Connect with Us

Shembulli shqetësues i Gjermanisë/ Ndërsa bllokimi nis e lehtësohet, përhapja e koronavirusit përkeqësohet

Bota

Shembulli shqetësues i Gjermanisë/ Ndërsa bllokimi nis e lehtësohet, përhapja e koronavirusit përkeqësohet

Publikuar

-

Shenjat e para që të dhënat e transmetimit të koronavirusit ishin përmirësuar, ishin të dukshme në të dhënat zyrtare gjermane, ndërkohë që vendi përpiqet të bëjë një lehtësim të kujdesshëm të masave të izolimit.

Riprodhimi ose niveli i infeksionit – nën vëzhgim të ngushtë nga autoritetet shëndetësore – u rrit përsëri në afro 1.0, që do të thotë se çdo person i infektuar ia kalon virusin një tjetri, sipas shifrave nga Instituti Robert Koch (RKI) për kontrollin e sëmundjeve, që u publikuan të hënën.

Në vend ka pasur debate të mëdha mediatike dhe politike, pasi kancelarja Angela Merkel paralajmëroi shtetet federale të Gjermanisë kundër heqjes së izolimit kaq shpejt.

Që nga mesi i muajit prill, niveli i infeksionit ishte ulur në 0.7, para se të rritej përsëri. Ndërkohë, shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19, gjithashtu është duke u rritur dita-ditës.

Deri të martën, kishte arritur në 3.8 përqind, por mbetet shumë më poshtë se disa vende fqinje si Franca. Të dhënat e fundit treguan 156.337 raste në Gjermani dhe 5.913 vdekje.

Rritja e niveleve të infeksionit dhe vdekshmërisë mund të përbënte një mister për autoritetet, pasi popullata po fillonte të gëzonte disa liri të rikthyera.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, herët në prill, shpalli se pandemia ishte  “nën kontroll” në Gjermani, pasi Merkeli dhe kryeministrat e shteteve ranë dakord që dyqanet më të vogla mund të hapeshin dhe disa nxënës të ktheheshin në shkolla.

Ndërkohë, disa biznese të mëdha si gjigandi i makinave Volkswagen kanë rifilluar prodhimin ditët e fundit.  Tani të dhënat më pak inkurajuese do të jenë pjesë në diskutimet e kancelares me drejtuesit rajonalë ditën e enjte.

LEXO EDHE:  Mbi 6 mijë viktima nga koronavirusi në Britani/Çfarë thonë mjekët për Boris Johnson

Deri më tani, 6 maji pritej të sjellë lehtësim të mëtejshëm të kufizimeve. Lutjet e Merkelit për të mos nxituar hap pas hapi nga frika se do të përkeqësohej sërish përhapja e virusit, u hodhën poshtë.

“Edhe nëse supozojmë se një person infekton 1.1 të tjerë, ne do të arrinim kufijtë e asaj që sistemi ynë shëndetësor dhe shtretërit e kujdesit intensiv mund të menaxhojnë në tetor,” paralajmëroi ajo në fillim të këtij muaji.

“Nëse supozojmë një normë prej 1.2 … do të arrinim në kufirin e sistemit shëndetësor në korrik. Dhe me një normë 1.3, kufiri do të ishte në qershor,” shtoi ajo.

Merkel u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen masave të rrepta të distancimit social që janë akoma në fuqi, duke i kufizuar ata që të takojnë vetëm një person tjetër nga jashtë familjes së tyre, në një distancë prej 1.5 metrash.

Ndërkohë, 16 shtetet federale të Gjermanisë e kanë bërë të detyrueshme mbulimin e hundës dhe gojës në hapësira publike, siç janë dyqanet dhe transporti publik. / bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rrëzohet në detin Jon helikopteri ushtarak i NATO-s

Publikuar

-

Nga

Një helikopter ushtarak i NATO-s është rrëzuar mbrëmjen e sotme në detin Jon.

Mësohet se në bordin e helikopterit kanë qenë 6 pasagjerë, të cilët janë në kërkim.

Duke iu referuar zyrtarëve grekë, BBC shkruan se helikopteri ka humbur në detin Jon midis Italisë dhe Greqisë.

Nga informacionet paraprake, raportohet se helikopteri ishte ngritur nga një brigadë kanadeze si pjesë e një stërvitjeje ushtarake.

LEXO EDHE:  Mbi 6 mijë viktima nga koronavirusi në Britani/Çfarë thonë mjekët për Boris Johnson

LEXO EDHE:  Gjermani, kjo është pema e Krishtlindjeve më e shtrenjtë në botë

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Natos po kërkojnë ujëra ndërkombëtare jashtë ishullit Kefalonia të Greqisë, ndërsa nuk dihet çfarë e ka shkaktuar rrëzimin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Sekretari amerikan i Shtetit flet për “zhdukjen” e Kim Jong Un/ Nuk e dimë ku ndodhet

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën Shtetet e Bashkuara nuk kanë dijeni se ku ndodhet udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe se po i vëzhgojnë me kujdes raportet për shëndetin e tij.

Ai tha se në vend ekziston një rrezik i vërtetë i urisë, për shkak të krizës botërore të koronavirusit.

Mediat e Koresë së Veriut nuk kanë njoftuar mbi vendndodhjen e Kim Jong Un-it që nga data 11 prill, kur ai kryesoi një takim dhe kjo ka provokuar hamendje të shumta për shëndetin e tij si dhe shqetësime se paqëndrueshmëria në shtetin me armë bërthamore mund të prekë vendet e tjera të Azisë si dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ne nuk e kemi parë. Nuk kemi asnjë informacion që mund të raportojmë sot. Po e ndjekim situatën nga afër,” tha zoti Pompeo për Fox News, i pyetur për njoftimet kontradiktore lidhur me shëndetin e udhëheqësit koreanoverior.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara po monitorojnë gjithashtu situatën më të gjerë në Korenë e Veriut, duke pasur parasysh rrezikun që paraqet koronavirusi.

“Ekziston një rrezik i vërtetë se në Korenë e Veriut do të ketë uri, mungesa ushqimore,” tha ai. Ne po i vëzhgojmë të gjitha këto nga afër, pasi ato kanë një ndikim real në misionin që i kemi vënë vetes, denuklearizimin e Koresë së Veriut.”

Presidenti Donald Trump u takua me Kim Jong Un-in tri herë në vitet 2018 dhe 2019, në përpjekje për ta bindur atë të hiqte dorë nga armët bërthamore, që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara. Ndërsa bisedimet kanë ngecur, Presidenti Trump ka vazhduar ta quajë Kim Jogn Un-in një mik.

LEXO EDHE:  Gjermania nën pushtetin e flakëve/ Digjet një sipërfaqe e barabartë me 400 fusha futbolli

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Sa do të jetë vdekshmëria globale?

Zoti Pompeo nuk dha hollësi mbi rrezikun e urisë në Korenë e Veriut, por një delegacion ekonomik i Phenianit ishte në Pekin këtë javë për të diskutuar mbi furnizimet ushqimore dhe çështjet e tregtisë, ndërkohë që shpërthimi i koronavirusit ka shkaktuar çrregullime serioze në gjendjen ushqimore të vendit, sipas personave me njohuri për këtë çështje.

Disa zyrtarët në Korenë e Jugut dhe në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Kim

Jong Un mund të jetë duke qëndruar në një vendpushim bregdetar për të shmangur ekspozimin ndaj koronavirusit dhe kanë shprehur skepticizëm për raportet e medias se ai ka një sëmundje të rëndë.

Ata paralajmërojnë megjithatë se shëndeti dhe vendndodhja e Kim Jong Un-it janë sekrete që ruhen me kujdes nga regjimi dhe se në Korenë e Veriut është e vështirë të nxirren informacione të besueshme./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Mbi 22 mijë të vdekur nga Covid-19 në Britani, 161 mijë të infektuar

Publikuar

-

Nga

Britania e Madhe ka regjistruar 601 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit, duke kapërcyer shifrat e 22 mijë të vdekur tashmë (22 mijë e 279në total).

Saktësisht në Angli u shënuan 455 viktima, 83 në Skoci dhe 73 në Uells.

Deri më tani numri i të prekurve në Britani është mbi 161 mijë persona, nga të cilët mbi 1500 pacientë janë në terapi intensive.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ “Maskat kirurgjikale nuk ju mbrojnë”

LEXO EDHE:  Lamtumira e Merkelit/ Nuk kandidon më si kryetare e CDU-së

Autoritetet zyrtare po përgatiten për të bërë  një  rinumërim të viktimave për të nxjerrë numrin real pasi dyshohet se ka shumë raste vdekjesh me Covid-19 të paraportuara që kanë ndodhur në kushte shtëpie./CNA.al

LEXO TE PLOTE