LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Apeli i fortë për studentët/ Refuzoni marrëzinë e Ministrisë së Arsimit 

1 Maj 2020, 07:24, Politikë CNA
Apeli i fortë për studentët/ Refuzoni marrëzinë e

Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku ka reaguar me tone të forta, pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të rikthyer studentët në auditore.

Në një postim në rrjetet sociale, Çollaku shkruan se rikthimi i studentëve në auditore, me këtë nivel zero testimesh, është marrëzi totale.

Sipas Çollakut, e vetmja mundesi te kthehen ne auditore eshte testimi i plote i cdo studenti dhe trupes akademike.

?Studentet duhet te refuzojne Marrezine e Ministrise se Arsimit.

Detyrimi per te rikthyer studentet ne auditore ne kete nivel zero testimesh dhe padije per pranine e Covid…,eshte nje #Marrezi totale.
Me nje akt te tille brenda nje jave mund te infektohet gjithe Shqiperia.

Me virusin ende te pranishem ne vend,e vetmja mundesi te kthehen ne auditore eshte testimi i plote i cdo studenti dhe trupes akademike.

Pa testim te plote,studentet duhet te refuzojne te futen ne auditore…jeta e tyre dhe familjeve te tyre vlen me shume se propoganda e marrezia e nje minsitreje.
Pa testim te plote te cdo kursi pedagoget duhet te refuzojne te futen ne auditore e te zhvillojne leksion ne nje ambient qe mund te rrezikoje infrktimin e tyre e te familjeve te tyre.

Ministrja e Arsimit duhet te paditet per Infektim me Dashje,e ne baze te ndryshimeve te reja te Kodit Penal nuk e di sa vite burg i takojne.?-shkruan Çollaku në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga