LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas kontaktit me Fevziun, Basha bën tamponin për Covid-19

2 Maj 2020, 10:23, Politikë CNA
Pas kontaktit me Fevziun, Basha bën tamponin për Covid-19

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha mësohet se dje ka bërë tamponin për të disatën herë në lidhje me një prekje të mundshme nga Covid-19.

E veçanta e këtij tampon të përsëritur është se ka ardhur menjëherë sapo Luli ka qënë prezent në studion e emisionit Opinion të Blendi Fevziut.

Mesa duket as tek Fevziu, i cili njihet si një mik i tij dhe bashkëpunëtor, një njeri mjaft i kujdesshëm në këtë rast, nuk i ka mbushur mendjen Lulzim Bashës. Dhe kontaktet e shumta, daljet mediatike, takimet e zhvilluara, kanë bërë që Luli për të disatën herë të përsërisë tamponin e Covid-19.

Mësohet se dje kreu i Republikës së re ka qënë në zyrën e tij, ku një burim zyrtar i tha CNA.al se ka vazhduar takimet dhe është duke përgatitur një sërë takimesh me kalimin e situatës së koronavirusit dhe gjithashtu po përgatit edhe disa dosje të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me strategjinë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare./ CNA.al

Lajmet e fundit nga