LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK pranon publikisht dështimin/ Në gjashtë muaj asnjë hetim serioz

30 Prill 2020, 13:28, Vetingu CNA
SPAK pranon publikisht dështimin/ Në gjashtë muaj asnjë

Sot pas shumë denoncimesh, shënimesh dhe opinionesh, jo vetëm të CNA.al, por edhe të qytetarëve, publikuar për rreth 10 ditëve, ka reaguar SPAK.

Nëpërmjet një deklarate kanë raportuar publikisht se cila ka qënë puna e tyre në këtë kohë, dhe ashtu siç ne kemi thënë kërkojnë t?iu hedhin hi syve qytetarëve. Kërkojnë të thonë se po bëjnë luftë ndaj korrupsionit, duke mos bërë asgjë.

Raportojnë se kanë çuar në kallëzim ish-prokurorin e përgjithshëm, kur në fakt është në hetim dhe një proçedurë e nisur nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe SPAK nuk ka bërë asgjë. Thjeshtë dhe vetëm në disa nga hetimet, ku ne i kemi denoncuar, ka pranuar edhe se ka dështuar vetë.

Nga ana tjetër SPAK shprehet se ka bërë disa hetime aktive, proactive, për korrupsion, e kështu me radhë, duke përfunduar tek kioska e brendshme e burgut 313. Kjo është historia e suksesit të SPAK-ut. Më e madhja e saj, Se në fakt ajo e ish-kryeprokurorit dhe disa dosje të tjera nuk janë hetime të filluara prej tyre. Por janë të trashëguara nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Sot publikisht pranojnë dështimin. Tregojnë vetë në deklaratë që nuk ka bërë asgjë. Nuk tha emrin e një zyrtari të korruptuar, të çuar në procedim penal, nuk tha emrin e asnjë ministry apo ish-ministri. Nuk tha emrin e asnjë drejtori apo ish-drejtori. Nuk tha emrin e asnjë politikani. Nuk tha emrin e asnjë zyrtari që ka bërë tendera dhe ka përdorur milionat e dollarëve të shqiptarëve.

Nuk tha asnjë fjalë dhe nuk tregoi asnjë hetim për korrupsionin galopant të denoncuar nga KLSH-ja, për koncesionet.

Për skandalin me atë koncesion që quhet Check up, për skandalin me koncesionin e inceneratorëve dhe çdo koncesion tjetër të dhënë nga qeveria, që është një aferë e pastër korruptive. Nuk tha asgjë, a kishte filluar hetimet për Ben Blushin. Politikanin, i cili një pasuri 500 milionëshe, e kishte blerë për 30 mijë euro, në emër të vajzës së tij. Nuk tha asnjë fjalë a e ka hetuar ministrin Ilir Beqaj. Nuk tha asnjë fjalë a i ka hetuar ministrat që kanë firmosur koncesionet, Lefter Kokën apo kolegët e tjerë të tij.

Por, na tha se halli i madh kishte qënë kioska brenda burgut. Se ishte një korrupsion i madh.

Në fakt ajo kioska ndoshta bën 500 mijë lek xhiro në ditë, e gjithë vitin ndoshta bën disa miliona lekë. Kurse koncesioni i inceneratorëve ka marrë mbi 60 milion dollarë nga taksat e shqiptarëve. Pa folur për koncesionet e tjera. Pa folur për Check up, apo për politikanët me miliarda pasuri të fshehur në emër të fëmijëve të tyre apo shpenzime të padeklaruara për shkollimet që iu bëjnë trashëgimtarëve në Angli.

SPAK nuk na tha sot se kush nga kolegët e tyre ka fshehur kurimin jashtë vendit dhe nuk e ka deklaruar në Vetting. Pa folur për ndonjërin që ka shkuar deti te fshehja e fëmijës, pa folur për ndonjërin që ka qënë i shantazhueshëm dhe e deklaruar kjo edhe në Vetting.

Pa folur për ish-prokurorët apo ish-hetuesit e Sigurimit të Shtetit.

Këto SPAK nuk i tha dhe vazhdon të bëjë sikur punon. Sot pas gjashtë muajsh SPAK nuk ka bërë asgjë.

Ato që tha janë thjeshtë hi syve. Janë një gënjeshtër e madhe për shqiptarët, për t?iu thënë se kanë bërë çudira, porn ë fakt nuk kanë bërë asgjë. Ato janë një hiç, në skandalet dhe korrupsionin që ka sot në Shqipëri.

SPAK duhet të hetojë ministra, duhet të hetojë politikanë. Duhet të zbardhë dosje të vërteta të korrupsionit të koncesioneve, të pasurive dhe vjedhjeve që i janë bërë Shqipërisë. Jo të bëjë sehir dhe të ketë frikë, se janë të zhytur në llumin e pazareve dhe të korrupsionit me qeverinë./ CNA.al

Denoncimet e CNA.al/ Reagon SPAK: Ja çfarë kemi bërë

SPAK produkt i korrupsionit/ Çfarë mendojnë shqiptarët për Arben Krajën & CO

Zbulohen fotot ekskluzive të Arben Krajës dhe prokurorëve të SPAK

?Kriminelë me pelerina të zeza dhe prokurorë të korruptuar?/ Ja si e shikojnë qytetarët SPAK

SPAK-u me lugën e çorbës së prishur të korrupsionit

Lajmet e fundit nga