LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turizmi në kolaps/ Shano ia plas në sy Klosit: Masat të pamjaftueshme

30 Prill 2020, 20:47, Politikë CNA
Turizmi në kolaps/ Shano ia plas në sy Klosit: Masat të

Analisti Dritan Shano, I ftuar në ?Syri tv?, ku po diskutohet për situatën nga koronavirusi dhe prekjen e turizmit, u shpreh se masat ekonomike të qeverisë janë të pamjaftueshme dhe të vonuara.

?Janë të pamjaftueshme, lëmosha dhe të vonuara. Mbrojtja e punësimit nisi me vonesë duke nxitur papunësinë në turizëm. Dhe këtu nuk janë vetëm hotelet. Ka një flotë të tërë që është parkuar prej dy muajsh, kemi guidat që kanë stopuar duke humbur klientë të brendshme dhe të jashtme. Kështu që nuk shoh ndonjë qasje kaq të madhe, përveç dëshirave.

Nuk mendoj se masat e marra deri tani e kanë ndihmuar turizmin. Biznesi kërkon qartësi dhe vision afatgjatë. Keni dyfishuar çmimet e biletave, si do të sillni turistë në Shqipëri? Keni vendosur 5 euro traun atje. Nëse kjo është paketa e strategjisë për nxitjen e turizmit, ju siguroj që nuk do e bëni”, shtoi më tej Shano duke iu drejtuar Blendi Klosit./CAN.al

 

Lajmet e fundit nga