LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pushtetarë duar-gjatë e të pangopur”/ Tritan Kalo bën për ujë të ftohtë Beqajn

2 Maj 2020, 19:53, Politikë CNA
“Pushtetarë duar-gjatë e të pangopur”/ Tritan Kalo

Mjeku Tritan Kalo i është përgjigjur ?kuriozitetit? të ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili në replikë të këtij të fundit se pse e kritikoi për propozimin e pazakontë për të ulur pagat dhe pensionet, shprehu sot habinë në një studio televizive se ku e gjente mjeku kohën për ta ndjekur dhe lexuar.

Me ironi indirekte, Kalo shkruan se si mantelbardhë i panjolltë që është, gjen kohë dhe të mendojë e të shprehet për ata që vuajnë nga keqpërdorimi 30 vjeçar i pushtetit nga pushtetarët duargjatë dhe të pangopur.

Ndërsa më tej, Kalo e ven theksin dhe tek rëndësia e informimit të publikut vetëm me fakte të vërteta dhe nga persona kompetent.

?DUKE qënë në vijën e parë të sfidës ndaj Covid-19, DUHET ta dijë gjithkush se si profesionist dhe qënie sociale e ndërgjegjësuar, si një MANTELBARDHË i panjolltë, UNË e gjej edhe kohën të mendoj e të shprehem për ata/ato, që vuajnë nga keqpërdorimi 30 vjeçar i PUSHT-SHTETIT nga PUSHT-SHTETARËT duar-gjatë e të pangopur?.Në ?PROVOKACIJA? më 1 Maj 2020, me moderatorin e njohur Mustafa Nano?.Publiku në këto Kohë Covidiane e ka të domozdoshme të informohet e të mos ?provokohet? nga gjithfarë diskutimesh e debatesh në TV, shtypin e shkruar apo në rrjetet sociale, të cilat janë shpesh jo të mirë-mbështetura mbi shumë fakte?.HEDHJA në tregun informativ të shumë e shumë hipotezave, ende të pa mbështetura mbi fakte të qënësishme: 1- Epidemiologjike, 2- Virologjike, 3- Imunologjike, 4- Klinike dhe 5- Imazherike, mundet të mos ndihmojnë në nxjerrjen e të vërtetës së Fillim ? Evolucionit të Pandemisë Sars-Cov2/Covid-19, jo vetëm në Shqipëri por edhe gjetkë?.KOHA dhe ANALIZIMI i çdo hapi të hedhur në këtë udhë të vështirë për të gjithë ne, do na bëjë të nxjerim jo pak mësime të vlefshme për sfida të ngjashme në të ardhmen….KONTRIBUTI i gjithkujt sado i vogël qoftë ai është mjaft i dobishëm?.SHPRESOJ se gjithkush mundet të kujtojë kryeveprën e Nobelistit Gjerman Hajnrih Bellit:?Po ku ishe ti Adam?, ndaj edhe unë NUKU dua të kujtohem si ?një Adam? pas disa muajsh, në periudhën POST-COVIDIANE e të mos japë kontributin tim në këtë sfidë ndaj kësaj ?flame mbarëbotërore??.Bashkëkombasit e mi, VIJONI të BËNI shumë kujdes për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga INFEKSIONI Sars-Cov2/Covid-19?.KA SOT më shumë se DJE edhe DRITË jeshile në fund të tynelit?NE së bashku do ia dalim me sukses në këtë SFIDË që bart emrin Covid-19!!!”/CNA.al

?Nuk e di ku e gjen kohën të më lexojë?/ Beqaj nuk i kapërdin dot kritikat e Tritan Kalos

Lajmet e fundit nga