LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitet banesa në Tiranë nën kërcënimin e armës/ Autorët lidhin familjarët dhe iu marrin gjithçka

1 Maj 2020, 08:27, Kronika CNA
Grabitet banesa në Tiranë nën kërcënimin e armës/

Një familje në Tiranë ka rënë pre e grabitjes, nën kërcënimin e armës, gjatë natës që lamë pas.

Mësohet se autorët e granitjes, ende të paidentifikuar nga policia, kanë lidhur familjarët dhe kanë grabitur paratë dhe të gjitha sendet me vlerë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Qinam të Tiranës, ndërsa anëtarët e familjes vetëm janë lidhur nga grabitësit, por nuk janë dhunuar.

Ndërkohë, sapo janë larguar grabitësit nga banesa, familjarët kanë njoftuar policinë. Momentalisht, në komisariatin nr.5 janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për ngjarjen dhe po merren në pyetje nga policia.

Lajmet e fundit nga