Connect with Us

Marrëveshja me Greqinë shumë pozitive”/ Ngjela: Problem mbetet infektimi

Politikë

Marrëveshja me Greqinë shumë pozitive”/ Ngjela: Problem mbetet infektimi

Publikuar

-

“A do t'i shpëtojë Amerika shqiptarët nga ky pushtim makabër?”/ Ngjela nxjerr prapaskenat e forta

Greqia dhe Shqipëria arritën sot një marrëveshje për punësimin sezonal me procedura të përshpejtuara të shtetasve shqiptarë, të cilët do të punësohen me të drejta të plota.

Këtë marrëveshje avokati Spartak Ngjela, e cilëson si një zhvillim shumë pozitiv dhe një ndihmë të madhe për ekonominë.

“Deri në 50 mijë shqiptarë kanë shkuar në Greqi gjatë sezonit të vjeljes së frutave dhe ka qenë në të mirë të ekonomisë shqiptare. Ky është mendimi ligjor grek, nuk e dimë çfarë mendimi ka kryeministri shqiptar dhe qeveria shqiptare. Ne i kemi të mbyllura rrugët me Greqinë, edhe Greqia me ne, por i ka hapur përmes parlamentit. Më tej çfarë do të ndodhë, këta 10 mijë do të ikin dhe  nëse ikin kur të kthehen do të vinë në karantinë? 10 mijë punëtorë atje janë rreth 200 milion dollarë. Problemi është nëse ky tani do të thyejë karantinën për tregun? Mendoj se po”, u shpreh ai në një lidhje me Rtv Ora, ndërsa theksoi se problem mbetet gjendja shëndetësore dhe rreziku për tu infektuar.

LEXO EDHE:  Greqi/Gruaja e ish-ministrit Xoaxopulos arratiset nga spitali psikiatrik

“Problemi është po individët a rrezikohen në Greqi, është gjendje më e rëndë atje. Nuk e dimë se në çfarë zonash do të shkojnë këta. Infektimi i tyre risjell epideminë në Shqipëri. Mirë shkuan, po kthimi? Për tu kthyer i dinë shtigjet, nuk kanë nevojë fare të vinë nga kufiri. Nuk është gjendja aq e sigurt sa mund të mendohet. Por që ekonomia fiton një sasi të madhe dollarësh apo eurosh nuk diskutohet. Janë 10 mijë të punësuar dhe marrin 1000-1500 euro në muaj. Duhet ta shohim hap pas hapi si do ta argumentojë Kryeministri shqiptar këtë aferë”, nënvizoi avokati./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Komiteti ndaloi aktivitetet politike/ Fatmir Mediu e çon në Kushtetuese vendimin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka bërë me dije se kanë paraqitur në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për të hedhur poshtë vendimin për ndalimin e aktiviteteve politike.

Mediu theksoi se ky vendim duhet të rrëzohet nga Kushtetuesja pasi krijon pabarazi politike dhe ndihmon në manipulimin e zgjedhjeve.

“Vendimi për ndalimin e aktiviteteve politike bie ndesh me Kushtetutën, krijon pabarazi politike në një kohë që jemi në proces zgjedhor. Partive politike u mohohet kjo e drejtë dhe më problematike është mungesa e barazisë. Sot kemi përcjellë në Gjykatës Kushtetuese një kërkesë për të hedhur poshtë një vendim që ndihmon manipulimin që tashmë ka filluar në mënyrë të njëanshme dhe të qëllimshme”, tha Mediu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Torrasa në dyshim, zbulohet formacioni u mundshëm i Tiranës në derbi

Publikuar

-

Nga

Torasa luan, Torasa nuk luan. Kjo është dilema te bardheblutë. Deri në momentet e fundit në kampin bardheblu do të pritet nëse Agustin Torasa do të luajë në derbi. E reja është se lojtari dje u stërvit normalisht me grupin, por frika është se gjuri i tij mund të ënjtet. Stafi mjekësor po bën të pamundurën që argjentinasi të jetë në fushën e lojës në ndeshjen e sotme derbi. Torasa do të sakrifikojë edhe me gjilpëra nëse do të jetë e nevojshme.

Nevil Dede ka punuar gjatë gjithë kohës në stërvitjen e fundit në luftën në ajër. Skuadra i është ruajtur ajrit, pasi dihet që kundërshtarët kanë gjuajtës të mirë me kokë. Në fund të stërvitjes ka pësuar një goditje në këmbë edhe Najdovski, por mbrojtësi nuk rrezikon derbin.

Tirana do të jetë në fushë me të zakonshmin 4-2-3-1, ose siç pëlqen Dede 4-3-3. Nuk ndryshon asgjë në repartet. Dyshimi i vetëm është Torasa, i cili nëse nuk luan do të zëvendësohet nga Sasraku, ndërsa Muçi do të spostohet më pas. Për sa i përket pjesës tjetër të skuadrës ajo do të jetë e njëjtë si në takimet e tjera. Në portë, Bekaj, në mbrojtje Toshevski, Najdovski, Hoxhallari e Ismajlgeci. Në mesfushë, Batha e Giamfi, më përpara Danso, Torasa e Halili dhe sulmuesi i vetëm Muçi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama s’ i ka shanset të jetë gomar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama në një dalje të stërgjatë televizive në televizionin Ora News të shumëakuzuarit publikisht por edhe nga SPAK, Ylli Ndroqi alias Xhemail Pasmaçiu, i akuzuar si trafikant droge, dje na tha se ishte i gatshëm të pranonte epitetin “gomar” por nuk pranonte epitetin “hajdut”.

Kryeminsitri tha se ky ishte opinion, megjithëse mund të quhej dhe fyerje por, atij mund t’i pëlqente dhe do ta pranonte t’i thoshin gomar.

Në fakt sërish, Rama zgjodhi një epitet pozitiv për veten e tij, pasi t’i thuash Edi Ramës gomar, është turp pasi fyen gomarin. Megjithëse në Shqipëri gomari ka një kuptim negativ apo shpesh përdoret në zhargonin e përditshëm si një fjalë për ta ofenduar atë që ke përballë. Në fakt gomari në vende të ndryshmë të botës ka tjetër simbolikë, përshembull në SHBA është simbol i politikës, është logo zyrtare.

Nga ana tjetër në Shqipëri e ofendojmë kot gomarin ose e përdorim ndoshta gabimisht si fjalë fyese sepse gomari është punëtor, është i palodhur, ndihmon, kurse nga ana tjetër kemi dëshirën e kryeministrit se mund ta pranojë t’i thonë gomar. Në fakt Edi Rama nuk është as punëtor as i palodhur, as i mençur sa gomari.

LEXO EDHE:  Çështja e detit/ Berisha zbulon “kodin e tradhtisë” së Ramës

LEXO EDHE:  Çështja e detit/ Berisha zbulon “kodin e tradhtisë” së Ramës

Siç e theksuam më lart, e fyejmë gomarin po ta përdorim si shprehje përballë Edi Ramës. Ndoshta ka ardhur koha që kryeministri t’i gjejë vetës një tjetër epitet pasi fjala gomar, gomar me zile dhe gomerë të tjerë nuk do i shkonte Edi Ramës, as qeverisë së tij. Do të ishte më mirë t’i vendoste ndonjë epitet të ndonjë kafshe tjetër e cila të ishte më gjumashe, më grabitqare, më tinzare.

Ajo që tha se ndihej keq kur i thonin hajdut, nuk i shkon Edi Ramës, është shumë pak për të. Ndoshta do të duhet që kryeministri ta vrasë edhe pak mendjen për t’i gjetur epitetin e vërtetë që i takon atij dhe qeverisë së tij të Rilindjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE