LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E ke llogaritur sa mund të vdesin”/ Artan Fuga “kryqëzon” Shahinin, tre pyetje për ministren

1 Maj 2020, 10:31, Politikë CNA
“E ke llogaritur sa mund të vdesin”/ Artan Fuga

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga, ka reaguar sërish sot në lidhje me vendimin e ministres së Arsimit, për të ritkthyer studentët në auditore.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shprehet mjaft kritik ndaj Shahinit, ndërsa shkruan se ky është një vendim i pakonsultuar dhe i papërgjegjshëm që vulos tradhëtinë e madhe të shtetit ndaj rinisë studentore, arsimin universitar, shkencës, pedagogëve, intelektualëve dhe artistëve.

Po ashtu Fuga i drejton tre pyetje Shahinit lidhur me parashikimin se sa mund të vdesin nga kjo hapje e universiteteve, guximin e ndonjë rektori apo dekani për të marrë përsipër këtë vrasje të mundshme masive apo dhe nëse kjo ndodh, a do të parashikohej në Kodin Penal si vrasje masive e paralajmëruar.

?Me vendimin e pabazuar, e pakonsultuar, e papërgjegjshëm të hapjes të universiteteve pavarësisht gjendjes të pandemisë vrastare, Besa Shahini vulosi atë tradhëti të madhe që shteti u ka bërë rinisë studentore, arsimin universitar, shkencësh në Shqipëri, pedagogëve dhe përgjithësisht intelektualëve dhe artistëve!

Pyetja ime është : E ka llogaritur sesa prej tyre mund të vdesin nëse ky vendim vihet në jetë pa pasur parasysh gjendjen virusologjike të vendit?

Pyetja ime është : A ka rektor dhe dekan që do të kishte guximin të merrte përsipër këtë vrasje të mundëshme masive duke pretenduar që do të kishte marrë masat sanitare, higjenike, dizenfektuese, sikurse ja u lë ?kopilin në derë? ministria e arsimit?

Pyetja ime është : Nëse kjo ndodh, a nuk do të ishte një vrasje masive e paralajmëruar që do të duhej të parashikohej kështu në kodin penal si përgjegjësi e administratorit publik për shëndetin publik??-shkruan Artan Fuga në postimin e tij.

Lajmet e fundit nga