LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Urdhëri për rikthimin e studentëve në auditore/ Pedagogu i gazetarisë: I papërgjegjshëm dhe fyes

1 Maj 2020, 13:06, Sociale CNA
Urdhëri për rikthimin e studentëve në auditore/ Pedagogu i

Urdhri i Ministrisë së Arsimit për t?u rikthyer në auditorë nuk është pritur mirë nga pedagogët, të cilët e konsiderojnë si vendim absurd dhe të papërgjegjshëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, pedagogu i gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, Elvin Luku, e cilësoi urdhër absurd, problematik dhe fyes.

?Në një kohë kur kemi përshtatur të gjitha kurrikulat në mësimdhënie online, papritur na kërkohet rikthimi në auditorë, kjo pa pasur parasysh tipologjinë e virusit, gjë që na vë në rrezik, pasi imagjinoni si mund të jetë përhapja e virusit në kushtet kur studentët do të mblidhen këto 3-4 javë dhe nëse ndokush do të jetë i infektuar dhe asimptomatik?, – u shpreh Luku.

Pedagogu i gazetarisë theksoi se të rrezikuar nuk janë vetëm stafi pedagogjik, por dhe administrata, studentët dhe familjarët e tyre.

Në mesjavë, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, deklaroi se universitetet duhet të rikthejnë brenda muajit qershor mësimin në auditorë për studentët të cilët janë në mbyllje të ciklit të studimit bachelor dhe master, kjo për t?iu mundësuar dhënien e diplomave në korrik.

Këtë deklaratë Luku e cilësoi lajthitje dhe nëpërkëmbje të punës së pedagogut. Ai arsyetoi se Ministria e pranon që disa universitete kanë punuar mirë me mësimdhënien online, por që sidoqoftë njësoj si universitetet që nuk i janë përgjigjur mirë duhet të rikthehen në auditorë.

Prej 9 marsit studentët e të gjitha universiteteve janë detyruar të vazhdojnë leksionet online, për shkak të epidemisë së COVID-19.

Ministria e Arsimit ka urdhëruar që për studentët e tjerë mësimi të rifillojë në auditorë më 25 gusht, ku pas 3-5 javësh përsëritje në shtator të zhvillohen provimet.

Mirëpo Luku u shpreh se disa fakultete, për shkak të llojit të lëndëve, mundet t?i kryenin provimet edhe online, gjë që si duket nuk është marrë parasysh.

Lajmet e fundit nga