LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rudina Hajdari vë gishtin mbi “plagë”/ Pasojat do i vuajnë edhe gjeneratat që vijnë

30 Prill 2020, 09:59, Politikë CNA
Rudina Hajdari vë gishtin mbi “plagë”/ Pasojat do i

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka folur me tone mjaft të forta sot në sallën e Kuvendit, ndërsa thekson e ka vënë tek situata ekonomike.

Deputetja Hajdari, tha se ekonomia është në recension, ndërsa shtoi se pasojat e asaj që po ndodh sot do ti vuajnë edhe gjeneratat që vijnë.

?Qytetarët të mos mbyllin gojën. Mos bëni lavde kundrejt kryeministrit. Po vjen një fazë depresioni shoqëror. Parashikohet që vitin e ardhshëm të kemi ulje 5 deri 7 % të ekonomisë, recensioni po ndihet cdo ditë. Ndoshta edhe gjeneratat e ardhshme do e paguajnë shumë atë që po ndodh sot. Bizneset e hapura nuk kanë konsumatorë, janë në gjendje të mjerueshme. Konsumatori ka zero lek. Ai që punon në një biznes të vogël, që shkon e furnizohet në një vend të huaj sot e ka të pamundur të shkojë jashtë?-tha Hajdari.

Një tjetër problematikë që preku deputetja Hajdari është edhe ajo e nënave me fëmijë, ndërsa theksoi se ?Nënat e kanë të pamundur të punojnë kur fëmijët i kanë në shtëpi. Nuk keni bërë asgjë për këtë problem?. / CNA.al

Lajmet e fundit nga