Connect with Us

Shkëmbi: Në futboll më bezdisnin “Tarzanët”, ju tregoj lojtarin më shakaxhi

Sport

Shkëmbi: Në futboll më bezdisnin “Tarzanët”, ju tregoj lojtarin më shakaxhi

Publikuar

-

Bledi Shkëmbi ka shumë pak vite që i është futur trajningut, megjithatë gjithnjë e kujton me nostalgji kohën kur luante futboll. Me atë karrierë të gjatë e të suksesshme, sigurisht që ka shumë për të thënë.

Edhe pse si gjithnjë është i kujdesshëm me deklaratat e tij, në intervistën e dhënë enkas për “Panorama Sport” ka zbuluar diçka më tepër. Rrëfen se gjithnjë e kanë bezdisur lojtarët që bënin si “Tarzanë” në fushë, por edhe raportet me presidentët. E ndien mungesën e futbollit, ndaj shpreson që kampionati të rinisë dhe verdiktet të jepen në fushë.

Mbani mend në kohën tuaj të ketë ndodhur ndonjëherë kjo ndërprerje?

Është e vështirë të gjesh një precedent tjetër të këtij lloji. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të jetë ndërprerë kampionati dhe për më tepër për arsye të tilla.

A duhet të vazhdojë kampionati?

Kampionati duhet të fillojë dhe shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Është e udhës që gjithçka të rinisë në fund të muajit maj. Duke parë që situata me “COVID-19” në vendin tonë po shkon drejt normalizimit, ka ardhur koha që edhe futbolli të fillojë.

Po bëhen gati dy muaj pa stërvitje. Çfarë ndikimi ka te një lojtar kjo ndërprerje dhe sa kohë i duhet që të marrë veten plotësisht?

Një ndalesë e tillë ndikon shumë te lojtarët. Dihet që shanset për mbajtur formën fizike janë minimale, për të mos thënë 0. Ata që preken direkt janë pikërisht futbollistët, trajnerët dhe klubet. Është një çoroditje e madhe, gjithsesi është e udhës që fillimisht ekipet të kenë një kohë në dispozicion për t’u stërvitur. Një afat prej tri javësh përgatitjesh mjafton për të përshtatur ekipet për të rifilluar kampionatin.

Nëse kjo periudhë zgjat, çfarë duhet të bëhet me kampionatin sipas jush?

Është një pyetje shumë e vështirë, pasi nuk e çoj dot në mend që një kampionat të mbyllet pa u luajtur ende një fazë. Shpresoj që të mos ndodhë një gjë e tillë.

Kush është lojtari më i mirë me të cilin keni luajtur ndonjëherë në karrierën tuaj, që e keni pasur në ekip?

Në karrierën time kam pasur shumë lojtarë të mirë që i kam pasur në ekip, po edhe si kundërshtarë. Por nuk mund të veçoj ndonjë.

Po kundërshtari më i bezdisur për ju?

Të them të drejtën, kundërshtarët që më kanë bezdisur më shumë kanë qenë lojtarë që silleshin si Tarzani në fushë. Ata nuk kishin pikën e kulturës njerëzore dhe sportive. Dhe, për fat të keq, ka pasur goxha futbollistë të tillë.

Lojtari më shakaxhi ndër vite në ekipet ku keni luajtur?

Lojtari më shakaxhi dhe që e mbante gjallë atmosferën në një ekip ka qenë dhe mbetet vetëm një: Tefik Osmani.

Presidenti me të cilin keni debatuar më shumë?

Në gjithë karrierën time nuk kam debatuar asnjëherë me presidentët e klubeve ku kam punuar.

Jam munduar të bëj detyrën time dhe të komunikoj me ta për të mirën e ekipit. Po ai që jua bënte më shumë qejfin?

Në fakt, të them të drejtën, më shumë qejfin ma kanë bërë pasi lashë sportin. Dhe kjo është diçka normale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Jurgen Gjasula: Kam shumë dëshirë të luaj me Tiranën, tani jam tifoz…

Publikuar

-

Nga

Jurgen Gjasula ëndërron të luajë me Tiranën në të ardhmen. Mesfushori 34-vjeçar, i cili ka kaluar një pjesë të madhe të karrierës në futbollin gjerman, nuk e fsheh se do të dëshironte të vishte fanellën bardheblu në të ardhmen, edhe pse është pranë fundit të karrierës së tij.

Vëllai i madh i Klaus Gjasulës, ka treguar në “Fan Zone” disa nga kuriozitetet rreth karrierës së tij, por edhe për lidhjen e ngushtë që ka me të villain, Klausin, i cili arriti ta kalonte sa i përket hapave në karrierën e tij duke u bërë kapiten i një skuadre në Bundesligë e një titullar në kombëtaren shqiptare.

“Unë jam 34 vjeç, jam dalëngadalë pranë fundit të karrierës, por jam shumë i lumtur te Magdeburg, janë tifozë të çmendur, janë më të cmendurit që kam parë deri tani, ke kënaqësi të luash aty. Pastaj kam qejf të vazhdoj diçka me futbollin, gjithë jetën time kam luajtur futboll e nuk kam bërë gjë tjetër, shpresoj që të kem mundësi të vazhdoj të qëndroj te fulbolli edhe kur të mbaroj karrierën si lojtar. Nuk e kam vendosur ende 100%, kam qejf që edhe 2-3 vite nëse me mban fuqia të vazhdoj.

Në familje tifozë me Tiranën? Të gjithë ashtu jemi, por unë kam qenë 4 vjeç kur kemi ikur, Klausi ishte 6 muajsh dhe nuk kam pasur mundësi akoma për të luajtur për Tiranën. Të shohim, në jetë nuk i dihet asnjëherë, shpresoj të kem fuqinë që të luaj futboll profesionist në vijim.

Ne Champions sI bardheblu? Dëshirë do kisha të them të drejtën por kam akoma edhe një vit kontratë me Magdeburg, të shohim si do të vazhdojë situata me virusin, a mund të vazhdojë kampionati apo jo, Por kam edhe një vit kontratë ndaj besoj se do të jetë e vështirë.

Klausi më lart në karrierë? Ndonjëherë në futboll e jetë nuk i dihet, ka lidhje edhe me fatin e unë gëzohem shumë që Klausi ka arritur atë që ka arritur momentalisht. Kam pasur gjithmonë besimin te ai, edhe në momentet që ka thënë ‘nuk besoj se do të vazhdoj’ e kam mbështetur, i kam thënë që mos ndalo. Në jetë nuk i dihet asnjëherë, edhe pak fat duhet, pa fat është e vështirë të ecësh në futboll. Unë jam në një moshë që nuk është më aq lehtë, në Gjermani kur kalon mbi 30 vjeç thonë je i vjetër, kanë më qejf të punojnë me të rinj që mund t’i shesin sesa lojtarë në moshën timë. Në Gjermani jam tifoz me Frajburg se jam rritur aty, por tani për ekipin e Klausit, Jam vëllai i madh dhe çdo ndeshje e shikoj dhe pas lojës i jap këshilla që të kalojë më mire në radhën tjetër”, tregoi ndër të tjera mesfushori i cili ka veshur në dy ndeshje edhe fanellën e përfaqësueses shqiptare.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Trajneri i Malagës skanon dy shqiptarët, Ja si luajnë Sadiku dhe Keidi Bare

Publikuar

-

Nga

Trajneri i malagës në Spanjë Segunda, Sergio Garcia Pellicer ka dhene se fundi nje interviste per “Sport Ekpsres”. Ky i fundit stërvit mesfushorin Keidi Bare dhe sulmuesin Armando Sadiku. Të dy këta futbollistë janë pika kyçe e ekipit spanjoll, por edhe e shpresës së madhe të Shqipërisë, për t’u kualifikuar në kompeticionet e ardhshme dhe për të përsëritur suksesin e Francës. Sa i përket Bares, vlerësimet kanë qenë më të larta. “Punon sikur të mos e ketë një të nesërme”, është shprehja e përdorur nga trajneri Sergio, që vulos më së miri përkufizimin për “pitbullin tonë”. Ndërsa kur flitet për Sadikun, thuhet se bën një punë të mirë edhe në lojën pa top, për të futur në presion kundërshtarët dhe për të krijuar hapësira për shokët e ekipit.

Përshendetje trajner dhe është kënaqësi t’ju kemi për një media shqiptare. Atëherë Malaga për ne është një skuadër me histori dhe që vendin e saj e ka në elitën e futbollit spanjoll, tek më të mirat. Vitet e fundit ka një rënie, do e shohim sërish këtë klub si dikur?

Atëherë fillimisht ne lumturohemi kur dëgjojmë se në Shqipëri mendojnë se Malaga është një nga ekipet më të mira në Spanjë. Po është e vërtetë që për shumë vite të historisë së klubit ne kemi qenë në elitë. Për shkakun e tifozëve që ne kemi, jemi një nga më të mirat në Spanjë. Tani janë periudhat e tranzicionit në të cilat çdo vit duhet të vendosësh themelet, në mënyrë që pak nga pak të rikthehesh në atë ekip që ishim në vitet e kaluara. Tani le të merremi me realitetin ku ndodhemi, të arrijmë objektivin për të shpëtuar nga rënia dhe më pas për të ëndërruar që të mbërrijmë sërish në nivele të larta. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjëndje që të hedhim themelet e një Malaga tërheqëse.

Pas Realit të Madridit dhe Barcelonës, në fakt Malaga po na kthehet ekipi i tretë spanjoll më i pëlqyer në Shqipëri…

Nuk e dija, po e përsëris që për ne është një kompliment që na ndiqni kaq shumë në vendin tuaj. Po e imagjinoj, që sigurisht kjo ka ardhur nga ndikimi i dy lojtarëve tuaj që ndodhen në skuadrën tonë.

Po padyshim, Armando Sadiku dhe Keidi Bare. Sa të rëndësishëm janë për projektin tuaj?

Ata janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm për ekipin për shkak të karakteristikave të tyre, përveç kësaj performanca e tyre është shumë e mirë dhe veçanërisht sepse ata kanë një mentalitet fituesi, që garojnë në maksimum dhe këtë gjë e përçojnë edhe në grupin e lojtarëve të tjerë.

Keidi Bare më në veçanti shihet si e ardhmja e Shqipërisë. Është lojtar me shumë kualitete, por mund ta quajmë edhe si “futbollist të vështirë për ta menaxhuar” për nervat në lojë apo jo?

Keidi është një lojtar që çdo trajner do ta dëshironte në ekipin e tij, për shkak të karakteristikave dhe personalitetit të tij. Bare luan sikur të mos e kishte një “nesër”. Është agresiv me dhe pa topin në një sens të mirë të lojës, ndonjëherë ndodh që të shkojë në kufirin e situatës që të merrni edhe ca kartona të tjera, por me kohën dhe me përvojën do rregullohen. Marrëdhënia jonë është e shumë e mirë, flasim gjithmonë dhe shumë e lehtë për mua.

Por nuk do të jenë për shumë kohë me ju. Getafe po përflitet se është afër mesfushorit tonë dhe nga ana tjetër Sadiku duhet të rikthehet nga huazimi te Levante…

Normalisht që do të ketë zëra për lojtarë të mirë, por mendimi ynë është vetëm që të gjithë ne të garantojmë maksimumin tonë. Nuk duam të mendojmë për të ardhmen, sepse na largon nga qëllimi që kemi. Të punosh për të tashmen, për të përmirësuar të ardhmen. Kjo është moto që kemi te Malaga.

E për ta përmbyllur, do të dëshironim një përshkrim të karakteristikave të dy futbollistëve të Shqipërisë që ju i stërvisni, cilat janë ato?

Sadiku është një sulmues me një kapacitet të parë për të punuar edhe pa qenë në kontakt me topin. Taktikisht është i zgjuar dhe kur bëhet fjalë për të bërë presionin e parë, gjithmonë e ndihmon ekipin pa top. Pastaj në pjesën sulmuese e kemi referencë, për lojën në ajër, është dinamik që shokët e ekipit të përfitojnë nga hapësirat që Sadiku lë brenda zonës dhe është një sulmues që përfundon saktë dhe sulmon hapësirat.

Bare është një mesfushor që mund të luajë si një mesfushor mbrojtës, me shumë aftësi për të qenë edhe në zonën e rivalit, për të punuar shumë dhe rikuperuar në mbrojtje. Është dinamik, vazhdimisht furnizon linjat e tjera me pasimet e sakta, ndërsa ne mendojmë se ai mund të luajë si një “8” për shkak të kushteve të tij fizike dhe teknike, për të qenë më agresiv në fushën e rivalit. /Sport Ekspres/

LEXO TE PLOTE

Seria A

Francesco Totti vjen me fjalë të mëdha për Lazion Igli Taren

Publikuar

-

Nga

Francesco Totti ka befasuar gjithë sportdashësit italian me deklaratën e tij të fundit. Nuk është se ndodh shpesh, ndoshta nuk ndodh më kurrë, por ikona e Romës ka thënë fjalë të mira për rivalët lokal të Lazios.

Kryeqytetasit janë duke bërë një sezon të madh, teksa janë në garë për titullin e kampionit së bashku me Juventusin dhe Interin. Kapiteni legjendar i Romës e vlerëson shumë ecurinë e Lazios këtë edicion.

Ish-sulmuesi italian ka lavdëruar trajnerin Simone Inzaghi, por edhe drejtorin sportiv Igli Tare për ecurinë e Lazios. “Lazio po bënë një kampionat që askush nuk e priste. Duhet të bëjmë një duartrokitje trajnerit Inzaghi dhe të gjithë skuadrës”.

“Sportiviteti vjen para së gjithash. Më pas janë tre apo katër lojtarë që bëjnë diferencën ashtu si dhe Tare që është një drejtor sportiv i madh”, deklaroi Totti.

Deklarata e ish-kapitenit të Romës ka bërë bujë të madhe për faktin se Totti kishte Lazion skuadër rivale, por tani pas përfundimit të karrierës së tij gjakrat janë ftohur.

Gjithsesi vlen të theksohet se Totti dhe drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare janë miq shumë të mirë dhe natyrisht se ish-kapiteni i Romës nuk kursen lëvdatat për mikun e tij i cili ka bërë një punë të shkëlqyer si drejtues i Lazios në vitet e fundit.

LEXO TE PLOTE