Connect with Us

“Bomba” e Safet Gjicit: Nëse nuk stërvitemi deri më 5 maj, le të mbyllet kampionati

Sport

“Bomba” e Safet Gjicit: Nëse nuk stërvitemi deri më 5 maj, le të mbyllet kampionati

Publikuar

-

Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici ka dhënë një intervistë për Super Sport, ku ka folur rreth çështjeve të ndryshme, që prekin Kukësin. Ndër të tjera ai tha se nëse nuk lejohet stërvitja brenda 5 majit, atëherë ky kampionat të mbyllet me renditjen aktuale.

KORONAVIRUSI NË KUKËS- Gjithë vëmendjen e kemi përqendruar të jeta e njerëzve e në Kukës ka pasur disa raste. Mbi një javë nuk kemi asnjë rast dhe ata, që janë prekur janë drejt shërimit. Edhe futbolli si aktivetete e tjera duhet të ketë vëmendjen e vet.

RIATDHESIMI- Klubi është marrë me lojtarët që janë jashtë Shqipërisë. Procedurat kanë vazhduar për t’i rikthyer e nëse do të kemi miratimin për stërvitje, ekipi do të grumbullohet. Shkurtaj është kthyer dhe klubi ka folur me lojtarët e tjerë për t’i rikthyer në Shqipëri.

STËRVITJA- Ne nuk dimë një datë të saktë për stërvitje, pasi këta lojtarë që do të vijnë duhet të qendrojnë 14 ditë në karantinë. U kam thënë lojtarëve që të grumbullohen e nëse kampionati do fillojë apo jo është punë e federatës dhe qeverisë.

TITULLI- Nuk mund të merremi më futbollin kur kemi një situatë jo të zakonshme. Bashkia bashkëpunon me klubin dhe kam informacion si zhvillohen ngjarjet në klub. Kemi një skuadër shumë të mirë edhe pse kemi pasur shumë dëmtime e për këtë arsye u shkëputëm nga vendi i parë. Tirana është në vend të parë me meritë, por 9 pikë nuk janë as shumë, as pak sepse janë edhe 30 pikë në lojë. Do të jetë një situatë të vështirë, pasi kemi dy muaj pa stërvitje, por fusha do të japë verdiktet se kush do të fitojë titullin kampion.

STADIUMI- Si çdo fushë tjetër pandemia ka penguar edhe ndërtimin e stadiumit. Punimet kanë ecur edhe pse jo me ritme të shpejta, siç ishte para se të fillonte pandemia. Kishim menduar se stadiumi do të ishte gati më shpejt, por shpresojmë të jetë gati në muajin gusht. Stadiumi nuk është i mbuluar, por tribuna kryesore është e mbuluar, ndërsa pjesa tjetër është e hapur. Nëse këto klube do të bëjnë historinë e Kukësit, pse jo mos të bëhet një stadium në Gjirokastër apo edhe Sarandë edhe pse disa drejtora na quajtën ekip provincial.

RINISJA- Mesa di unë FSHF-ja ka bërë punën e saj sesi mendon të hapi çështjen e futbollit dhe stërvitjet. Nuk e di nëse ka pasur takim me qeverinë. Duhet një protokoll sepse ne themi që mund ta bëjë FSHF-ja, por qeveria vendos nëse do ta lejojë rifillimin e sezonit. Unë besoj se nëse do të hapet pjesë pjesë, besoj nga java tjetër do të fillojë të lirohen disa aktivitete. Edhe ne si klube duam një kohë që të përgatitemi, pasi lojtarët kanë kohë pa u stërvitur. Nëse nuk bëhen të fillojë stërvitja deri në 5 maj, unë mendoj të mbyllet ky sezon kështu, pasi nuk kemi kohë për t’u përgatitur.

DEKLARATA E REXHINALDOS PËR MOSPAGIMIN- E para njëherë unë nuk jam te financat e klubit. Nëse ka të tilla gjëra, duhen bërë në kohë jo pas një viti. Nuk merret presidenti me këto çështje. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shpërthen lojtari i Kukësit: Qeveria lë hapur fasoneritë dhe mbyll futbollin

Publikuar

-

Nga

Emilinao Musta ende beson se Kukësi mund të fitojë titullin kampion, ndonëse e pranon se diferenca me Tiranën nuk është e vogël.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, futbollisti është shprehur se klubi i ka kërkuar të kthehen në Tiranë, duke treguar se ka edhe shumë rroga pa marrë te Flamurtari.

“Kam pasur një thirrje nga klubi për të qenë në Tiranë pasi ishin gjasat të fillonim stërvitje. Ne jemi në ajër e nuk e dimë se çfarë do të bëjmë e kur mund të kthehemi në fushë.

Titulli? 9 pikë nuk janë pak, por futbollit nuk e dihet asnjëherë. Ne kemi për detyrë të besojmë deri në fund dhe kemi ndeshje direkte me Tiranën. Ne do të besojmë deri në fund, duke parë që edhe ata kanë ndeshje të vështira në transfertë.

Kur shikon që janë hapur fasoneritë pse mos të hapet stërvitja duke parë që është një fushë e madhe e të stërvitemi në fushë. Kjo është një paradoks i Qeverisë shqiptare, por këto i dinë organet kompentete. Pasioni i kalon këto frikëra dhe kur futesh në fushë nuk mendon për këtë gjëra dhe lojtarët do të përqafohen

Nëse vazhdohet nuk mendoj se çështja e titullit është e mbyllur. Tirana është më e favorizuar, por me fitimin e Kukësit dhe ndeshjet e Europës nuk mendoj se do të ishte një sezon i dështuar.

Çdo lojtar dëshiron të luaj jashtë dhe unë gjithashtu pasi sezonet e fundit kam bërë paraqitje të mira. Dua të luaj diku ku është më mirë se Shqipëria si në aspektin financiar apo edhe infrastrukturor.

Te Flamurtari janë ende shumë rroga pa marrë, por tashmë kjo nuk është në dorën tonë, tashmë gjithçka është në dorën e Gjykatës.”, u shpreh Musta për “Supersport”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shkatërrimi i Kamzës/ E zbritën dy kategori më poshtë, ndërsa tani do i prishin dhe stadiumin

Publikuar

-

Nga

Brenda dy sezoneve, Kamza ka pësuar një katastrofë sportive, nga një pretendente për Kupat e Europës, kur militonte në Superiore, tashmë është e dërrmuar nga të gjitha aspektet. Fillimisht u përjashtua nga Superiorja dhe zbriti dy kategori më poshtë. Këtë sezon, për mosparaqitje në dy ndeshje radhazi në Kategorinë e dytë, Kamza u përjashtua nga të gjitha aktivitetet.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, do të mbetet edhe pa stadium. Gazeta mëson se Bashkia e Kamzës ka vendosur ta shembë stadiumin për të ndërtuar një parking të nëndheshëm e sipër tij një qendër rekreative për qytetarët. Kjo do të ishte “vula” e shuarjes së futbollit në Kamzë. Gazeta ka shkuar në bashki për të marrë më shumë informacion nga kryebashkiaku Rakip Suli, por, sipas zyrës së informacionit, ai nuk ka asnjë pritje për gati një muaj.

Gjithashtu, gazeta është përpjekur të kontaktojë edhe me personat që përgjigjen për sportin në këtë institucion, por askush nuk ishte në zyrë. Bashkia e Kamzës ka disa ditë që ka nisur zbatimin e vendimeve pas tërmetit të 26 nëntorit për të prishur disa godina. Është shembur shkolla 9-vjeçare “Hillary Klinton” dhe dje u shemb një kopsht pranë shkollës 9-vjeçare “Niko Hoxha” në Valias. Ditët në vijim pritet të ndodhë e njëjta gjë edhe me stadiumin e Kamzës, ndërkohë që ka zëra për ndërtimin e një stadiumi të ri në Valias.

Fusha e futbollit në të ka funksionuar që nga viti 1955, madje ka pasur një infrastrukturë të përsosur. Pas vitit 1993, kur nisi të zbatohej ligji 8501, kjo fushë është spostuar në krah të djathtë të shkollës “Niko Hoxha”. Një fushë e lënë në harresë, ndërkohë që shumë mirë aty mund të stërvitej Kamza dhe ndeshjet t’i luante në stadium.

Stadiumi “Kamza” është ndërtuar mbi ish-fushën e vjetër të futbollit gjatë sezonit 2001-2002. U shtuan dy dhomat e zhveshjes së futbollistëve dhe 5 shkallë në të dy krahët e këtyre dhomave. Më pas, në sezonin 2007-2008, u ndërtua një tribunë qendrore dhe u rregullua fusha. Sezonin 2010-2011 u shtrua tapeti i ri me ndihmën e FSHF-së.

Një sezon më pas Kamza mori pjesë për herë të parë në Superiore dhe në stadium u bënë disa ndërhyrje, duke u licencuar edhe për ndeshjet e nivelit e u kthye në një stadium që kaloi licencimin për të zhvilluar ndeshjet elitare. Në fillim të sezonit 2016-’17 u vendosën edhe ulëset plastike për 1872 spektatorë dhe tribunat qendrore u shtuan me 252 vende. Por tani duket se gjithçka do të jetë një kujtim, sepse ky stadium do të zhduket, duke shënuar edhe zhdukjen e futbollit njëkohësisht në Kamzë. Në atë fushë Dajti, sot Kamza, ka zhvilluar në total 413 ndeshje, 330 në kampionat dhe 83 në Kupë. Më parë, disa herë janë akorduar fonde shtesë për riparimin dhe rikonstruksionin e stadiumit, ndërsa tani shembet gjithçka./Panorama Sport

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Klubi fton tifozët të zgjedhin lojtarin më të mirë, grekët votojnë për dy shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Dy legjendat e portës shqiptare Arjan Beqaj e Foto Strakosha do mbahen mend gjatë nga tifozët. Ata janë dy emra që njihen mirë nga tifozët shqiptar, teksa për vite me radhë porta e Kombëtares sonë ka qenë në duar të sigurta prej tyre.

Tashmë të tërhequr nga futbolli i luajtur, të dy portierët e kanë zhvilluar karrierën e tyre në Greqi. Madje në të kaluarën kanë mbrojtur katërkëndëshin e së njëjtës skuadër, Ionikos.

Këta të fundit kanë mbajtur të angazhuar tifozët e tyre në këtë periudhë kur kampionatet e futbollit janë ndalur, duke i dhënë të drejtën të zgjedhin futbollistin më të mirë të klubit në 20 vitet e fundit.

E rezultatet flasin kuqezi dhe mbështetësit e skuadrës helene kanë qenë të bindur për njeriun që meritonte të shpallej më i miri. Plot 75% përqind e tyre kanë zgjedhur pikërisht Arjan Beqajn, i cili ka njihej për pritjet e tij fantastike.

Ndërkaq i dyti në listë është një legjendë e Kombëtares shqiptare, Foto Strakosha, i cili tashmë stafetën e ka përcjellë te i biri, që po e mbron me dinjitet trashëgiminë e tij në portën e kuqezinjve. Kështu dy legjendat e Shqipërisë përpos tifozëve shqiptar, kanë rrëmbyer edhe zemrat e atyre grek.\

LEXO TE PLOTE