LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studimi i Universitetit në Singapor/ Ja kur mund të përfundojë pandemia në botë

30 Prill 2020, 07:33, Lifestyle CNA
Studimi i Universitetit në Singapor/ Ja kur mund të

Sipas një studimi të publikuar së fundi nga Universiteti i Teknologjisë dhe Dizajnit në Singapor fundi i pandemisë në botë do të jetë muaji dhjetor.

Singapore University of Technology and Design (SUTD ka publikuar një studim ku parashikon se kur mund të përfundojë pandemia në shtete dhe rajone të ndryshme.

Metoda e studimit të tyre është ?të infektuar-të vdekur-të shëruar? për të vlerësuar kurbën e pandemisë në rajone të ndryshme.

Sigurisht që studiuesit theksojnë se parashikimi është për arsye edukative dhe kërkimore dhe mund të përmbajë gabime. ?Të dhënat mund të jenë të pasakta dhe duhet pasur kujdes me to,? shkruhet në studim, ku ndër të tjera shtohet se pavarësisht parashikimeve, mosrespektimi i masave mund të shkaktojë rikthim të infeksionit.

Parashikimet janë ndarë në tri tabela: përfundon 97%, përfundon 99% dhe 100%. Respektivisht datat për Italinë për shembull janë 9 maj (97%), 24 maj (99%) dhe 31 gusht (100%).

Në Francë parashikohen datat 7 maj, 19 maj dhe 10 gusht, ndërkohë që për Gjermaninë shkruhet 4 maj, 15 maj dhe 6 gusht.

Në studim është shkruar gjithashtu se virusi në Kinë do të përfundonte në 8 prill.

Kujtojmë këtu se, Singapore University of Technology and Design (SUTD) është një universitet me programe të akredituara në inxhinieri dhe arkitekturë si edhe bashkëpunon me disa universitete dhe insitute në botë, si Massachusetts Institute of Technology, për programe studimore.

Lajmet e fundit nga