Connect with Us

“Të përgatitemi për normalitetin e ri”/ Manastirliu tregon bashkitë që i shtohen zonave të gjelbërta

Sociale

“Të përgatitemi për normalitetin e ri”/ Manastirliu tregon bashkitë që i shtohen zonave të gjelbërta

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë më dije se tashmë duhet të përgatitemi për një normalitet të ri.

Sipas Manastirliut, pas hapjes së zonave të gjelbërta do të kemi një verifikim dinamik sipas një periudhe dy javore.

“Në përputhje me ecurinë e kurbës emidemiologjike deri tani kemi vendosur që nga data 4 maj të përfshihen në zonën e gjelbërt bashkitë: Tropojë,Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kucovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.
Nga data 4 maj do lejohet shërbimi taksi në gjithë territorin e vendit me deri në dy pasagjerë në makinë”, tha Manastirlu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Po planifikohet hapja e parukerive dhe qendrave tregtare/ Çfarë do të ndodhë me baret dhe restorantet?

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriu prezantoi planin e hapjes dhe lehtësimit të masave që do të hyjnë në fuqi në ditët në vijim.

Ajo theksoi se nga 11 maji do lehtësohen disa masa për një grup tjetër biznesesh sic janë parkueritë, berberë dhe qendrat tregtare.

Më tej, Manasitrliu theksoi se do vijojnë të qendrojnë mbyllur baret, lokalet, restorantet dhe palestrat.

LEXO EDHE:  Publikoi mesazhin e 66 vjeçarit që fitoi betejën me COVID-19/  Manastirliu përgëzon stafin mjekësor

LEXO EDHE:  21 ditë nga shfaqja e koronavirusit në Shqipëri/ Manastirliu bën bilancin

“Në varësi të situatës, pas datës 18 maj do të shihet mundësia për hapjen e lokaleve dhe restoranteve që kanë mjedise të hapura duke respektuar rregullat e distancimit social”, tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthimi në auditore/ Marku: Vendimi më i gabuar, një bombë me sahat!

Publikuar

-

Nga

Pedagogu Mark Marku e ka cilësuar një vendim të gabuar atë të ministrisë së Arsimit, për rikthimin në auditor të studentëve të cilët do të diplomohen këtë vit.

Sipas Markut, ky është vendimi më i gabuar që është marrë gjatë kësaj periudhe teksa thekson se rrezikohet jeta e studentëve dhe pedagogëve.

“Vendimi më i gabuar që është marrë gjatë kësaj periudhe. Askush nuk e di, as kryeministri nëse koronavirusi do marrë fund në qershor. Nëse do ketë edhe një të vetëm të infektuar në Shqipëri, kjo do jetë një bombë me sahat për shoqërinë shqiptare.
Sepse t’i mbledhësh studentët në auditore në këtë moment do të thotë të rrezikosh jetën e studentëve, pedagogëve, të stafit administrativ e gjithë shqiptarëve. Ështe e njëjta gjë që ka ndodhur me fasoneritë. Ky është një krim kundër studentëve dhe pedagogëve”, u shpreh Marku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve dhe politikanëve/ “Mbështesni SPAK-un”

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shprehur mbështetjen e saj për drejtësinë dhe për SPAK, i cili ka filluar punë tashmë prej disa muajsh.

Sipas Ambasadës, anëtarët e SPAK kanë kryer hetime proaktive mbi procedura penale të dyshuara për korrupsion.

Në reagim është bërë edhe një thirje për qytetarët, zyrtarët dhe politikanët, të cilëve iu kërkohet të mbështesin SPAK-un.

“Programi i OPDAT i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara në Ambasadën e SHBA në Tiranë vijon mbështetjen e tij për organet e drejtësisë së re. Gjatë diskutimit të tyre me Ambasadoren Kim këtë javë, anëtarët e SPAK thanë se dhurimi i kompjuterave portativë nga OPDAT do të përmirësojë aftësinë e tyre për të punuar në terren duke mbajtur kontakt sa më të pakët gjatë kësaj kohe sfiduese. Përgjatë muajve të fundit, anëtarët e SPAK kanë vijuar hetimet e tyre, duke shqyrtuar dhe ngritur çështje, gjë e cila pasqyron përkushtimin e tyre për ta bërë SPAK një forcë efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë, janë kryer hetime proaktive mbi procedura penale të dyshuara për korrupsion. Ambasadorja Kim nënvizoi se mbështetja teknike e OPDAT është vetëm një pjesë e mbështetjes së plotë që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dhënë dhe do të japë gjithmonë për SPAK dhe të gjithë sistemin e reformuar të drejtësisë. Ambasadorja nxiti të gjithë në këtë vend – qytetarë të thjeshtë, zyrtarë, politikanë, të gjithë – që të mbështesin SPAK-un ndërsa vijon të hedhë themelet e tij me procesin përzgjedhës së Byrosë Kombëtare të Hetimit”, thuhet në reagim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE