Connect with Us

Pastrimi i parave/ 115 zyrtarë u referuan për hetim tek Hetimi Tatimor dhe Prokuroria

Lajme

Pastrimi i parave/ 115 zyrtarë u referuan për hetim tek Hetimi Tatimor dhe Prokuroria

Publikuar

-

Të paktën 115 zyrtarë përfshi deputetë apo drejtues të nivelit të lartë janë referuar për kontoll në Drejtorinë e Pastrimit të Parave, Hetimin Tatimor apo kallzuar në Prokurori e Polici për problematika të hasura gjatë kontollit të pasurisë së tyre.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit bëri me dije se vetëm për vitin e shkuar janë ndëshkuar me gjobë për shkak së kanë refuzuar të deklarojnë konfliktin e interesit të paktën 54 zyrtarë.

Referuar raportit vjetor 2019 rezulton se gjatë vitit të shkuar është vijuar me procesin e pranimit, regjistrimit dhe administrimit të deklaratave të interesave privatë, të subjekteve që mbartin detyrim për deklarim.

Nga të dhënat e regjistruara dhe të administruara nga Sektori i Protokoll-Arkivës dheAdministrimit të Deklaratave të Pasurisë, rezulton se numri i përgjithshëm i subjekteve (subjekte në funksion, ish-subjekte deklarues, kandidatë) deri më 31.12.2019 është 15.540 subjekte deklarues, nga të cilët:

– 17.3% ose 2.689 subjekte rezultojnë të jenë në funksion;

– 81.8% ose 12.718 subjekte rezultojnë të jenë ish-subjekte deklarues;

– 0.9% ose 133 subjekte rezultojnë të jenë kandidatë.

“Numri i deklaratave të administruara nga Inspektorati i Lartë për vitin 2019, është 3.868 deklarata të interesave privatë, nga të cilat, të ndara sipas llojeve të tyre, rezultojnë këto të dhëna statistikore:

LEXO EDHE:  Prokuroria kërkon të dhëna për Artur Bushin dhe materiale shtesë për Flamur Nokën

Deklarata Periodike/Vjetore – 2.680 deklarata;

– Deklarata Para Fillimit të Detyrës – 512 deklarata;

– Deklarata Pas Largimit nga Funksioni – 548 deklarata;

– Deklarata Kandidati – 128 deklarata.

Të paktën 69.3 % e totalit të deklaratave të interesave privatë, të administruara nga ILDKPKI gjatë vitit 2019, përbëhet nga deklaratat Periodike/ Vjetore, 13.2 % nga deklaratat Para Fillimit të Detyrës, 14.2% e tyre përbëhet nga deklarata Pas Largimit nga Funksioni, si dhe 3.3 % e përbëjnë deklaratat e kandidatëve” vlerëson ILDKPKI.

Paralelisht me administrimin e deklarimeve ILDKPKI gjatë vitit të shkuar ka bërë kontoll të plotëpër  1,417 subjekte deklarues, si për shkak funksioni, ashtu edhe bazuar në informacione të ardhura nga denoncimet në numrin pa pagesë 0800 9999, postën zyrtare dhe elektronike, media. Kjo është bërë për vërtetimin e saktësisë dhe vërtetësisë së të dhënave të pasurive, të ardhurave e detyrimevetë deklaruara nga zyrtarët dhe personat e lidhur me ta apo konstatimin e rasteve të konfliktit të interesave./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

Shqiptarët me pagat më të ulëta në rajon, kryeson Mali i Zi

Publikuar

-

Nga

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin. Viti 2021 solli rritje të pagës minimale dhe shtesa për një pjesë të administratës, por të ardhurat nga puna na rendisin të fundit, krahas Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjës e Kosovës.

Në pjesën e parë të vitit, paga në shtet arriti në 68 000 lekë (563 euro) ndërsa në sektorin privat, 51 mijë lekë (422 euro).

Sipas sektorëve, bankierët dhe punonjësit teknologjisë së informacionit paguhen më shumë 990 euro (120 mijë lekë) dhe 730 euro (88.000 lekë), ndërsa pagat më të ulëta ndahen në ndërtim (347 euro) dhe bujqësi e peshkim (298 euro).

LEXO EDHE:  Ngjarja që tronditi Elbasanin/ Zbutet akuza për atentatorin e Çapjave

LEXO EDHE:  Dosja "Becchetti", skema e pastrimit te parave sipas Prokurorise



Pagat më të larta në rajon sipas profesionit, ndahen në Mal të Zi për bankierët me rreth 1500 euro në muaj. Në arsim, mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë (gati 560 euro).

Rritja e rrogave është një ndër synimet kryesore të qeverisë në programin për 4 vitet e ardhshme. Ajo programon që deri në 2025-ën, paga mesatare në administratë të rritet me 25 për qind, për të shkuar në 85 000 lekë ose 700 euro.

Për Eurostat, Shqipëria ka sot mesataren e të ardhurave për frymë, sa 31% e mesatares së vendeve europiane./euronews

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kompania One falenderon partnerët për rezultatet e një viti

Publikuar

-

Nga

Drejtuesit e One Telecommunications mblodhën partnerët e gjithë rrjetit të dyqaneve për të ndarë me ta rezultatet e një viti të markës One.

Drejtori Ekzekutiv, Emil Georgakiev çeli prezantimin me arritjet që kompania One ka patur përgjatë 1 viti, që prej lançimit të markës. “Përgjatë një viti, kemi arritur tregues shumë pozitiv. Matjet periodike të tregut na nxjerrin vazhdimisht në rritje dhe ky është një moment që duhet ta shfrytëzojmë që të shkojmë përtej. Duhet të vazhdojmë të mendojmë ndryshe dhe të veprojmë ndryshe, duke mbajtur nevojat e abonentëve në fokus dhe kështu do të bëjmë diferencën në treg.”

Sipas Z. Georgakiev, ruajtja e nivelit të të ardhurave, përmirësimi i shërbimit dhe rritja në treg janë dhe mbeten objektivat kryesorë.

Gjatë këtij takimi, Drejtori Komercial, Athanasios Paraskevas prezantoi gjithashtu rezultatet që One ka arritur si rrjedhojë e një serie investimesh dhe vendimesh të mira që janë kryer.

“Pikë së pari, certifikimi i rrjetit tonë nga Umlaut si rrjeti me përvojën më të mirë të përdoruesit, ishte arritja më e madhe që erdhi si rezultat i një investimi madhor. Modernizimi i gjithë rrjetit One dhe partneriteti teknologjik me Ericsson e ripozicionoi kompaninë, pas më shumë se 10 vitesh, si operatori me rrjetin më të mirë.” Sipas të dhënave që Z. Paraskevas ndau me të ftuarit, në një vit, kompania është rritur me 5% të tregut duke iu afruar shifrës 40% të “cilën synojmë ta arrijmë së shpejti”.

LEXO EDHE:  Atentati ndaj biznesmenit pa autor/ Prokurori i skandalit, në duar të mafias?

LEXO EDHE:  Lirohet piloti i ‘drogës’/ Artan Hoxha shpërthen ndaj Prokurorisë: Çfarë m.. sekreti kam nxjerrë ?



“Pas një viti si One Telecommunications kryesojmë në matësin për kënaqësinë e abonentëve. Nga ana tjetër, tashmë 80% e publikut e njohin markën tonë, ndërsa shërbimi i klientit vazhdon të përmirësohet”, u shpreh Z. Paraskevas duke cituar rezultatet e fundit të studimit të tregut.

Sipas drejtuesve të One që prezantuan gjatë këtij takimi, partneriteti teknologjik me Ericsson ka krijuar avantazh të madh konkurues. Modernizimi i rrjetit dha mundësinë që të gjenerohen produkte shumë novatore, siç janë internet më i mirë për shtëpinë, telefona të mençur me pagesa të ulëta mujore, planet Ultra Unlimited me koncept krejtësisht te ri, me shpejtësi pa limit, etj.

“Por ne nuk jemi mjaftuar me kaq. Kemi punuar në disa drejtime paralelisht, duke rimodeluar gati 90% të rrjetit të dyqaneve dhe duke trajnuar vazhdimisht stafin e dyqaneve për të dhënë zgjidhjet më të mira për klientët.” – tha Z. Paraskevas.

Në përmbyllje të prezantimit, Z. Paraskevas ndau objektivat e vitit 2022 me partnerët duke thënë se “ne nuk ndalemi këtu, ne shkojmë përtej!”

LEXO TE PLOTE

Lajme

Djaloshi shqiptar ekspozohet në ekranin gjigand të “Times Square” në New York

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Nuk ndodh shpesh që të shohim portretin e një shqiptari të ekspozohet në ekranin më të famshëm në botë, atë të “Times Square”, i cili është i lokalizuar në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zakonisht, brenda këtij ekrani gjigand kemi parë yjet tona të muzikës si; Rita Orën, Bebe Rexhën apo edhe Dua Lipën.

Por, mes protagonistësh që së fundmi zuri vend në këtë ekran është edhe Leon Arifi, bashkë me aktivisten, Fjolla Rraci.



Në imazhin e ekspozuar në “Times Square”, Leoni, shihet i buzëqeshur dhe plot jetë përkrah, aktivistes, Fjolla Rraci, e cila në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët dhe të rriturit të prekur nga sindroma “Down” dhe ata me autizëm.

LEXO EDHE:  Atentati ndaj biznesmenit pa autor/ Prokurori i skandalit, në duar të mafias?

LEXO EDHE:  Tentoi të vrasë një person/ Arrestohet 19 vjeçari në Tiranë

Ndërkaq, lajmin e ka bërë të ditur vetë aktivistja, Rraci, me anë të një postimi nënw rrjetet sociale, ndërsa ka treguar momente kur ajo e kishte mësuar Leonin.

“Leon, kjo foto osht ba n’shkolle, aty ku çdo dite t’lume tu t’msu ty une kam msu prej teje. Sot e ke hijeshu New York-un e mu ma ki hijeshu jeten vite ma pare. Sahere flasim n’telefon t’lutna mos me m’harru, sot po t’lutna prap”, ka shkruar Rraci.

LEXO TE PLOTE