Connect with Us

“Bien thirrjet tek urgjenca”/ Manastirliu mesazh qytetarëve

Politikë

“Bien thirrjet tek urgjenca”/ Manastirliu mesazh qytetarëve

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu bashkë me Skënder Bratajn kanë vizituar stafin e Urgjencës Kombëtare.

Ministrja theksoi se thirrjet nga qytetarët kanë rënë, ndërsa bëri një apel për qytetarët dhe pensionistët që kanë ankesa, pyetje apo kërkesa të telefonojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Po ashtu, Manastirliu rikujtoi se 127 është numër ekskluziv vetëm për ata që dyshojnë se kanë COVID-19.

”Keni bërë një punë shumë të mirë. 127 është numër ekskluziv nëse ke dyshime.
Më pas nëse keni pyetje keni numrin tjetër. Dhe ju ja keni dalë më së miri. është bërë punë e madhe. Do doja të bëja apel qytetarëve që nëse kanë pyetje, ankesa për barnat me rimbursim edhe pse kemi bërë fashat e orareve, madje pensionistët do të dalin çdo ditë në zonat e gjelbërta. Por ata janë më të riskuarit. Por mund të telefonojnë 0800 40 40.
Kanë rënë thirrjet e panikut.

LEXO EDHE:  Situata në Spitalin e Traumës/ Manastirliu tregon detajet

Në raste si tërmeti apo koronavirusi duhet Urgjenca të punojë 200%, nuk dilet dot me 100% kapacitete. Edhe në këtë 1 maj dua të falenderoj të gjithë ata që sot shërbejnë. ”- tha Manastirliu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Apeli i fortë për studentët/ Refuzoni marrëzinë e Ministrisë së Arsimit 

Publikuar

-

Nga

Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku ka reaguar me tone të forta, pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të rikthyer studentët në auditore.

Në një postim në rrjetet sociale, Çollaku shkruan se rikthimi i studentëve në auditore, me këtë nivel zero testimesh, është marrëzi totale.

Sipas Çollakut, e vetmja mundesi te kthehen ne auditore eshte testimi i plote i cdo studenti dhe trupes akademike.

“Studentet duhet te refuzojne Marrezine e Ministrise se Arsimit.

Detyrimi per te rikthyer studentet ne auditore ne kete nivel zero testimesh dhe padije per pranine e Covid…,eshte nje  #Marrezi totale.
Me nje akt te tille brenda nje jave mund te infektohet gjithe Shqiperia.

Me virusin ende te pranishem ne vend,e vetmja mundesi te kthehen ne auditore eshte testimi i plote i cdo studenti dhe trupes akademike.

LEXO EDHE:  Dita Botërore e Shëndetit/ Manastirliu: 24% më shumë qytetarë përfituan Kontrollin Mjekësor Bazë

LEXO EDHE:  Situata në Spitalin e Traumës/ Manastirliu tregon detajet

Pa testim te plote,studentet duhet te refuzojne te futen ne auditore…jeta e tyre dhe familjeve te tyre vlen me shume se propoganda e marrezia e nje minsitreje.
Pa testim te plote te cdo kursi pedagoget duhet te refuzojne te futen ne auditore e te zhvillojne leksion ne nje ambient qe mund te rrezikoje infrktimin e tyre e te familjeve te tyre.

Ministrja e Arsimit duhet te paditet per Infektim me Dashje,e ne baze te ndryshimeve te reja te Kodit Penal nuk e di sa vite burg i takojne.”-shkruan Çollaku në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kur do t’i marrin paratë shqiptarët?/ Armir Shkurti rrëfen “shpërthimin” e Fatos Nanos

Publikuar

-

Nga

ps ftese per nanon

Gazetari Armir Shkurti, në 60-vjetorin e TVSH-së, ka risjellë në vëmendje një rast të një bisede në studio me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Në një postim në rrjetet sociale, gazeari Shkurti kujton se në vitin 1997 kishte të ftuar në studion e TVSH-së, Fatos Nanon të cilin e kishte pyetur se kur do t’iu ktheheshin paratë që kishin humbur në fajde shqiptarët.

Por, Shkurti tregon se përgjiga e kryeministrit të asaj kohe ishte “kurrë”.

“Meqë jemi në 60 vjetorin e TVSH.
Në vitin 1992 fitova një konkurs pranimi dhe nisa punën si gazetar në departamentin e informacionit.
Në vitin 1997, pa e pritur dhe pa e kërkuar, më propozojnë të bëhem drejtor i informacionit. Ishte shtator ’97. U mendova pak dhe pranova.

Në dhjetor kisha ftuar në emision 5 ministra dhe kryeministrin Fatos Nano për 100 ditët e qeverisë. Në fund i them Nanos:
– Zoti kryeministër! Në fushatë keni premtuar se do të mblidhni dhe do tu ktheni shqiptarëve 100% të parave që humbën në fajde. Kur do ta bëni?
– Shqiptarëtëëë…janë popull qëëëë….me vitalitetëëë…do të punojëëëë…- po spërdridhej kryeministri
– Jo më falni! Si datë, kur?
– Kurrë! – shpërtheu Nano
– Kjo qe përgjigjja e kryeministrit për premtimin se do të merrni paratë e fajdeve. Do ti merrni ..KURRË! Natën e mirë!….
Të nesërmen, shumë i kënaqur, nga drejtor u riktheva gazetar terreni!

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Manastirliu!/ Shërohen edhe 5 mjekë dhe infermierë të tjerë

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Manastirliu!/ Shërohen edhe 5 mjekë dhe infermierë të tjerë

Respekt e nderim për gjithë kolegët e ndershëm dhe të aftë që kanë kontribuar për të vërtetën!”-shkruan Armir Shkurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Veliaj gënjen gazetarët”/ Anëtari i Këshillit Bashkiak e sfidon publikisht

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bindjes Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se nuk ka bërë asnjë rialokim fondesh ne buxhet per te perballuar epidemine e Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj shkruan se Veliaj gënjeu gazetarët., ndërsa e fton atë publikisht që të nxjerrë vendimin e Keshillit Bashkiak me ndryshime ne buxhetin e Tiranes per shkak te epidemisë.

“Veliaj genjen me nje lehtesi mahnitese.

I pyetur nga gazetaret per pretendimin tim se Bashkia Tirane nuk ka bere asnje rialokim fondesh ne buxhet per te perballuar epidemine, Veliaj ju pergjigj perseri se une nuk paskam lexuar me vemendje vendimet e keshillit sepse atje ka ndryshime te tilla.
Por nese eshte keshtu kjo eshte shume e thjeshte, ta nxjerri Veliaj Vendimin e Keshillit Bashkiak me ndryshime ne buxhetin e Tiranes per shkak te epidemise dhe une e pranoj gabimin.
Nese ai nuk e publikon vendimin e ndryshimit te Buxhetit ne kete rast, ai provon perseri qe sdi te beje tjeter gje vetem se te genjeje.”-shkruan Topollaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE