LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Mungon lidershipi"/ Guterres: Komuniteti ndërkombëtar është i përçarë

1 Maj 2020, 08:46, Blog CNA
"Mungon lidershipi"/ Guterres: Komuniteti ndërkombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres thotë se komuniteti ndërkombëtar është i përçarë në një kohë kur duhet më shumë se kurrë të jetë i bashkuar. Ai thotë se mungon lidershipi dhe lidhja e tij me pushtetin.

COVID-19 vazhdon rrugën drejt dëmeve edhe më të mëdha, thotë Antonio Guterres, duke shprehur hidhërimin për 200 mijë të vdekurit nga pandemia në botë. Në një konferncë virtuale shtypi mbajtur të enjten më 30 prill, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, informoi mbi gjendjen në botë dhe tha se pritet që ende shumë njerëz të humbin jetën, sidomos në ato pjesë të botës që e kanë të vështirë ta përballojnë situatën.

Guterres shprehu shqetësimin për mungesën e solidaritetit me vendet në zhvillim, për t?i bërë ato të afta që të përballojnë pandeminë dhe pasojat ekonomike dhe sociale. Sekretari i Përgjithshëm tregoi çfarë po bën OKB, përveçse ?thirrjes për solidaritet, unitet dhe shpresë?.

Çfarë po bën OKB?

?Ne kemi kërkuar armëpushim global? tha ai. ?OKB ka përpiluar një Plan humanitar global prej 2 miliardë dollarësh,? prej të cilave janë dhënë vetëm 1 miliardë. Bashkë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë ka filluar ACT, procesi përshpejtimit të zhvillimit, prodhimit dhe qasjes së diagnozave të reja, trajtimit dhe vaksinimit.

OKB ka krijuar një sistem për furnizimin e 100 vendeve të botës me pajisjet testuese, respiratorë dhe maska. Tani po dërgohen 1,2 milionë tonë pajisje mjekësore në 52 vende të Afrikës, tha Guterres.

OKB ka ngritur zërin për impaktin tek gratë dhe rritjen e dhunës në familje. Po ashtu për rreziqet që hasin 1,6 miliardë fëmijët dhe të rinjtë, që nuk janë duke shkuar në shkollë. Një raport për prekjen e veçantë që hasin gjatë pandemisë njerëzit e moshuar, ata me aftësi të kufizuara dhe me sëmundje mendore, pritet të dalë pas disa orësh. OKB ka nxjerrë udhërrëfyesin si të luftohet rritja e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe shpërndarja e gënjeshtrave dhe informacioneve të gabuara.

?Pasiguria është rritur në sigurimin e ushqimit dhe 130 milionë njerëz mund të rrezikohen nga uria vitin e ardhshëm?, tha Guterres duke shpjeguar se ekipet e OKB në vend janë duke bashkëpunuar me qeveritë për të mobilizuar mbledhjen e ndihmave, për të ndihmuar ministritë e shëndetësisë që të përgatiten dhe për të mbështetur masat ekonomike dhe sociale, që nga sigurimi i ushqimit tek shkollimi në shtëpi e deri tek transferimi i parave.

Armëpushimi global

Një nga dimensionet e përpjekjeve të OKB është vendosja e armëpushimit global. ?Thirrjes për armëpushim i janë përgjegjur 114 qeveri, organizata të ndryshme dhe 200 grupe të shoqërisë civile, mes tyre 16 grupe të armatosura,? thotë Guterres dhe shton se megjithatë mosbesimi është i lartë dhe zbatimi i vështirë. Ai numëron se në Siri, është vendosur armëpushimi në Idlib, por ai duhet të vendoset në gjithë vendin. Në Libi ka pasur eskalim të dhunës. Në Afganistan, po punohet për armëpushim humanitar midis qeverisë dhe talibanëve. Sekretari i Përgjithshëm mendon se ekziston mundësia për vendosjen e paqes në Jemen.

Plotësimi nevojave emergjente ekonomike

Fusha tjetër ku është përqëndruar OKB ka të bëjë më dimensionin ekonomik të pandemisë, me plotësimin e nevojave emergjente për njerëzit në gjendje më të vështirë ekonomike. Organizata Botërore e Punës, ILO, raporton se forca botërore e punës do të përballohet me humbjen e 300 milionë vendeve të punës. Miliona fëmijë janë në rrezik nga mos marrja e vaksinave. Remitancat kanë rënë shumë, po ashtu si investimet direkte. Varfëria, thotë Sekretari i OKB, mund të arrijë tek 500 milionë vetë.

?Unë vazhdoj të kërkoj një paketë shpëtimi me vlerë mbi 10 përqind të ekonomisë globale,? thotë Guterres, duke shpjeguar se vendet e zhvilluara arrijnë ta realizojnë këtë vetë, por venet në zhvillim kanë nevojë për ndihmë të madhe.

Duke numëruar, paraqë të FMN ka aprovuar për financimin urgjent me 12,3 miliardë dollarë të 36 vendeve të para, nga 100 vendet në zhvillim që kanë bërë kërkesën dhe paratë që Banka Botërore ka thënë se mund të verë në lëvizje, prej 160 miliardësh dollarë në 15 muajt e fundit, Sekretari i Përgjithshëm thotë se ?Kjo nuk mjafton?. Megjithëse G20 ka përqafuar nismën për suspendimin e pagesave të borxheve nga vendet e varfëra, Guterres kërkon që në shtyrjen e pagesave të borxheve të përfshihen të gjitha vendet në zhvillim, sidomos ato që nuk janë në gjendje të kthejnë borxhet.

Shërimi bashkë me klimën

Planet për marrjen e vetes nga Covid 19 duhet të fillojnë që tani, thotë Guterres, për ta bërë botën më të sigurt, më të shëndetshme, me zhvillim më të qëndueshëm. Ai kërkon që barazia gjinore të jenë në ball të punës për krijimin e së ardhmes. Dhe rindërtimi të bëhet krah më krah me aksionet për mbrojtjen e klimës./ DW

12:05 Blog

Heshtjet e Romës

Nga Corrado AugiasGjatë gjithë jetës sime, e kam dëgjuar vet...

Lajmet e fundit nga