LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rekomandohet që hapja të jetë rajonale”/ Pipero tregon kur duhet përdorur maska

1 Maj 2020, 19:49, Lifestyle CNA
“Rekomandohet që hapja të jetë rajonale”/ Pipero

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur lidhur me hapjen graduale që qeveria po bën për shkak të situatës nga koroanvirusi.

Sipas Piperos, rekomandohet që hapja të jetë rajonale, ku ka patur shumë raste ose aspak

?Rekomandohet që hapja të jetë rajonale, ku ka patur shumë raste ose aspak. Ka një studim të fundit që thotë se deri dje mendonim se fëmijët e dërgonin virusin në shtëpi, tani thuhet se për fëmijët deri 12 vjeç infektohen ata nga të rriturit dhe jo e kundërta. Strategjia që po ndjekim ne është më adekuate?, ka thënë Pipero mbi masat e qeverisë.
Mjeku thekson se maska rekomandohet të mbahet në ambiente publike dhe kur studentët të rikthehen në auditore në qershor.

?Maska duhet të vendoset në ambiente publike, nuk është e nevojshme të vendoset kur jeni në rrugë. Polici sigurisht duhet ta ketë. Duhet medoemos të mbahet maska me studentët kur jeni në ambiente të mbyllura?, ka shtuar mjeku./CNA.al

Lajmet e fundit nga