LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fabrika më e madhe e makinave në botë rihap biznesin/ Çfarë pritet të ndryshojë Volkswagen gjatë periudhës së Covid-19

1 Maj 2020, 11:36, Tech CNA
Fabrika më e madhe e makinave në botë rihap biznesin/

Volkswagen rihapi të hënën fabrikën më të madhe të makinave në botë në Wolfsburg në Gjermani pasi për shkak të koronavirus u detyrua të mbyllte aktivitetin e saj. Në historinë e saj 82-vjeçare kjo është hera e parë që kompania qëndronte e mbyllur për një kohë kaq të gjatë.
Prodhuesi më i madh në botë ka bërë 100 ndryshime në mënyrën e funksionimit të pajisjeve të saj ndërsa përpiqet të rindezë biznesin pa rrezikuar shëndetin e qindra mijëra punëtorëve.

“Asnjëherë nuk kemi zhvilluar, prodhuar dhe shitur automjete në këto kushte më parë,” tha Bernd Osterloh, përfaqësuesi më i lartë i punës në Volkswagen ( VLKAF ) .
Kompania planifikon të rrisë prodhimin ngadalë, në përputhje me disponueshmërinë e pjesëve, kërkesat e qeverisë dhe kërkesën për makina, e cila u shemb pasi përhapja e koronavirusit. Ai pret që të ndërtojë 1.400 vetura në ëolfsburg këtë javë, duke u rritur në 6,000 javën e ardhshme, ose rreth 40% e prodhimit para kësaj pandemie.
“Në Volkswagen, shëndeti merr përparësi mbi shpejtësinë,” tha Thomas Ulbrich, kreu i e-mobilitetit për markën Volksëagen, në një deklaratë javën e kaluar kur kompania rihapi fabrikën e saj të automjeteve elektrike në Zwickau, Gjermani.

Wolfsburg do të rifillojë me një ndërrim të 8,000 punonjësve të linjës prodhuese në vend të 20,000 . Do të ketë shkrutime të orareve të punës si dhe masa të rrepta mbrojtëse për të siguruar jetën e punonjësve në fabrikë. Volkswagen ka vendosur 100 masa të ndryshme shëndetësore dhe të sigurisë, të dakorduara me punëtorët e saj, me informacionin e shfaqur në më shumë se 8,000 postera në fabrikë, dhe në broshura./ CNA.al

Lajmet e fundit nga