Connect with Us

Kryeministri Rama vijon të mbajë ende pezull futbollin shqiptar

Sport

Kryeministri Rama vijon të mbajë ende pezull futbollin shqiptar

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi masat lehtësuese që do të hyjnë në fuqi nga 4 maji, 11 maji dhe 18 maji.

Më 18 pritet që të hapen baret dhe restorantet. Kreu i qeverisë thotë se ky plan do të ndryshojë nëse dinamika ndryshon për keq.

Vlen për t’u përmendur fakti së kryeministri Rama ende nuk ka folur për sportin.

Në komunikmin e sotëm, ai sërish ka lënë pezull të ardhmen e aktiviteteve sportive në Shqipëri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Lajm i madh/ Premier League do rifillojë, sezoni do mbyllet në fushë

Publikuar

-

Nga

Klubet angleze duan që të mbyllin këtë sezon në fushën e lojës dhe të mos nisin telashet juridike si ato që kanë pushtuar Franëcn ku kampionati që tani është mbyllur në tavolinë me PSG kampion dhe me skuadrat e tjera për Europën dhe mbijetesën të caktuara falë renditjes aktuale.

Mbledhja e sotme ka zgjatur katër orë dhe në fund ajo që u arrit ishte një akord që të mbyllej kampionati në fushën e lojës, kurdo që të bëhej e mundur kjo nga autoritetet shëndetësore. Gjithashtu, u vendos që ndeshjet të zhvillohen në 10 stadiume në fushë neutrale, impiante të cilat nuk gjenden brenda zonave urbane të qytetit. Sigurisht, as nuk vihet në diskutim që ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Të premten, klubet do të mblidhen përsëri për të diskutuar situatën e tyre, ndërsa më pas do t’i paraqesin qeverisë angleze planin e masave që kanë ndërmarrë për kthimin sa më të sigurt në stërvitje e më pas atë të ndeshjeve. Vetëm pas aprovimit të qeverisë, do të jetë e mundru që të rifillojnë aktivitetet sportive e të projektohet kthimi i kampionatit, sipas të gjitha gjasave në gjysmën e muajit qershor.

LEXO TE PLOTE

Seria A

E bujshme/ Dy lojtarë dhe 15 milionë euro, Interi gjen marrëveshjen për Marash Kumbullën

Publikuar

-

Nga

Interi duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga Marash Kumbulla dhe po mendon si ta sjellë në Milano me sa më pak shpenzime. Verona nuk e lë të lirë mbrojtësin shqiptar pas të cilit janë rrështuar emra të mëdhenj të futbollit, nëse në tryezën e tyre nuk vjen një ofertë me shifrën 30 milionë euro.

Një shumë e tillë është e lartë për zikaltrit, por këta të fudnit e kanë gjetur një zgjidhje për këtë pjesë.

Kështu Interi ka gati asin nën mëngë për të mbyllur marrëveshjen, duke përdorur në këtë mënyrë dy lojtarë të tjerë për të mbyllur gjithçka me sukses. Bëhet fjalë për dyshen Dimarco dhe Salcedo. Të dy janë lojtarë në një moshë shumë të re dhe aktualisht janë të huazuar te Verona nga Interi.

Por zikaltrit janë të gatshëm t’i lënë përfundimisht me skuadrën veroneze dhe më pas të paguajnë edhe 15 milionë euro për të arritur Kumbullën. Në total vlera e Dimarco dhe Salcedo së bashku me paratë kesh shkojnë në shifrën 30 milionë euro, që kërkon edhe klubi i Hellas Veronës për të hequr dorë nga shërbimet e mbrojtësit kuqezi./Sport Eskpres/

LEXO TE PLOTE

Sport

“Bomba” e Safet Gjicit: Nëse nuk stërvitemi deri më 5 maj, le të mbyllet kampionati

Publikuar

-

Nga

Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici ka dhënë një intervistë për Super Sport, ku ka folur rreth çështjeve të ndryshme, që prekin Kukësin. Ndër të tjera ai tha se nëse nuk lejohet stërvitja brenda 5 majit, atëherë ky kampionat të mbyllet me renditjen aktuale.

KORONAVIRUSI NË KUKËS- Gjithë vëmendjen e kemi përqendruar të jeta e njerëzve e në Kukës ka pasur disa raste. Mbi një javë nuk kemi asnjë rast dhe ata, që janë prekur janë drejt shërimit. Edhe futbolli si aktivetete e tjera duhet të ketë vëmendjen e vet.

RIATDHESIMI- Klubi është marrë me lojtarët që janë jashtë Shqipërisë. Procedurat kanë vazhduar për t’i rikthyer e nëse do të kemi miratimin për stërvitje, ekipi do të grumbullohet. Shkurtaj është kthyer dhe klubi ka folur me lojtarët e tjerë për t’i rikthyer në Shqipëri.

STËRVITJA- Ne nuk dimë një datë të saktë për stërvitje, pasi këta lojtarë që do të vijnë duhet të qendrojnë 14 ditë në karantinë. U kam thënë lojtarëve që të grumbullohen e nëse kampionati do fillojë apo jo është punë e federatës dhe qeverisë.

TITULLI- Nuk mund të merremi më futbollin kur kemi një situatë jo të zakonshme. Bashkia bashkëpunon me klubin dhe kam informacion si zhvillohen ngjarjet në klub. Kemi një skuadër shumë të mirë edhe pse kemi pasur shumë dëmtime e për këtë arsye u shkëputëm nga vendi i parë. Tirana është në vend të parë me meritë, por 9 pikë nuk janë as shumë, as pak sepse janë edhe 30 pikë në lojë. Do të jetë një situatë të vështirë, pasi kemi dy muaj pa stërvitje, por fusha do të japë verdiktet se kush do të fitojë titullin kampion.

STADIUMI- Si çdo fushë tjetër pandemia ka penguar edhe ndërtimin e stadiumit. Punimet kanë ecur edhe pse jo me ritme të shpejta, siç ishte para se të fillonte pandemia. Kishim menduar se stadiumi do të ishte gati më shpejt, por shpresojmë të jetë gati në muajin gusht. Stadiumi nuk është i mbuluar, por tribuna kryesore është e mbuluar, ndërsa pjesa tjetër është e hapur. Nëse këto klube do të bëjnë historinë e Kukësit, pse jo mos të bëhet një stadium në Gjirokastër apo edhe Sarandë edhe pse disa drejtora na quajtën ekip provincial.

RINISJA- Mesa di unë FSHF-ja ka bërë punën e saj sesi mendon të hapi çështjen e futbollit dhe stërvitjet. Nuk e di nëse ka pasur takim me qeverinë. Duhet një protokoll sepse ne themi që mund ta bëjë FSHF-ja, por qeveria vendos nëse do ta lejojë rifillimin e sezonit. Unë besoj se nëse do të hapet pjesë pjesë, besoj nga java tjetër do të fillojë të lirohen disa aktivitete. Edhe ne si klube duam një kohë që të përgatitemi, pasi lojtarët kanë kohë pa u stërvitur. Nëse nuk bëhen të fillojë stërvitja deri në 5 maj, unë mendoj të mbyllet ky sezon kështu, pasi nuk kemi kohë për t’u përgatitur.

DEKLARATA E REXHINALDOS PËR MOSPAGIMIN- E para njëherë unë nuk jam te financat e klubit. Nëse ka të tilla gjëra, duhen bërë në kohë jo pas një viti. Nuk merret presidenti me këto çështje. /vipsport.al/

LEXO TE PLOTE