LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama pritet me protesta në Fier/ Qytetarët: Na keni mashtruar për pagën e “luftës”

1 Maj 2020, 09:52, Politikë CNA
Rama pritet me protesta në Fier/ Qytetarët: Na keni mashtruar për

Kryeministri Edi Ramë është pritur me protesta sot në vizitën e tij në Fier.

Mësohet se dhjetëra qytetarë, punonjës të rafinerisë së naftës, kanë protestuar sot kundër Ramës, ndërsa theksojnë se nuk kanë marrë pagën e ?luftës?.

Ata shprehen se gjendja e tyre ekonomike është e mjerueshme dhe kanë frikë për të ardhmen.

“Na la pa bukë dhe tani na shpërndanë, ja ky është Edi Rama”,

“Pagën e luftës nuk e ka marrë asnjëri. Po deshi të dalë ndonjëri dhe të thonë që e ka marrë. Të gjithë punëtorët janë në një gjendje të mjerueshme. Nuk e dimë se ça do bëhet me ne, me sa shikojmë nuk ka të ardhme fare. Rama e di gjendjen tonë”, thanë disa nga protestuesit.

Lajmet e fundit nga