Connect with Us

Ish zyrtari i Koresë së Veriut: Kim Jong Un ka ndërruar jetë, konfirmimi zyrtar në fundjavë

Bota

Ish zyrtari i Koresë së Veriut: Kim Jong Un ka ndërruar jetë, konfirmimi zyrtar në fundjavë

Publikuar

-

Një ish zyrtar i Koresë së Veriut është shprehur për mediat se është ” 99 % i sigurt” se Kim Jong Un ka ndërruar jetë.

Ji Seong-ho thotë se Pyongyang mund ta japë lajmin e ndarjes së liderit nga jeta këtë fundjavë.

Seong-ho u shpreh për agjencinë koreano-jugore të lajmeve Yonhap, se e kanë informuar që Kim ka vdekur fundjavën e shkuar pas një operacioni kardiovaskular.
Ai thotë gjithashtu se motra e diktatorit, Kim Yo-jong është në radhë për të marrë postin e të vëllait, por shtoi se shteti në fjalë po përballet me një çështje të nderlikuar për momentin.

LEXO EDHE:  8 deri në 12 mijë euro për trafik drejt Anglisë dhe SHBA/ Shkatërrohet grupi kriminal

Kim nuk është parë në publik që nga 11 prilli dhe mungesa e tij është bërë shkak për një numër të madh spekullimesh rreth shëndetit të tij. Gjithsesi, Seouli and Uashingtoni i kanë hedhur poshtë pretendimet se diktatori mund të jetë i sëmurë rëndë apo edhe i vdekur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Video- Protestues të armatosur në Michigan/ Kundërshtojnë izolimin për shkak të Covid

Publikuar

-

Nga

Protestat kundër bllokimit dhe izolimit prej koronavirusitn në Michigan, në Shtetet e Bashkuara, po bëhen gjithnjë e më të dhunshme.

Protestuesit e armatosur, këtë herë nuk u ndalën jashtë Kapitolit, por hynë brenda në të dhe i kërkuan guvernatorit të revokojë kufizimet e vendosura për të frenuar pandeminë Covid-19.

Disa deputetë mbanin jelekë antiplumb, nga frika se situata mund të rezultonte në konfrontim të armatosur. Protesta vjen një ditë më pas një vendimi të gjykatës në Michigan sipas të cilës, udhëzimet e izolimit të miratuara nga 24 marsi nuk shkelin të drejtat kushtetuese të banorëve.

Para disa ditësh mijëra demonstrues në Ëisconsin u mblodhën për të protestuar kundër urdhrave të guvernatorit për qëndrim në shtëpi dhe zgjatjen e masave kufizuese për parandalimin e COVID-19 deri më 26 maj.
Edhe në Denver, ashtu si dhe në disa shtete të tjera prej disa ditësh kanë nisur protesta kundër masave izoluese dhe bllokuese të ndërmarra nga disa guvernatorë të tentativë për të frenuar përhapjen e mëtejshme ta epidemisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Akuzat për sulm seksual/ Biden: Nuk ka ndodhur kurrë, kurrë!

Publikuar

-

Nga

Kandidati potencial i demokratëve për garën për president Joe Biden mohoi kategorikisht të premten akuzat e ngritura nga një ish-punonjëse e Senatit se ai e kishte sulmuar seksualisht në fillim të viteve 1990, duke thënë se “kjo gjë nuk kishte ndodhur kurrë”.

“E them pa mëdyshje, që nuk ka ndodhur kurrë, kurrë” tha zoti Biden në një intervistë për “Morning Joe” të rrjetit gabllor MSNBC. Zoti Biden tha se do t’i kërkojë Arkivave Kombëtare të përcaktojnë nëse ekziston ndonjë procesverbal për një ankese të tillë, por ai tha në mënyrë të përsëritur se nuk beson se një procesverbal i tillë egziston.

“Ish-punonjësja ka thënë që ajo ka paraqitur një ankesë në 1993”, tha zoti Biden. “Por ajo nuk ka asnjë dokument për këtë ankesë të pretenduar. Dokumentet e vitet e mia në Senat, të cilat ia kam dhuruar universitetit të Dellauerit, nuk përmbajnë dosje të personelit”, shtoi ai. Zoti Biden tha se “ka vetëm një vend ku mund të jetë një ankesë e këtij lloji që Arkivi Kombëtar. Ai është vendi ku mbahen procesverbalet”.

Republikanët kanë ngritur pretendime duke i portretizuar demokratët si hipokritë që mbrojnë vetëm gratë që pretendojnë t’u bëjnë keq konservatorëve. Ata po gërmojnë rreth kësaj çështjeje pavarësisht nga fakti se mund të rizgjojnë vëmendjen ndaj akuzave të shumta për sulmeve seksuale të ngritura kundër zotit Trump.

Demokratët, ndërkohë janë në një pozitë të vështirë lidhur me qëndrimin e tyre ndaj grave që dalin publikisht me historitë e tyre, ndërsa u duhet të mbrojnë burrin që do të jetë bartësi i standardeve të tyre, në ato që shumë në parti e konsiderojnë si zgjedhjen më të rëndësishme të jetës së tyre.

Gara e nëntorit mes zotit Biden dhe zotit Trump do të jetë gara e parë presidenciale e epokës së lëvizjes #MeToo, e cila ka bërë që shumë gra të dalin publikisht me pretendime për sulme seksuale ndaj tyre.

Përpara intervistës zyra e zotit Biden lëshoi një deklaratë ku hidheshin gjithashtu poshtë akuzat për sulm seksual 27 vite më parë.

Tara Reade, një grua nga Kalifornia, e cila ka punuar si asistente e stafit në zyrën e zoti Biden në Senat nga dhjetori 1992 deri në gusht 1993, e ka akuzuar zotin Biden në intervista mediake se në vitin 1993 e ka përplasur atë në mur, i ka ngritur fundin dhe futur duart brenda saj.

Zoti Biden pritet të jetë kandidati përballë Presidentit republikan Donald Trump, 73 vjeç, në zgjedhjet e 3 nëntorit. Zoti Trump është akuzuar nga më shumë se 12 gra për sulme seksuale e sjellje të pahijshme ndër vite, akuzat që ai dhe ndihmësit e tij i kanë mohuar.

“Unë mendoj se ai duhet të përgjigjet” tha zoti Trump për zotin Biden në një konferencë për mediat të enjten. “Mund të jenë akuza të rreme. Dhe unë di gjithçka mbi akuzat e rreme”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Operacioni “blic” në portin e Durrësit/ Arrestohen 2 persona

LEXO EDHE:  Nëse e urreni zgjimin e mëngjesit, ne ju themi një lajm të mirë!

Zonja Pelosi, e cila e mbështeti zyrtarisht zotin Biden të hënën për garën për president, vuri në dukje se personeli që drejtonte zyrën në Senat të zotit Biden, ka thënë se nuk kujton të kishte pasur ndonjë ankesë për sulm seksual.

“Kam respekt të plotë për gjithë lëvizjen #MeToo”, tha zonja Pelosi në një konferencë shtypi. “Por gjithashtu duhet të ketë një proces të drejtë edhe për faktin që Joe Biden është Joe Biden. Ai është personifikim i shpresës, optimizmit dhe origjinalitetit në vendin tonë, një person me vlera të mëdha”, shtoi zonja Pelosi.

Disa media që kanë botuar rrëfimin e zonjës Reade, përfshirë “New York Times” dhe “Washington Post”, kanë intervistuar një mik të saj, e cila ka thënë se zonja Reade i ka treguar asaj për sulmin e dyshuar në atë kohë. Një mikeshë tjetër i tha “Times” se zonja Reade i kishte treguar në 2008 në lidhje me një incident të mëparshëm traumatik që përfshinte zotin Biden. Vëllai i zonjës Reade gjithashtu ka konfirmuar pjesë të rrëfimit të saj për “The Intercept” dhe “Washington Post”.

Të hënën, faqja informative “Business Insider” publikoi një intervistë me një ish-fqinje, sipas së cilës zonja Reade i kishte thenë asaj në mesin e viteve 1990, se zoti Biden i kishte futur gishtat brenda saj. Zonja Reade, 56 vjeç, u ka thënë gazetarëve që e kanë intervistuar se ajo ishte ankuar në atë kohë për ngacmim seksual dhe jo për sulm seksual, tek tre prej ndihmësve në Senat të zotit Biden. Zyrtarët e fushatës së zotit Biden lëshuan një deklaratë nga Marianne Baker, e cila tha se ajo kurrë nuk kishte pasur ndonjë raport për ndonjë sjellje të papërshtatshme në rreth 20 vite punë me zotin Biden. “Washington Post” dhe “Times” kanë intervistuar edhe dy ndihmës të tjerë dhe të dy u thanë gazetave, se nuk u kujtohej ndonjë ankesë e bërë nga zonja Reade.

Tara Reade është një nga tetë gratë që vitin e kaluar dolën publikisht dhe thanë se zoti Biden i kishte përqafuar, puthur ose prekur ato një mënyrë që i kishte vënë në siklet, asnjëra prej tyre nuk e ka akuzuar zotin Biden për sulm seksual. Zonja Reade e akuzoi publikisht zotin për sulm seksual në muajin mars. Disa gra demokrate, me pozita drejtuese në parti e kanë mbrojtur publikisht zotin Biden. Të tjera i kanë kërkuar që të përgjigjet rreth akuzës.

“Nuk mund të duket sikur ajo po shpërfillet vetëm sepse është një e vërtetë e pakëndshme për njerëz të caktuar në Partinë Demokratike”, tha Nina Turner, e cila punoi si bashkëkryetare e fushatës kombëtare për president të senatorit Bernie Sanders. Ky i fundit u tërhoq nga gara duke shprehur mbështetjen e hapur për zotin Biden./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Gjermania lehtëson masat kundër koronavirusit/ Merkel bën paralajmërimin e fortë

Publikuar

-

Nga

Edhe pse në Gjermani po lehtësohen rregullat kancelarja Merkel paralajmëroi që askush nuk duhet të flejë në dafina dhe të kujtojë se tani gjendja është e sigurt.

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord për lehtësimin e mëtejshëm të kufizimeve për pandeminë e koronavirusit. Pas diskutimeve Merkel tha në Berlin se sheshet e lojërave për fëmijë dhe institucione si muze, vende përkujtimore, kopshte zoologjike dhe kopshte botanike mund të rihapen nëse plotësojnë kushtet e sigurisë për pandeminë e koronavirusit.

Komunitetet fetare kanë propozuar edhe kushte nën të cilat mund të rifillojnë edhe shërbesat fetare në mbarë vendin. Përveç rregullave të higjienës dhe të distancës, koncepti përfshin edhe rekomandimin për të mos kënduar dhe përdorur instrumente frymore. Mendohet se si ata që këndojnë edhe ata që u bien instrumenteve frymore lëshojnë më shumë spërkla infektive.

Hap i ndërmjetëm

Merkel tha se diskutimet e deritanishme mes qeverisë federale dhe landeve janë “një hap i ndërmjetëm”. Më 6 maj do të zhvillohet një takim tjetër ku do të merren në shqyrtim pasojat e pas lejes për hapjen e dyqaneve 14 ditë më parë, tha Merkel. Kancelarja theksoi se qëllimi kryesor është që të ngadalësohet përhapja e virusit në mënyrë që sistemi shëndetësor të mund të përballojë numrin e njerëzve që mund të preken rëndë nga sëmundja.

Në rast shtimi të infeksioneve sërish kufizime

LEXO EDHE:  8 deri në 12 mijë euro për trafik drejt Anglisë dhe SHBA/ Shkatërrohet grupi kriminal

LEXO EDHE:  Vetëm 3 muaj pasi u bë nënë, Xhensila jep lajmin më fantastik

Nëse kurba e infeksioneve do të rritet përsëri me shpejtësi, ne duhet të jemi gati për të reaguar, tha Merkel dhe paralajmëroi që askush nuk duhet të kujtojë se tani gjendja është e sigurt. Në vendim e qeverisë gjermane thuhet se në rast se do të ketë “dinamika rajonale me numër të madh infeksionesh të reja institucionet duhet të reagojnë menjëherë. Kjo do të thotë edhe që do të rihyjnë në fuqi kufizimet e para 20 prillit, pra përpara se të hapeshin dyqanet.”

Shkollat, kopshtet, çerdhet

Kryeministri i landit të Bavarisë, Markus Söder, tha se me lehtësimet e planifikuara, Gjermania po bën një hap drejt normalitetit – por të një normaliteti me virusin Corona. Sipas tij “Padyshim që këtë vit nuk do të jetë më një vit normal shkollor.”

Takimi i 6 majit do të përqendrohet posaçërisht në konceptet për hapjen graduale të shkollave, kopshteve apo dhe ambienteve sportive. Hapja e sektorëve të tjerë si gastronomia dhe turizmi do të diskutohen në takimet vijuese. Kurse tema e pushimeve verore nuk është ende në rendin e ditës për shkak se në disa vende evropiane vazhdojnë të jenë në “mbyllje totale”./ DW

LEXO TE PLOTE