LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati bën paralajmërimin e fortë/ Ushtria e Soros është në aksion, po përgatisin skenarin e “gjëmës së madhe”

1 Maj 2020, 06:32, Politikë CNA
Avokati bën paralajmërimin e fortë/ Ushtria e Soros

Eksperti i Ekonomisë, Artan Hoxha, në një opinion të tij, një ditë më parë, është shprehur se nëse shkalla e infektueshmërisë së kaluar deri tani nga koronavirusi, është ajo e ulëta fare, as 1 për mije dhe kjo paskërka ardhur si rezultat i masave të qeverisë, atëherë lehtësimi i lëvizjes, në kushtet pa ilaç e pa vaksinë, na klasifikon ndër 4-5 vendet me imunizim të përftuar natyralisht më të ulëtin në Europë. Pra, sipas tij me ekspozim më të lartë në Europe nga virusi e pra, çfarë nuk pësuam në valën e parë, mund të pësojmë në të dytën.

Ndërkohë në lidhje me këtë deklaratë të Artan Hoxhës, ka reaguar avokati i njohur Altin Goxhaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj Postim në rrjetet sociale, shkruan se ushtria e Soros, është në aksion në favor të kryeministrit Edi Rama, sipas tij për të përgatitur skenarin e “gjëmës që po vjen!”

Goxhaj nuk kursen as kreun e opozitës, Lulzim Basha, për të cilin thotë se është ?ushtar? i Soros dhe i shërben Ramës.

?Ushtria e Lylit dhe Soros e gjitha në aksion në favor të Ramës për të përgatitur skenarin e soros të “gjëmës që po vjen!”:

Artan Hoxha i Soros dhe Lylit: “Cfarë nuk pësuam në valën e parë, mund të pësojmë në të dytën”

Artan Hoxha, ekspert virolog, astrolog dhe gjitholog, njeriu i Lylit dhe Sorosit, themelues i MJAFT dhe ndër njerëzit më të vjetër të Soros në Shqipëri njësoj si Rama, me të njëjtat urdhëra, konfirmon skenarin sipas Axhendës Soros: “MË E KEQJA PRITET TË VIJË”-shkruan Altin Goxhaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga