave të tjera. Por veprimi konkret, çështja e marrjes së vendimeve i mbetet politikës e vetëm politikës. Ekspertët japin ekspertizë. Mediat transportojnë informacione, japin rëndësi qëndrimeve të ndryshme. Por veprimi i mbetet në dorë politikës. Për këtë zgjidhen politikanët dhe kanë mandat për një kohë të caktuar.

LEXO EDHE:  Rama humb kontrollin në studio: Stop!/Ja si ja kthen gazetarja

LEXO EDHE:  Rama humb kontrollin në studio: Stop!/Ja si ja kthen gazetarja

Ekspertiza gjithnjë e më e rëndësishme

Në një botë gjithnjë e më të komplikuar ekspertiza është e rëndësishme dhe po bëhet më e rëndësishme. Instancat përkatëse për këtë ekzistojnë. Para 20 vitesh, kancelari Gerhard Schröder për shkak të pyetjeve kritike të biomjekësisë ngriti Këshillin Kombëtar të Etikës, nga i cili më vonë u krijua Këshilli Gjerman i Etikës. Pak pas marrjes së postit në vitin 2005, kancelarja Merkel e rivlerësoi Leopoldinën, Akademinë Kombëtare të Shkencave, jo edhe aq të njohur më parë. Dy shembuj nga dekadat e kaluara.

Christoph Strack

Sigurisht, tek përgjegjësia e politikës bëjnë pjesë edhe peshimet e rreziqeve të paparashikuara, vendime të hapura, veprim në perspektivë e me faza, si këto javë. Kjo nuk është shumë larg nga shkalla e gabueshmërisë së shkencës. Mund të konsiderohet si një nga momentet më mbresëlënëse të ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, kur ai hapur më 22 prill në Bundestag bëri fjalë, se disa vendime të marra këto kohë më vonë mund t’i shohim edhe si të gabuara, e më vonë ndoshta mund të kërkojmë falje për to. Kjo është për t’u vlerësuar. Spahn foli për vete, jo për shkencën.

Vendimtare si vepron politika

Prandaj të gjitha deklaratat publike, edhe konkurrenca mes virologëve në luftë kundër pandemisë janë vetëm një aspekt i së tërës. Ata janë të rëndësishëm, por jo vendimmarrës. Këtë mund dhe duhet ta thotë politika në një shoqëri të tronditur nga themelet. Vendimtare është se si vepron politika, Bundestagu, parlamentet. Gjithnjë presidentët e Bundestagut në fillim të një legjislature kujtojnë rëndësinë e mandatmbajtësve. Ata e kanë përgjegjësinë tani. E në këtë pandemi akoma më shumë./ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

“Mungon lidershipi”/ Guterres: Komuniteti ndërkombëtar është i përçarë

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres thotë se komuniteti ndërkombëtar është i përçarë në një kohë kur duhet më shumë se kurrë të jetë i bashkuar. Ai thotë se mungon lidershipi dhe lidhja e tij me pushtetin.

COVID-19 vazhdon rrugën drejt dëmeve edhe më të mëdha, thotë Antonio Guterres, duke shprehur hidhërimin për 200 mijë të vdekurit nga pandemia në botë. Në një konferncë virtuale shtypi mbajtur të enjten më 30 prill, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, informoi mbi gjendjen në botë dhe tha se pritet që ende shumë njerëz të humbin jetën, sidomos në ato pjesë të botës që e kanë të vështirë ta përballojnë situatën.

Guterres shprehu shqetësimin për mungesën e solidaritetit me vendet në zhvillim, për t’i bërë ato të afta që të përballojnë pandeminë dhe pasojat ekonomike dhe sociale. Sekretari i Përgjithshëm tregoi çfarë po bën OKB, përveçse “thirrjes për solidaritet, unitet dhe shpresë”.

Antonio Guterres në konferencë virtuale shtypi

Çfarë po bën OKB?

“Ne kemi kërkuar armëpushim global” tha ai. “OKB ka përpiluar një Plan humanitar global prej 2 miliardë dollarësh,” prej të cilave janë dhënë vetëm 1 miliardë. Bashkë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka filluar ACT, procesi përshpejtimit të zhvillimit, prodhimit dhe qasjes së diagnozave të reja, trajtimit dhe vaksinimit.

OKB ka krijuar një sistem për furnizimin e 100 vendeve të botës me pajisjet testuese, respiratorë dhe maska. Tani po dërgohen 1,2 milionë tonë pajisje mjekësore në 52 vende të Afrikës, tha Guterres.

OKB ka ngritur zërin për impaktin tek gratë dhe rritjen e dhunës në familje. Po ashtu për rreziqet që hasin 1,6 miliardë fëmijët dhe të rinjtë, që nuk janë duke shkuar në shkollë. Një raport për prekjen e veçantë që hasin gjatë pandemisë njerëzit e moshuar, ata me aftësi të kufizuara dhe me sëmundje mendore, pritet të dalë pas disa orësh. OKB ka nxjerrë udhërrëfyesin si të luftohet rritja e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe shpërndarja e gënjeshtrave dhe informacioneve të gabuara.

“Pasiguria është rritur në sigurimin e ushqimit dhe 130 milionë njerëz mund të rrezikohen nga uria vitin e ardhshëm”, tha Guterres duke shpjeguar se ekipet e OKB në vend janë duke bashkëpunuar me qeveritë për të mobilizuar mbledhjen e ndihmave, për të ndihmuar ministritë e shëndetësisë që të përgatiten dhe për të mbështetur masat ekonomike dhe sociale, që nga sigurimi i ushqimit tek shkollimi në shtëpi e deri tek transferimi i parave.

Armëpushimi global

LEXO EDHE:  Ndalohet “Zanna”, bosi shqiptar i mafias siçiliane

LEXO EDHE:  Ndalohet “Zanna”, bosi shqiptar i mafias siçiliane

Një nga dimensionet e përpjekjeve të OKB është vendosja e armëpushimit global. “Thirrjes për armëpushim i janë përgjegjur 114 qeveri, organizata të ndryshme dhe 200 grupe të shoqërisë civile, mes tyre 16 grupe të armatosura,” thotë Guterres dhe shton se megjithatë mosbesimi është i lartë dhe zbatimi i vështirë. Ai numëron se në Siri, është vendosur armëpushimi në Idlib, por ai duhet të vendoset në gjithë vendin. Në Libi ka pasur eskalim të dhunës. Në Afganistan, po punohet për armëpushim humanitar midis qeverisë dhe talibanëve. Sekretari i Përgjithshëm mendon se ekziston mundësia për vendosjen e paqes në Jemen.

Antonio Guterres në Konferencë shtypi për gjendjen e botës me COVID19

Plotësimi nevojave emergjente ekonomike

Fusha tjetër ku është përqëndruar OKB ka të bëjë më dimensionin ekonomik të pandemisë, me plotësimin e nevojave emergjente për njerëzit në gjendje më të vështirë ekonomike. Organizata Botërore e Punës, ILO, raporton se forca botërore e punës do të përballohet me humbjen e 300 milionë vendeve të punës. Miliona fëmijë janë në rrezik nga mos marrja e vaksinave. Remitancat kanë rënë shumë, po ashtu si investimet direkte. Varfëria, thotë Sekretari i OKB, mund të arrijë tek 500 milionë vetë.

“Unë vazhdoj të kërkoj një paketë shpëtimi me vlerë mbi 10 përqind të ekonomisë globale,” thotë Guterres, duke shpjeguar se vendet e zhvilluara arrijnë ta realizojnë këtë vetë, por venet në zhvillim kanë nevojë për ndihmë të madhe.

Duke numëruar, paraqë të FMN ka aprovuar për financimin urgjent me 12,3 miliardë dollarë të 36 vendeve të para, nga 100 vendet në zhvillim që kanë bërë kërkesën dhe paratë që Banka Botërore ka thënë se mund të verë në lëvizje, prej 160 miliardësh dollarë në 15 muajt e fundit, Sekretari i Përgjithshëm thotë se “Kjo nuk mjafton”. Megjithëse G20 ka përqafuar nismën për suspendimin e pagesave të borxheve nga vendet e varfëra, Guterres kërkon që në shtyrjen e pagesave të borxheve të përfshihen të gjitha vendet në zhvillim, sidomos ato që nuk janë në gjendje të kthejnë borxhet.

Shërimi bashkë me klimën

Planet për marrjen e vetes nga Covid 19 duhet të fillojnë që tani, thotë Guterres, për ta bërë botën më të sigurt, më të shëndetshme, me zhvillim më të qëndueshëm. Ai kërkon që barazia gjinore të jenë në ball të punës për krijimin e së ardhmes. Dhe rindërtimi të bëhet krah më krah me aksionet për mbrojtjen e klimës./ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Kush do fitojë dhe kush do humbasë në rendin e ri botëror?

Publikuar

-

Nga

“Andrà tutto bene”, thonë italianët, por në të vërtetë, a do të jetë gjithçka më mirë nesër?

Mund të duket deklaratë e nxituar, ajo që Emmanuel Macron e ka përshkruar si “një luftë kundër një armiku të padukshëm”, për të marrë parasysh pasojat politike dhe ekonomike. Sidoqoftë, udhëheqësit botërorë, diplomatët dhe analistët gjeopolitikë e dinë që po jetojnë në një periudhë e cila do përcaktojë epokën e ardhshme, dhe e kanë njërin sy në luftën e përditshme, e tjetrin se si do të ndikojë kjo krizë në  të gjithë botën.

Tashmë i gjithë fshati global ka filluar të nxjerrë mësime.

Në Francë, Macron ka thënë se “kjo periudhë do të na mësojë shumë. Shumë siguri dhe bindje do të zhduken. Shumë gjëra për të cilat ne menduam se ishin të pamundura po ndodhin”. Ai ka premtuar se do të bëjë investime të mëdha në sektorin shëndetësor”.

Në Gjermani, ish-ministri i jashtëm i Partisë Socialdemokrate Sigmar Gabriel është ankuar se “ne e kemi çuar shtetin 30 vjet mbrapa”, dhe parashikon se gjenerata e ardhshme do të jetë më pak naive për globalizimin.

Në Itali, ish-kryeministri Matteo Renzi ka kërkuar një komision për të ardhmen. Në Hong Kong, shkrimet në mure thonë: “Nuk mund të kthehemi në normale sepse normalja ishte problemi që ne kishim”.

Henry Kissinger, sekretari i shtetit amerikan nën presidentin Richard Nixon, thotë se liderët duhet të përgatiten tani për të kaluar në një rend të ri botëror, post-koronavirus.

Boris Johnson është detyruar ta lëshojë shtetin, por ndikimi në Britani duket më i dukshëm tek shoqëria civile sesa tek politika. Në Angli nuk ka ende shumë diskutime për një politikë të re. Ndoshta kombi është i rraskapitur nga Brexit dhe nuk mund të përballojë më shumë trazira.

LEXO EDHE:  Ironia therëse e ish-deputetes/Ne e dimë që kemi 124 trafikantë, por …!

LEXO EDHE:  Policia “mbërthen” vendin/Nis monitorimi nga ajri për drogën (Foto)

Në Evropë, SHBA dhe Azi debati është zgjeruar. Jeta publike mund të jetë ndalur, por debati publik është përshpejtuar. Gjithçka është në diskutim – shkëmbimet midis një ekonomie të prishur dhe shëndetit publik, e ardhmja e BE-së, populizmi etj.

Teoricieni i marrëdhënieve ndërkombëtare në Harvard Stephen Walt mendon se Kina mund të ketë sukses. “Koronavirusi do të përshpejtojë kalimin e fuqisë dhe ndikimit nga perëndimi në lindje. Koreja e Jugut dhe Singapori e kanë menaxhuar më mirë krizën dhe Kina ka arritur të mësojë nga gabimet e sajë fillestar. Reagimi i qeverive në Evropë dhe SHBA ka qenë shumë skeptik dhe ka të ngjarë të dobësojë fuqinë e markës perëndimore”.

Humbësi për momentin, rrezikon të jetë BE.

Disa nga kritikët më të egër të Evropës kanë qenë pro-evropianët. Mungesa e përgatitjeve të BE-së, pafuqia e saj, ndrojtja e saj janë befasuese. Sigurisht, shëndetësia nuk është pjesë e kompetencës së saj, por nuk është pa mjete ose përgjegjësi.

Instikti i parë ishte mbyllja e kufijve dhe mbajtja e pajisjeve. Doli se çdo shtet ishte për veten e vet, dhe Italia ndjehej më së shumti e vetme.

Por edhe me rritjen e numrit të vdekjeve në të gjithë Evropën, diskursi i BE-së është mbizotëruar nga grindje dhe vetëm probleme shumë teknike se si të financohet shpëtimi ekonomik i BE-së. / FT – Bota.al

LEXO TE PLOTE