Connect with Us

E bujshme/ Dy lojtarë dhe 15 milionë euro, Interi gjen marrëveshjen për Marash Kumbullën

Seria A

E bujshme/ Dy lojtarë dhe 15 milionë euro, Interi gjen marrëveshjen për Marash Kumbullën

Publikuar

-

Interi duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga Marash Kumbulla dhe po mendon si ta sjellë në Milano me sa më pak shpenzime. Verona nuk e lë të lirë mbrojtësin shqiptar pas të cilit janë rrështuar emra të mëdhenj të futbollit, nëse në tryezën e tyre nuk vjen një ofertë me shifrën 30 milionë euro.

Një shumë e tillë është e lartë për zikaltrit, por këta të fudnit e kanë gjetur një zgjidhje për këtë pjesë.

Kështu Interi ka gati asin nën mëngë për të mbyllur marrëveshjen, duke përdorur në këtë mënyrë dy lojtarë të tjerë për të mbyllur gjithçka me sukses. Bëhet fjalë për dyshen Dimarco dhe Salcedo. Të dy janë lojtarë në një moshë shumë të re dhe aktualisht janë të huazuar te Verona nga Interi.

Por zikaltrit janë të gatshëm t’i lënë përfundimisht me skuadrën veroneze dhe më pas të paguajnë edhe 15 milionë euro për të arritur Kumbullën. Në total vlera e Dimarco dhe Salcedo së bashku me paratë kesh shkojnë në shifrën 30 milionë euro, që kërkon edhe klubi i Hellas Veronës për të hequr dorë nga shërbimet e mbrojtësit kuqezi./Sport Eskpres/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Francesco Totti vjen me fjalë të mëdha për Lazion Igli Taren

Publikuar

-

Nga

Francesco Totti ka befasuar gjithë sportdashësit italian me deklaratën e tij të fundit. Nuk është se ndodh shpesh, ndoshta nuk ndodh më kurrë, por ikona e Romës ka thënë fjalë të mira për rivalët lokal të Lazios.

Kryeqytetasit janë duke bërë një sezon të madh, teksa janë në garë për titullin e kampionit së bashku me Juventusin dhe Interin. Kapiteni legjendar i Romës e vlerëson shumë ecurinë e Lazios këtë edicion.

Ish-sulmuesi italian ka lavdëruar trajnerin Simone Inzaghi, por edhe drejtorin sportiv Igli Tare për ecurinë e Lazios. “Lazio po bënë një kampionat që askush nuk e priste. Duhet të bëjmë një duartrokitje trajnerit Inzaghi dhe të gjithë skuadrës”.

“Sportiviteti vjen para së gjithash. Më pas janë tre apo katër lojtarë që bëjnë diferencën ashtu si dhe Tare që është një drejtor sportiv i madh”, deklaroi Totti.

Deklarata e ish-kapitenit të Romës ka bërë bujë të madhe për faktin se Totti kishte Lazion skuadër rivale, por tani pas përfundimit të karrierës së tij gjakrat janë ftohur.

Gjithsesi vlen të theksohet se Totti dhe drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare janë miq shumë të mirë dhe natyrisht se ish-kapiteni i Romës nuk kursen lëvdatat për mikun e tij i cili ka bërë një punë të shkëlqyer si drejtues i Lazios në vitet e fundit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

E bujshme/ Napoli futet fuqishëm në garë për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Napoli ka nisur përpjekjet për të transferuar sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqi.

Media e futbollit turk “Fanatic” raporton se drejtuesit e “të kaltërve” po tentojnë të bindin futbollistin e Fenerbahçes për ta sjellë 26-vjeçarin në “San Paolo” sezonin e ardhshëm.

Teksa dy sulmuesit e tjerë të Napolit Dris Mertens dhe Hose Kajehon janë pranë përfundimit të kontratës me Napolin në fund të këtij edicioni, ndërsa Arkadiush Milik kërkohet nga Juventusi, tek Napoli ka lindur nevoja për gjetjen e një “bomberi” të ri.

Klubi napolitan do të ndeshë në konkurencën e fortë me Totenhem, i cili ka tentuar që prej janarit ta bindë Fenerbahçen për të blerë Muriqin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Erjon Brace tani merret me hallet e futbollit: Për çfarë e duam ne këtë, kur ai dështoi…

Publikuar

-

Nga

Zv/kryeministri Erion Braçe, njihet si një tifoz i zjarrtë i Partizanit në  Shqipëri dhe i Juventusit në Europë.

Pikërisht Braçe nuk e ka pritur aspak mirë lajmin e “Tuttosport”, mbi një interesim të Juventusit për mesfushorin e Barcelonës, Artur.

Ai është shfaqur i habitur me lajmin dhe me drejtuesit bardhezi, teksa thotë se afrimi i brazilianit do të dobësonte mesfushën e “Zonjës së Vjetër”.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Braçe shkruan se lojtari ka dështuar te Barcelona dhe nuk duhet: “Pu pu pu pu! Jeni qorra apo çfarë? Ky dështoi te Barça, për çfarë duhet ky? As që i afrohet Pjaniç! Nuk rregullohet mesfusha me këtë, dobësohet!”, shkruan zv/kryeministri.

LEXO TE PLOTE