LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Këtu ka luks"/ Ngjela: Tregu do tronditet, Rama po mendon të vjelë "lopën e brendshme"

2 Maj 2020, 19:34, Ekonomi CNA
"Këtu ka luks"/ Ngjela: Tregu do tronditet, Rama po mendon

Avokati Spartak Ngjela, tha se qeveria po i sheh me përparësi investimet e turizmit për shkak se do të kemi impakt të keq ekonomik nga karantina dhe koronavirusi.

Ngjela deklaron se këtu ka luks dhe se qeveria po mendon t’i zbusë efektet negative në treg dhe ekonomi me kapitalin shqiptar, që e cilëson si “lopë të brendshme”.

“Mendon të vjelë “lopën e brendshme”, kapitalin shqiptar, ai që ka shpenzuar deri tani në turizmin ndërkombëtar. Shqiptarët nuk e dinë që edhe këtu ka luks, edhe unë se kam ditur. Meqë janë ndaluar sivjet qarkullimet për turizëm, shqiptarët nuk do shkojnë në vendet ku kanë bërë pushimet si Turqia, Italia, bregdeti francez. Mendon të zbusë efektet negative në treg dhe ekonomi si pasojë e kësaj gjendje. E ka të saktë apo jo këtë optikë nuk e di. Por Rama ka thënë se tani do t’i drejtohemi turizmit shqiptar, ishte thënie patriotike por nuk kishte lidhje me patriotizmin. Po kishte lidhje me faktin që ata që shpenzojnë shumë për turizmin, kapitali dhe biznesi, ata do ta shpenzojnë në turizmin shqiptar”, u shpreh ai në një lidhje me Rtv Ora.

Sipas tij, shteti po kërkon të rrisë konsumin dhe shëndoshë ekonominë përmes turizmit që të balancojë defiçitet e tregut, pas pretendon se tregu do të ketë tronditje.

“Pushteti politik i tij është në ngritje në funksion të shkeljeve, shkeljet janë bërë për epideminë. Çështja është se çfarë do të bëhet pas epidemisë, do të jemi të sigurt që mbaroi apo ky do të vazhdojë të na thotë se jemi në epidemi. Çfarë do të bëjë ky me pushtetin e madh, do ta lëshojë? Liria ka çmimin e saj, ne nuk e kemi paguar ende se dalin këta kryetarë partish, dhe këta kryeministra. Tregu do të ketë tronditje, mos e diskutoni. Ky nuk ka para, po e hedh me pikatore paranë në treg. Kjo çlodhje që i futi brenda bunkerëve i ka bërë të mendojnë se po drejtohen nga njerëz inkopetentë”, theksoi avokati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga