LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Për ata që janë futur në udhën qorre të krimit”/ Lleshaj bën deklaratën e fortë

1 Maj 2020, 10:51, Kronika CNA
“Për ata që janë futur në udhën qorre të

Pas zbardhjes së krimit të dyfishtë në Durrës, ku u arrestuan autorët e vrasjes së vëllezërve Haxhia, ka ardhur edhe reagimi nga ana e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Lleshaj, paralajmëron se të gjithë kriminelët do të përballen me ligjin.

?Zbardhja e plotë dhe arrestimi i të dyshuarve për dy vrasje në Durrës është një sukses i rëndësishëm i Policisë së Shtetit.

Kjo goditje tjetër e fortë kundër krimit të organizuar provon se as pandemia dhe asgjë tjetër nuk arrin të cenojë sadopak angazhimin e Policisë sonë në këtë front prioritar.

Lufta kundër krimit të organizuar, kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve apo lëndëve narkotike, përmirësimi i parametrave të sigurisë rrugore dhe angazhimi i fortë kundër dhunës në familje janë prioritete absolute për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit.

Policia e Shtetit, drejtuesit dhe punonjësit e saj në të gjitha nivelet meritojnë urimet më të mira për sukseset e shënuara gjatë gjithë këtyre ditëve të pazakonta, ku spikat pa dyshim, goditja e fortë në Durrës.

Të njëjtat falënderime i drejtohen dhe prokurorëve të Prokurorisë Durrës, të cilët kontribuuan thelbësisht në suksesin e operacionit ?Shën Vlashi?, duke dëshmuar kështu bashkëpunimin përherë e më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe degëve të Prokurorisë në të gjithë vendin.

Për këdo që ka humbur rrugën e jetës së ndershme dhe është futur në udhën qorre të krimit, një gjë duhet të jetë e qartë: është vetëm çështje e shkurtër kohe. Të gjithë do të përballen me ligjin.

Edhe njëherë urime për Policinë Shqiptare!?-shkruan Lleshaj.

Lajmet e fundit nga