Connect with Us

Do i shembet shtesa pa leje/ Gruaja kërcënon me hedhje nga kati i katërt

Kronika

Do i shembet shtesa pa leje/ Gruaja kërcënon me hedhje nga kati i katërt

Publikuar

-

Një grua në Fier ka kërcënuar se do të hidhet nga kati i katërt i një banese, pasi policia bashkiake dhe INUV nisën aksionin për shembjen një shtese pa leje që kishte në katin e fundit të pallatit ku jetonte.

Policia arriti që të tërhiqte gruan, ndërsa operacioni i shembjes për sot u ndërpre.

Projekti është në kuadër të lyerjes së fasadave në qendër të qytetit të Fierit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Makina përplas motorin në rrugën e Kavajës/ Në gjendje të rëndë 21-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Makina përplas motorin në rrugën e Kavajës/ Në gjendje të rëndë 21-vjeçari

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet.

Mësohet se një automjet ka përplasur rëndë një 21 vjeçar me motor pranë rrugës së Kavajës.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 16:05, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtuese shtetasen S. M., ka aksidentuar një mjet motorr me drejtues R. Ç., 21 vjeç. Si pasojë është demtuar drejtuesi i motorrit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Vodhi dy varëse floriri/ Arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

LEXO EDHE:  Aksidentoi këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja/ Arrestohet 69-vjeçari

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes të rinjve në Elbasan/ Plagoset një prej tyre

Publikuar

-

Nga

Sherr mes të rinjve në Elbasan/ Plagoset një prej tyre

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Valas të Elbasanit.

Sipasojë e konfliktit, mësohet se një prej tyre ka mbetur i plagosur me sende të forta.

Ky i fundit është dërguar me auto-ambulancë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa pesë të rinjtë e tjerë, janë shoqëruar për në komisariatin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kapën pa maskën mbrojtëse/ Gjobiten qindra qytetarë në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Policia intensifikon kontrollet/ Gjobiten mbi 1400 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 755 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pronarin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

LEXO EDHE:  Fier/ Policia parandalon një vrasje

LEXO EDHE:  Video Ekskluzive- Tymi bllokon rrugën nacionale Fier-Levan/Shkrumbohet ullishtja

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE