Përdorimi i plazmës së gjakut për kurimin e Covid-19?/ Çfarë thotë mjeku Pipero
Julian Gjaçi është një i ri shqiptar që jeton në SHBA, ka da...
Një nga këshilltaret kryesore të Drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se vendimi i fundit i Shteteve të Bashkuara për të ndaluar fondet për këtë organizatë është “shkatërrues” dhe se SHBA duhet ta rimendojë këtë veprim.
Senait Fisseha është profesore klinike e obstetri gjinekologjisë në shkollën mjekësore të universitetit të Miçiganit si dhe eksperte ligjore. Ajo tha se pezullimi do të ketë një ndikim të fortë në aftësinë e organizatës për të luftuar mbi çeshtje që lidhen me shëndetit publik global.
“Problemi do të ndihet më shumë do të jetë koha e shërbimeve rutinë që ofron organizata si imunizimet, apo ndërhyrja për të shpëtuar jetë në bashkëpunim me qeveri të tjera”, i tha zonja Senait “Zërit të Amerikës” gjatë një interviste me Skype.
“Pra, ky nuk është një lajm i mirë. Sigurisht, vendimi nuk është përfundimtar?, shtoi ajo.
Vitin e kaluar, fondet e SHBA-së ishin rreth 450 milionë dollarë nga një buxhet prej 6 miliardë dollarësh të OBSH-së. Presidenti Donald Trump ka shprehur zhgënjimin ndaj deklaratave të Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom, i cili dukej se shfajësonte Kinën nga përgjegjësia mbi origjinën e koronavirusit dhe dukej se përshëndeste përpjekjet e Pekinit për vënien nën kontroll të virusit.
Më 14 prill zoti Trump urdhëroi ndaljen për 90 ditë të fondeve për OBSH-në për shkak të asaj që e quajti “keqmenaxhim dhe mbulim të përhapjes së koronavirusit”.
Administratori i përkohshëm i Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar John Barsa, tha se gjatë kësaj periudhe SHBA do të përpiqet të krijojë marrëdhënie me agjencitë e tjera ndërkombëtare që trajtojnë çështje të shëndetit.
“Po shohim mundësinë që të vazhdojmë programet ekzistuese pa OBSH-në ndaj po kërkojmë partnerë të ndryshëm”, tha ai gjatë një konference për shtyp.
Por zonja Senait tha se nuk ështët koha për një veprim të tillë pasi kjo do të ishte ?shkatërrimtare?. OBSH-ja ofron mbikëqyrje globale mbi përhapjen e sëmundjes, duke koordinuar reagimin ndërkombëtar dhe duke dhënë këshilla e ofruar trajnime për punonjësit e shëndetësisë.
“Ky është momenti kur roli udhëheqës i SHBA-së është jashtëzakonisht kritik në nivel global”, tha zonja Senait. “Dhe jo vetëm që presim dhe shpresojmë që fondet të rikthehen, por përkundrazi të shohim një rritje të fondeve për të luftuar pandeminë. Ne jemi të gjithë bashkë në këtë gjë”.
OBSH-ja është kritikuar për hedhjen e hapave të gabuar prej fillimit të pandemisë. Më 14 janar, organizata postoi në Twitter se autoritetet kineze nuk kishin gjetur prova të transmetimit të virusit nga njeriu tek njeriu.
Gjë që u vërtetua të ishte e pavërtetë. OBSH priti deri në 11 mars për të shpallur koronavirus një pandemi globale. Por në atë kohë ishin regjistruar raste në 110 vende të ndryshme. Por zonja Senait tha që OBSH-ja kërkon të qëndrojë jashtë politikës dhe të mbajë një marrëdhënie me të gjitha vendet në mënyrë që të ketë qasje në informacion. Ajo theksoi se më herët, OBSH-ja dërgoi një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë në Kinë për të hetuar rreth shpërthimit të virusit. Brenda dy javësh nga raportet e para publike mbi virusin, OBSH-ja ishte në gjendje të ndante publikisht sekuenca të gjenit të virusit që u përdorën për të krijuar mjete diagnostikuese si dhe për hulumtime mbi një vaksinë që e lufton atë.
“Sinqerisht mendoj se bota është në gjendje ta bëjë këtë vetëm sepse OBSH-ja mund ta koordinojë këtë përgjigje”, tha zonja Senait. “Shumë vende kanë marrëdhënie bilaterale. Shtetet e Bashkuara kanë një marrëdhënie me Kinën. Por ato marrëdhënie janë tejet politike. Dhe ajo që OBSH-ja përpiqet të bëjë është të qëndrojë larg politikës dhe të përqëndrohet tek shëndeti publik botëror”.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së është kritikuar gjithashtu dhe faktin se ka vlerësuar “transparencën” e Kinës në raportimin e situatës që lidhet me virusin në një kohë që shumë besojnë se zyrtarët kinezë e kanë zbehur përmasën e vërtetë të shpërthimit në vend. Ligjvënësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë shkruar një letër ku akuzojnë drejtorin e përgjithshm të OBSH-së se ka mbështetur “fushatën propagandistike” të Kines dhe i kanë kërkuar atij të bëjë publike gjithë korrespodencën e institucionit që ai drejton me zyrtarët kinezë./VOA
Julian Gjaçi është një i ri shqiptar që jeton në SHBA, ka da...
Ekspertët e shëndetit mendor paralajmërojnë se stresi për sh...
Italia ka shënuar një tjetër rënie të numrit të viktimave gj...
“Koronavirusi ka gjasa të vazhdojë përhapjen për të paktën 1...
Mbi një milion pacientë në botë janë shëruar nga koronavirus...
Duke qenë të izoluar për shkak të coronavirusit, njerëzit u ...
Supermodelja britanike i ka tërbuar të gjithë ndjekësit e sa...
Modelja e famshme e fitnesit Ana Cheri është një nga vajzat ...
Seksologia italiane Rosamaria Spina, ka folur për temën e se...
Këngëtarja me famë botërore, Madonna po sfidon hapur Coronav...
Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka qenë tepër aktive në r...
Modelja e famshme shqiptare Heidi Lushtaku dhe boksieri Robi...
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se 9 raste të reja ja...
Instruktorja e fitnesit, Dorina Mema ka një dashuri shumë të...
Jessica Kadiu është një nga modelet më të komnetuara në medi...
Modelja më e zjarrtë për momentin, Tereze Kalman është tifoz...
Doktor Gëzim Xhepa, vijon të deklarojë se koronavirusi në ve...
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka hedhur poshtë teoritë konsp...
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka folur mbi situatën tek...
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka folur mbi studimin kin...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...