LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“U gjobitën nga policia”/ Infermieri shqiptar tregon çfarë ndodhi në Itali

1 Maj 2020, 07:31, Aktualitet CNA
“U gjobitën nga policia”/ Infermieri shqiptar tregon

Korab Gjana një nga 30 mjekët dhe infermierët e grupit të parë  që u dërguan nga qeveria shqiptare në ndihmë të Italisë ka folur për Abc News lidhur me lajmin e publikuar në mediat italiane se ishin gjobitur me 500 euro pasi festuan pa doreza dhe maska.

Ai e quan të ekzagjeruar lajmin, pasi sipas tij ka qenë një festë e vogël në momentin e marrjes së përgjigjeve negative që më pas do të pasohej edhe me kthimin në shtëpi pranë familjeve të tyre. Gjana sjell në vëmendje edhe titujt që qarkulluan në disa gazeta dhe portale online pas mbërritjes në Itali se nuk kishin dokumente, por që sipas tij rezultoi i rremë pasi të nesërmen nisën punë në shërbim të pacientëve.

?Reagimi i gazetave ishte shumë i ekzagjeruar sepse nuk ka qenë ashtu situata edhe pse s?kam qenë pjesë personalisht në ato momente. Momente gëzimi nga marrja e përgjigjeve negative të tamponeve Covid-19 ishte indicie për gëzim dhe kthimi ne Shqipëri e pranë familjeve tona.

Kur vajtëm atje u publikua, mjekët dhe infermieret kanë dokumente. Ku ky informacion  nuk ishte i vërtetë sepse të nesërmen ne vazhduam punë. Këta publikime nuk janë të këndshme.

Sigurisht por ama nuk e hedhin dot poshtë punën tonë dhe përfaqësimin e vendit që bëri bujë sesi Shqipëria aq e vogël dhe e varfër arriti t?iu ishte pranë italianëve në këto ditë të vështira. Në dijeninë time kanë pasur vërejtje për zhurmën por jo që janë gjobitur apo paguar gjobë?, shprehet Gjana.

Gjana tregon se pas kthimit në Shqipëri do të qëndrojnë të vetëkarantinuar për 14 ditë në shtëpi dhe më pas do të kthehet punës në urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare.

Ai thotë se me vete kanë marrë përvojë profesionale me pacientë të infektuar me Covid-19 të cilën do e përdorin edhe në pavionet tona, tashmë edhe më të trajnuar për të shmangur një ifentkim të mundshëm.

?Në shtëpi të vetëkarantinuar. Pastaj do i rikthehem punës intensive ku punoj ndër-vite në urgjencën e QSUT-së! Përvoja profesionale është kyç në këtë situatë. Të përballesh me pacientë Covid-19 është një moment shumë i vështirë sepse risku për t?u infektuar është i lartë sepse gjatë gjithë kohës je i ekspozuar?, tregon ai.

Momenti më i bukur që ka lënë mbresa tek ai është padyshim momenti i nisjes në shtetin italian kur kishte më shumë nevojë, ndërsa momenti më i vështirë është puna me pacientë të rënduar edhe nga ana psikologjike për shkak të sëmundjes që nuk e kontrollonin sjelljen e tyre dhe kujdesin për distancim social.

?Momenti më i bukur është gjesti ynë që i erdhëm në ndihmë popullit italian atëherë kur kishte më së shumti nevojë. Momenti më i vështirë ishte kur punonim me pacientë te axhituar dhe ata që nuk e kontrollonin veten sepse rritej tej mase mundësia për infektim. Por kujdesi ynë maksimal tregoi që ia dolëm duke ruajtur veten dhe kolegët?, përfundon Gjana.

Lajmet e fundit nga