Connect with Us

Vendi përballë koronavirusit/ Basha: E kanë matur, ja sa orë qendron Rama në ‘Fb’

Politikë

Vendi përballë koronavirusit/ Basha: E kanë matur, ja sa orë qendron Rama në ‘Fb’

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zbuluar se sa orë qendron kryeministri Edi Rama në Facebook apo televizor gjatë kësaj kohe që vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Basha thotë se sipas një agjensie Rama qendron 9 orën në ditë në rrjetet sociale dhe televizor.

“Ai qendron 9 ore në Facebook ose televizor, e ka matur një nga këto agjensitë.
Falë masave të vonuara kemi 61 mijë të papunë ndërsa Kosva po shpall vënde të lira pune”, tha Basha teksa akuzon Ramën për keqmenaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Publikuar

-

Nga

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Analisti Vehap Kola thotë se opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë manipuluar për shkak se i gjithë pushteti është përqendruar në duart e kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se shterimi i diskutimeve për ndershmërinë e zgjedhjeve është në interes të gjithë vendit dhe jo vetëm në favor të opozitës, pasi vota është i vetmi mekanizëm për gjykimin e qeverisjes.

“Çështja e zgjedhjeve të 25 prillit është një sfidë për të gjithë shqiptarëve jo vetëm për opozitën. Zgjedhjet janë i vetmi mekanizëm për publikun që të gjykojë dhe vlerësojë qeverisjen. Është shumë e vështirë të vërtetohet vjedhja e zgjedhjeve jo se nuk ekzistojnë prova dhe indicije që organet e drejtësisë të nisi hetimet, por kjo është e vështirë për një opozitë me të gjithë pushtetet në duart e kryeministrit”, deklaroi z. Kola.

LEXO EDHE:  Trondit ish-kreu i PD/ Njerëz me të kaluar të errët në krye të strukturave drejtuese

LEXO EDHE:  Hapja e kazinove/ Rama: Janë lajme fake, nuk ka asnjë rihapje të bixhozit në Shqipëri

Në një kohë kur opozita tha ai duke se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, forcat politik opozita do të duhet të mendojnë “se si do të zbardhë manipulimin e zgjedhjeve që pretendon dhe se si do të veprojë dhe përballet me një pushtet që u ka mohuar shqiptarëve mundësinë për ndryshimin e qeverisë me votë”./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mik i vjetër”/ Veliaj publikon foton me ish-ambasadorin Arvizu

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj  ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga Washington DC ku shfaqet bashkë me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu.

Ai shprehet se për të është kënaqësi të takojë ish-ambasadorin në ditën e parë pa maska në SHBA. “Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me një mik të vjetër, si ish ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, në Washington DC, në ditën e parë pa maska në SHBA”, shkruan Veliaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla fton sërish demokratët për bashkëpunim/ ‘Është i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në BE’

Publikuar

-

Nga

Balla fton sërish demokratët për bashkëpunim/ ‘Është i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në BE’

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përsëritur thirrjen për bashkëpunim ndaj demokratëve në një prononcim për mediat nga Cerriku.

Balla tha se ftesa është e sinqertë dhe se ky bashkëpunim është i domosdoshëm për proceset integruese të vendit.

Reformat që do të kërkojë kjo fazë e fundit për anëtarësimin e Shqipërisë, nisja e bisedimeve të anëtarësimit, në këtë kuadër ftesa për të bashkëpunuar me opozitën është e sinqertë që bazohet në interesa madhore të vendit dhe kontributi i çdo faktori vendimmarrës dhe përfaqësues dhe sidomos kontributi i PD duhet të bëhet pjesë e kësaj aspirate dhe këtij procesi”, tha Balla.

Ai shtoi se pret që PD ta pranojë këtë ofertë pasi të ketë përmbyllur procesin zgjedhor të brendshëm.

“Pas këtyre momenteve të përzgjedhjes dhe rikonfirmimit të lidershipit të PD, në ato proceset e brendshme të tyre, do të kemi mundësi në shtator që të identifikojmë se cilat janë çështjet që ne e kemi të nevojshme bashkëpunimin me njëri-tjetrin”, tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE