Connect with Us

Shtohen sërish rastet me Covid-19/ Ja sa arrin në total numri i të prekurve në Shqipëri

Shëndeti

Shtohen sërish rastet me Covid-19/ Ja sa arrin në total numri i të prekurve në Shqipëri

Publikuar

-

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë ka arritur në 789. Doktoreshë Eugena Tomini tha se në 24 orët e fundit janë shtuar 7 raste të prekur nga koronavirusi.

Po ashtu, ajo tha se në spitalin Covid 1 dhe 2 janë të shtruar gjithsej 31 pacientë, mes të cilëve shtatë në terapi intensive. Sipas Tominit pjesa më e madhe e pacientëve aktivë po ndiqen nga mjekët e familjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 171 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në tre bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar positive, 1 rast në Krujë dhe 1 rast i importuar në Kukës i evidentuar në qëndrën karantinë të këtij rajoni.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 789 qytetarë. Prej tyre janë 519 të shëruar.
Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme.
Kalimi i zonave aktive në zona jo aktive për COVID19 ka zhgjeruar hartën e të shëruarve në gjithë vendin.

Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

LEXO EDHE:  Mjeku mesazh urgjent qeverisë/ Masat kundër koronavirusit, nul

Ky është nje tregues i rëndësishëm që evidentoi faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.
Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:
Tiranë 90
Shkodër 20
Krujë 89
Fier 1
Kurbin 24
Korçë 1
Elbasan 2
Kukës 5
Lezhë 1
Lushnje 1
Mirditë 2
Berat 2
Mat 1
Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.
Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar dhe për këtë vigjilenca duhet të jetë maksimale.
Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme.
Për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127.”-tha Tomini.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Rritja e numrit të të infektuarve/ Bino: Mendoj mbylljen në fundjavë!

Publikuar

-

Nga

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavirus, duhet marrë në konsideratë mbyllja në fundjava.

Në emisionin “Në fokus”, në TvT, Bino tha se një sakrificë e tillë mund të bëhet për hir të uljes së numrit të të infektuarve.

“Unë e mendoj mbylljen në fundjavë. Është një masë që duhet marrë parasysh. Le të sakrifikojmë një ose dy fundjava për të mos pasur më shumë të sëmurë”, tha ajo.

Bino nuk u shfaq optimiste lidhur me reduktimin e rasteve të reja në javët e ardhshme.

“Parashikimet nuk janë të mira për 2-3 muaj. Edhe për dy javë të tjera parashikohet të kemi raste të rritura. Ne duhet të luftojmë ta hedhim poshtë këtë që themi. Është tepër e rëndësishme”, tha ajo.

Sipas saj, masat më të mira parandaluese mbeten distancimi fizik dhe gjurmimi i kontakteve të të prekurve.

LEXO EDHE:  “Nuk ndalohet koronavirusi me postblloqe”/ Kryemadhi-Ramës: Dil nga bunkeri dhe shko tek mjekët

LEXO EDHE:  Mbyllet një kopësht/ Kuzhinierja rezulton me Covid-19

“Janë ritme që kërkojnë masa. Të vetmet janë distancimi fizik dhe izolimi. Jemi në një realitet të ri. Realiteti i ri është ky: lokalet janë hapur por distancat duhet të ruhen. Kudo që shkojmë duhet të mbajmë maskë. Në mjediset e mbyllura qarkullon virusi. Bëhen 800-900 teste në 24 orë. Është e rëndësishme rritja e numrit të tyre. Më e rëndësishmja është izolimi i të infektuarve dhe karantina e kontakteve të tij”, tha ajo.

Në fund, Bino apeloi që qytetarët të mos neglizhojnë sëmundjen, pasi ecuria e saj ndryshon nga një pacient në tjetrin.

“Kam një apel: Covid është sëmundje djallëzore dhe tinzare. Sot isha vetë në Infektiv. Të mos i injorojmë ata njerëz që po e vuajnë këtë sëmundje. Është sëmundje tepër djallëzore që të merr jetën pa e kuptuar. Është një mesazh që më mirë të mbrohemi sesa t’u besojmë teorive konspirative pa baza”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

OBSH: Transmetimi i koronavirusit përmes ajrit ka qenë gjithmonë një shqetësim

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotw se transmetimi i koronavirusit përmes ajrit ka qenë gjithmonë një shqetësim, megjithëse përhapja përmes spërklave të personit të infektuar duket se është rruga më e zakonshme e infektimit.

“Infektimi përmes ajrit është një nga mënyrat e transmetimit për të cilën jemi shqetësuar që nga fillimi, veçanërisht në mjediset e kujdesit shëndetësor, ku e dimë se virusi mund të qëndrojë në ajër më gjatë”, tha Maria Van Kerkhove, zyrtare e OBSH-së, në një konferencë për media në Gjenevë.

Të enjten, OBSH-ja tha se ka prova të reja që sugjerojnë se koronavirusi mund të përhapet nga grimca të vogla të mbetura në ajër.
Transmetimi përmes ajrit nuk mund të përjashtohet në ambiente të mbushura me njerëz, të mbyllura ose të ajrosura pak, tha Benedetta Allegranzi, udhëheqëse teknike për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, pranë OBSH-së.

LEXO EDHE:  “Nuk ndalohet koronavirusi me postblloqe”/ Kryemadhi-Ramës: Dil nga bunkeri dhe shko tek mjekët

LEXO EDHE:  Mjeku mesazh urgjent qeverisë/ Masat kundër koronavirusit, nul

Një letër e hapur e më shumë se 200 shkencëtarëve ka akuzuar ditë më parë OBSH-në për nënvlerësimin e mundësisë së transmetimit të koronavirusit përmes ajrit.
“Kemi dashur që OBSH-ja t’i pranojë provat”, i tha agjencisë së lajmeve Reuters Jose Jimenez, një kimist në Universitetin e Kolorados, që nënshkroi letrën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Përfaqësuesja e OBSH në Shqipëri: Shtimi i viktimave në vend është shqetësues

Publikuar

-

Nga

Situata e epidemisë në vendin tonë është shqetësuese. Bettina Menne, përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, thotë se problemi në vendin tonë është mosfunksionimi siç duhet i sistemit të gjurmimit. Sipas saj nëse ke pasur kontakt me një të infektuar, hyn në kategorinë me rrezik të lartë, dhe duhet të kryesh tamponin për ta verifikuar nëse e ke sëmundjen apo jo.

Pyetur rreth situatës aktuale në Shqipëri, rreth rritjes së numrit të rasteve dhe viktimave, Bettina Menne tha shifrat e fundit janë mjaft shqetësuese dhe se tregojnë numrin e lartë të personave të infektuar që mund të jenë përreth nesh.

“Kjo nënkupton që kemi infektime në komunitet, në qytete sidomos në qytetet të mëdha, por në qytetet të vogla kemi grupime të vogla të cilat mund të mbahem në kontroll. Ekziston mundësia e rritjes së numrit të të infektuarve, sepse ka shumë raste në vend në tërësi dhe sigurisht ka një rritje të numrit të të pranuarve në spitale. Dhe siç edhe e keni ndjekur ju ka pasur 2-3 persona që kanë humbur jetën çdo ditë, javët e fundit dhe kjo është tejet shqetësuese, sidomos duke konsideruar moshën e tyre, disa janë më të rinj se 60 vjeç”, u shpreh ajo në një intervistë për Euronews Albania,

Bettina Menne shprehet se COVID-19 përbën shqetësim për këtë vend, si në të gjitha vendet e tjera ballkanike dhe vendet e Bashkimit Europian dhe se virusi nuk është zhdukur, por mund të prekë secilin prej nesh, në çdo moment, në veçanti nëse nuk marrim masa mbrojtëse.

“Qeveria juaj, Ministria e Shëndetësisë kishte miratuar një strategji rihapjeje, përveç strategjisë së rihapjes ata kishin përcaktuar edhe nivelet e rrezikshmërisë, duke i grupuar në shkallë të ulët, shkallë të mesme dhe të lartë. Për momentin vendi nuk ka rritur ende në një shkallë me rrezikshmëri të lartë, kështu qe rikthimi i izolimit të plotë nuk është një mundësi, sa kohë që masat respektohen dhe rastet nuk shtohen dukshëm. Kjo gjë është tejet bazike. Dhe po ashtu parë edhe nga këndvështrimi i OBSH-së nuk ka nevojë për vendosjen e një izolimi të plotë, sa kohë që masat mbrojtëse respektohen në masë të theksuar nga të gjithë ne”.

Ajo thotë se në çdo vend gjithsecili duhet të ruajë një distancë prej 1-2 metra ose 1.5 metra nga njëri-tjetri dhe maskat duhet të jenë gjithmonë me ne, sa herë dikush duhet të dalë jashtë dhe sidomos personat mbi 60 vjeç.

“Nëse gjendeni në një spital ose qendër shëndetësore përdorni gjithmonë maskë. Thjesht vendosni ato. E di se disa lloje janë të shtrenjta, veçanërisht ato të cilat kanë filtra të veçantë. Por ju bëj thirrje grave dhe nënave në shtëpi, ju mund ti qepni ato vetë në shtëpi, mjaft të jenë me tre shtresa, të cilat mund të duken edhe të lezetshme. Kështu qe përdorni maskat. Mos dilni jashtë në orë kur e dini se do të ketë mbipopullim në ato zona. Kur gjendeni në një dyqan, jo vetëm në supermarkete, kërkoni dezinfektues dhe ruani distancën. Kërkoni kamarierëve të përdorin maskën për vete. Kështu që rregulli i parë, të gjithë ne të respektojmë masat mbrojtëse, të gji9thë ju, të gjithë qytetarët e këtij vendi. Përndryshe do të ketë një rritje të numrit të rasteve , e cila do të çonte në shtrëngim të masave siç mund ta shihni edhe në rastin e Serbisë gjatë fundjavës. Ose siç mund ta keni ndjekur në lajme edhe në Australi. Kështu që mund të vendosej një izolim i ri dhe askush nuk e do më këtë gjë. Veçanërisht gjatë verës,” është shprehur Menne.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Merkel/ 60-70% e popullsisë gjermane mund të infektohen nga koronavirusi

LEXO EDHE:  “Koronavirusi ka qarkulluar në Shqipëri që në janar”/ Epidemiologu: Ja kur do bjerë kurba

Megjithatë, përfaqësuesja e OBSH tha se testimi nuk është zgjidhja e artë për këtë çështje. Rekomandimi i OBSH është se nëse dikush ndihet keq, ka temperaturë të lartë, tharje fyti apo simptoma të ngjashme, duhet të qëndrojë në shtëpi.

“Izolohuni, ky është absolutisht rregulli i parë, pastaj mund të telefoni 127 ose numrat të tjerë të disponueshëm, për të njoftuar ekspertët e shëndetit. Pra ju informoni, për të parë nëse jeni shumë i sëmurë, mesatarisht apo keni simptoma të lehta. Pas përzgjedhjes vendoset nëse do të testoheni ose nëse jo. Ose nëse jeni shumë i sëmurë, se kur do të transportoheni në spital. Pra gjëja e parë nuk është testimi, por të qëndruarit sa më shumë te jetë e mundur i izoluar, për të mos infektuar të tjerët në rast se jeni i infektuar me COVID-19. Të gjitha rastet e tamponëve apo testeve janë të lidhura me një sistem, ky sistem është i quajtur gjurmim i kontakteve. Kështu që, për çdo person që është pozitiv me COVID-19 duhet parë sa njerëz kanë qenë në kontakt me të. Pra duhet të funksionojë i gjithë sistemi dhe në fakt ky është problemi që e kam konstatuar unë. Sigurisht më shumë teste do të ishte gjë e mirë, por i gjithë sistemi për të kuptuar se kush ka kontaktuar kë, është më i rëndësishëm në mënyrë që të gjitha vatrat të mbahen në kontroll”.

Sipas saj, në momentin e parë që një familjar, nëna, motra, babai apo vëllai, rezulton pozitiv, të tjerët duhet të vetëizolohen dhe kjo është thelbësore për të ndaluar në përhapjen e coronavirusit.

“Duhet të vetëkarantinohesh nëse keni qenë në kontakt të afërt. Kjo është çështja thelbësore këtu. Ka kritere të përcaktuara shumë qartë për të treguar se kush është në rrezik të lartë, të mesëm apo të vogël, në lidhje me të qenurit në kontakt. Për shembull, nëse keni qenë në kontakt me atë person për më shumë se 10 minuta në një distancë më të vogël se një metër, bën pjesë në grupin më rrezik të lartë. Ky është vetëm njëri nga kriteret. Ka kritere të qarta të cilat përcaktojnë se kur dhe sesi duhet bërë kjo. Nuk është domosdoshmëri bërja e tamponit kur e di dhe po jeton me një familjar i cili ka rezultuar pozitiv. Por është obligimi yt të vetëizolohesh dhe të mos infektosh të tjerët,” shpjegon përfaqësuesja e OBSH.

Pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu, për sa i përket vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të mos lejuar kryerjen e tamponëve në spitalet private, ajo tha se ky është një vendim që i përket Ministrisë së Shëndetësisë dhe se janë komiteti shkencor dhe ai teknik që këshillojnë.

“Lejimi i zhvillimit të tamponëve në spitale private do të funksiononte vetën nëse personi që ka rezultuar pozitiv ose negativ ka njoftuar organet e shëndetit publik. Dhe Operatori Shëndetësor dhe ndihma e parë, kanë filluar me gjurmimin e kontakteve të tij. Kështu që, nuk funksionon në mënyrë aq të thjeshtë, është shumë mirë të dish nëse je pozitiv apo negativ. Nuk është fundi i historisë, nuk është kjo thembra e Akilit. Nëse do të lejohet bërja e tamponit në spitalet private, ai duhet të jetë pjesë e sistemit të tërë. Vendimi ynë është ai Ministrisë së Shëndetësisë.”

LEXO TE PLOTE